NATO mbledh krerët e Ballkanit. Stoltenberg, diskutim me liderët e rajonit për rrezikun rus

19 Nëntor 2023, 19:00Politika TEMA

NATO mbledh krerët e Ballkanit. Stoltenberg, diskutim me liderët e

Në vazhdën e kërcënimeve dhe pas deklaratës se presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky se zotëron prova qe Rusia po kërkon të hapë një vatër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor mobilizohet NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit  për t’i dërguar Rusisë mesazhin se NATO nuk do të lejojë asnjë lloj konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Të hënën shefi i NATOS do të nis turin tre ditor në Ballkan. Takimi i parë në agjendë është ai me drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë vendas dhe ndërkombëtarë të Bosnje Hercegovinës. Në të njëjtën ditë, pasditen e së hënës, do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Njëjtë si në Bosnjë Hercegovinë, edhe në Kosovë do të takohet me drejtuesit ushtarakë të KFOR dhe NATO-s atje, ku do të përcjellë edhe një mesazh të tijin.

Të martën e 21 nëntorit, Jens Stoltenberg do jetë fillimisht në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Një vizitë është parashikuar me shkencëtarë serbë ku do të prezantohet edhe teknologjia me e re e zhvilluar nga NATO në funksion të paqes dhe sigurisë.

Në Maqedoninë e Veriu pas bisedimeve me presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e qeverisë Dimitar Kovaçevski,  kreu i Aleancës së Atlantikut do të mbajë një fjalim në parlamentin e Maqedonisë pasi më herët do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin, shqiptarin Talat Xhaferi.

I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet  të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.

Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

8 Komente

  1. I
    Islami

    Rreziku Rus ne ballkan ? ,,po rreziku amerikan ? ,,apo vari lesht ,,,

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylo Qylafi

      Pa na sqaron ti zoti Islam për këtë rrezikun Amerikan që të kuptojmë dhe ne që nuk marrim vesh nga këto rreziqe.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RitaMarkoLenkaÇuko

        Shoku Islam, po na këshillon ta lexojmë librin e shokut Enver "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë"?

        Përgjigjjuni
        1. a
          abdurrahim qafleshi

          Dhe islam dhe merret me politik

          Përgjigjjuni
        2. E
          Edi Rama

          Mos e ngasni mikun tim Vučić! Serbia ka miqësi historike me Rusinë, nuk mund ta prishë për interesa tona!

          Përgjigjjuni
          1. k
            kar kar Kar-bunar

            Si puna e Zylo Karlafit gjen tek spiunet patronazhiste tek selia mavi e PS me ngjyren e LGBTQ. Nuk ka sqarim per karat.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arben Tashko

              Pse Amerika eshte shpetimi i Shqiperise: 1. Po te mos ishte Amerika Shqiperia do ishte akoma me e vogel ose do ta kishin hequr nga harta e Ballkanit. Per Ne mbrojtja Amerikane, apo "Ombrella saj mbrojtese e ajrit, tokes, dhe detit" eshte nje prioritet kryesor shqiperine. Shume shtete Europjane jane ne NATO por vendime madhore kane kontradikta, qe mund te shtyjne drejt nje organizimi me te persosur. 2. Shtete te ndryshme te Europes kane pretendime territorjale dhe interesa kontradiktore, qe po ta keshe mire me njeren prejtyre, do e kesh keq me tjetren. Po konstatoj nje rivalitet midis Komshijve tane perendimore, lindore, jugore dhe veriore per te patur zonat e tyre te infkuences ne Shqiperi. 3. Disa vende te kontinentit po kerkojne nga Shqiperia te mare vendime kundra interesave te saj per te mbrojtur interesat e popujve te tyre. Por shqiperia eshte nje shtet i vogel, me pak toke, me pak te ardhura. Si mund ti behen kerkesa Shqiperise nga disa vende shume me te zhvilluara per gjera qe popullatat e tyre nuk i pranojne? 4. Jemi shume mirenjohes BE-se qe kontribon per te hapur rruge, porte , tynele, aeroporte e tjera dhe qe "Do i perdorim si Ne dhe ATO". Por ne qofte se turizmi do demtohet nga frika se ne rruget tona do levrijne meshkujt te moshave te reja, Afrikane e Aziatike, qe gjate udhetimeve te tyre ne kushte teper te veshtira kane pesuar metamorfoza dhe paraqesin rrezik, po ashtu prinderit shqipetare do jene te terrorizuar . 5. Por per Ne, problemi kryesor nuk jane kerkesat e Europes. Ne e kemi te keqen brenda territorit tone. Ne jemi ne grindje te vazhduar me njeri tjetrin. Ne kemi mjaft pushtetar, opozitar, dhe shume personalitete te te gjtha fushave ekonomike, politike, ekonomike, universitare, kulturore, qe jane te demoralizuar, te paralizuar, qe mendojne per sot dhe neser por jo pasneser per te ushqejne familiet e tyre, dhe nuk e shohin horizontin. 6. Ne kemi shume te korruptuar qe nuk i ka mbetur energji e inteligjence per ta per ta perdorur per Shqiperine sepse jane nate e dite duke kalkukuar si ti shpetojne SPAKUT, qe ndersa fkasin fjale te mira per te , po mundohen ta sabotojne. 7. Ne kemi zoterijte B, M, R qe kane nje bindje te verber tek vetja e tyre. At besojne ne aftesite e tyre dhe se "Kane Fuqi Manipuluse te Jashtezakoneshme" Por deri tani kane patur sukses per shkak se kane korruptuar nje rreth te gjere bashkepuntoresh Ne Qeveri, Drejtesi, Polici, Ushtri, Art e Kulture etj. 8. Me para, favore, mbrojtje, tendera, koncesione, ata kane arritur te blejne shpirtin e favoriteve qe i ka siguruar te gezojne "kururen kultit" Ndersa "Kulti Berisha" po perendon, "Kulti Rama", apo "Ramsi" apo "Faraoni Ramsej" po shkon drejt zenitit, dhe piramiden mundet ta kete piketuar. 9. Ai ka ndertuar "Herojt e Turqis, Bust te babajt te Mitsotaqis, ........ dhe tani po propozonin pa pytur asnj personalitet te larte te kombit per te bera dhrata personale me firmane te l leshuar me doren e tij. " 10. Shqiperia do behet nje vend normal vetem kur Piramida e korruptuar e pushteteve te KULTIT te cmomtohet nga kulmi i faraoneve dhe pap pas hapi te shkoj tek themelt" si kusht i domosdoshem qe te mos zere brenda shume Shqiptare te ndershem.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artan Tashko

                Oooo z. Arben, i zgjidhe problemet zotrote, po hajde pra ti, meqe spo te pelqeka Rama, hajde mere pushtetin e zgjidhi hallet e Shqiperise. Arben dhe te tjere si ty, kete vend, ose me mire, Shqiperine po e ben, dhe do ti japi drejtim, vetem Edi Rama, mbas gjithe asaj gremine qe e coi sali berishovici Shqiperine. Nuk ka udheheqes shteti pa gabime, se jo cdo gje i pelqen popullit, por duhet pare realiteti, se sa eshte ngritur prestigji i Shqeperise keto kohe. Per tu shkaterruar duhet shum pak kohe, por per tu rregulluar duhen vite te tera.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje