
Ditën e hënë, 20 nëntor 2023, do të mbahet seanca e radhës në parlament, e cila do të nisë në orën 10:00.
Në rendin e ditës paraqiten pikat që do të diksutohen, ku ndër to është dhe projektbuxheti i vitit 2024.
Sakaq, opozita, ajo e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës.
Formën nuk e kanë zbuluar, duke e lënë mister mënyrën që do të zgjedhin këtë herë për bllokimin e sallës së seancave plenare. Por përballë këtyre paralajmërimeve të Rithemelimit, socialistët nuk po qëndrojnë duarkryq.
Burime nga selia rozë thonë se vendimi do të merret në varësi të aksionit të opozitës, por skenarët janë tre: buxheti të kalojë në parim pa diskutime.
Në rast se pamundësohet votimi, gjasat janë që seanca të ndërpritet dhe deputetët e maxhorancës të rikthehen të martën për votimin në parim. Nuk përjashtohet as mundësia e një seance online, me deputetë të grumbulluar në kryesinë e Kuvendit, larg sallës së seancave plenare ku opozitarët e Rithemelimit do të vënë në jetë planin e tyre.
Në mesin e pikëpyetjeve për seancën e projektbuxhetit është edhe prezenca e kryeministrit Edi Rama, i cili një vit më parë, pati vetë në seancë peshën kryesore të replikave me Partinë Demokratike, në një seancë maratonë që zgjati 12 orë.
Edhe grupi opozitar që nuk mbështet aksionin, ai i PD zyrtare me Lulzim Bashën e kanë në pikëpyetje prezencën e tyre në sallë. Ata kanë propozuar 8 amendamente, ndaj prezenca e tyre pritet vetëm nëse do të gjendet hapësira për ta diskutuar buxhetin.
Në seancën e ditës së nesërme edhe prezenca e Gardës pritet të jetë më e lartë për të parandaluar përplasjet fizike, ndërsa vigjilenca do të jetë po ashtu e lartë, për të ndaluar futjen e lëndëve piroteknike në sallë.
hudhjani litarin ne fyt dhe terhqeni zvarre atij Parlamenti eshte Shanci Shqiptareve per te treguar sadopak Dinjtet pata Botes . Ka ne ate Parlament ndonji perfaqsues te Shqptareve ? Nqs ka , bejeni .Terhiqeni zvarre mes Parlament Live Jashteshqitjen e Kombit e patron njher e mire Parlamentin ,ndryshe jeni te gjithe aty mrena pjes te Halese Politike
Nesër do shikojmë cilët janë më gomerët e Shqipërisë për të porositur samarët tek samarxhiu ...
Keta majmunet e foltores, meqe pelqejne te bejne rolin e kafshes dhe jo te perfaqesuesit te popullit eshte mire qe brenda nje kafazi brenda salles se parlamentit tju krijohet ambienti i tyre natyral ku te mund te kacaviren dhe te sillen si majmune gjithe diten. Kurse pjesa tjetet te vazhdoje punen normalisht.
Zoti Kryeminister, e gjitha kjo sherrnaje organizohet nga "Vagneri Shqiptar" per te shkatrruar institucionet per hallin e nje njeriu. Imagjino, te pengojne punen e Institucionit me te larte, ky eshte terrorizem i hapur. Populli shqiptar eshte kunder. Sot kete e zgjidh vetem nje vendim i Juaji. Shpall zgjedhjet e parakoheshme. Le te vendosin shqiptaret per fatin e tyre. Beje kete dhe prejua hovin ketyre banditeve.
Neser supriza per saliun ???? Po nuk erdhi ne seance do bej si i semure ???? Saliu do behet shembull per hajdutet mes dites mes kamerave lot
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Tanjani e la mare ne telefon qe te mos e kruaje. shume keshtu vete do rrije urte........
Po cfare aksioni do boni o ju rente panuklla ne goje jarebi sic ju ka rene, se na cate trapin o hajmutet e dutit,