"Ndante pushtet për të bërë shtet"/ Arben Malaj flet për trashëgiminë që la Fatos Nano në politikën shqiptare

4 Nëntor 2025, 08:40Politika TEMA
"Ndante pushtet për të bërë shtet"/ Arben Malaj

Arben Malaj, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të ish kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për trashëgiminë që Nano ka lënë në politikën shqiptare. 

Malaj e cilësoi Nanon, një ekspert në ekonomi që e riorganizoi dhe modernizoi Partinë Socialiste, por mbi të gjitha, që dinte të ndante pushtet. 

"Unë publikisht e them se kam qenë krenar që isha ministër i qeverisë së pajtimit kombëtar. Kam bashkëpunuar me Nanonm, një nga ekspertët më të mirë të ekonomisë.

Atëherë nuk kishte kapje të shtetit nga biznesi dhe oligarkia, apo elemente të tjerë. Kishte dobësitë e saj, si çdo qeveri. 

Trashëgimitë e Nanos, te Partia Socialiste, riorientimi, riorganizimi, modernizimi i PS. Nuk e ka bërë i vetëm, kishte plotë personalitete të tjera. PS ka mbetur forcë dominuese në tranzicionin shqiptar.

E dyta, institucioni i dorëheqjes. Ka dhënë dorëheqje pesë herë. Mund të ketë gjithçka, por askush nga kolegët nuk e përçmon dot që nuk ishte ekspert për ekonominë. Nano ka hezituar edhe për tu bërë kryetar partie, pasi e dinte çdo të pësonte ekonomia shqiptare. Këto dy trashëgimi publiku ia ka dhënë pas 2005.

Lejoi mendimin ndryshe, afroi dorëheqje edhe kur mund të rezistonte. Them se për herë të parë, në modelet e qeverisjes, "do të ndajmë pushtet për të bërë shtet", ishte pjesë e filozofisë thelbësore. KLSH iu dha opozitës, që të ndihmohej mirëqeverisja e vendit. Pra ideja që fituesi nuk i merr të gjitha.

Vendimarrjet e Nanos për dorëheqje, kanë patur momente historike, jo inat të momentit. Dha një kontribut inspirues, për vendimarrjet e rëndësishme për vendin.

Kur Rama u bë kryetar i PS, në zgjedhjet vendore kishte hezitim të merrte pjesë në fushatë. Nano në atë kohë, ishte i vetmi që mund të bënte presion dhe presioni u bë nga takimi që Nano ka bërë me Berishën.

Vendimi që mori për të mbështetur kandidaturën e Bamir Topit. Ne e diskutuam, nëse do të shkonim në zgjedhjet të reja, asnjë krah nuk do të kishte 83 vota. Nëse nuk do të bëhej kompromis për të dalë nga kriza, kriza do të vijonte. Ramë dakord më mirë të mbështet një kandidaturë, u bë me fisnikëri dhe jo me pazar, ishte përgjegjshmëri. Nëse do të hyhej në krizë, do të kishte probleme me anëtarësimin në NATO.

Marr momente historike, njerëzit pastaj kanë mendimet e tyre. Më e mira fare, krijimi i një modeli, i një trashëgimie. 

Për atë që duhet të bënte më mirë, ishte marrëdhënia me median, krijoheshin kriza në momente të caktuara. Siç ishte rasti i Nikoll Lesit përshembull, që socialistët nuk miratuan versionin që donte Nano, që të mos mbetej ai armik i medias", tha Malaj. 

5 Komente

  1. C
    Cufe

    Respekte per Fatos Nanon si politikan...... Por ti Arben Malaj e ben pis figuren e tij........ Me mire do ishte te mos ndiheshe fare

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Do ishte me mire te thuhej ndante pushtet per te marre rryshfet dhe kjo eshte mese e vertete

      Përgjigjjuni
    2. r
      roni

      Katundari Malaj mbeti gjith jetën bisht qeni..

      Përgjigjjuni
      1. I
        I Papergjegjshem

        Normal qe do delegosh puahtet kur s je fare ne pune por e kalonkohen kazinove te taivanit e bozuqeve te Greqise.Si do mbulohet mungesa e liderit po su delegua pushtet qe puna te behet edhe ne mungese te tij. QUHET PAPERGJEGJSHMERI...Ku ishte kur u sulmua kryeministria? Ah po ia kishte deleguar pushtetin ministrit te brendshem .Ne situate analoge Saliu nuk iku ,bile me keq akoma vrau.Sepse lideri nuk fshihet e delegon pushtet po e merr vete barren e terheq pas vete vartesit apo turmen.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Edhe Malaj edhe ai mamuthi i korrupsjonit tek Universiteti Mesdhetar i kane pikenisjet e "suksesit" nga dallaveret me Nanon.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje