“Ndonjë politikan vjen proteston në Shqipëri, më pas humb zgjedhjet në Greqi”,

12 Maj 2024, 21:40Politika TEMA

“Ndonjë politikan vjen proteston në Shqipëri, më pas

Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë grekët që jo vetëm të pushojnë në Shqipëri, por edhe të investojnë. Në fjalën e tij para mijëra emigrantëve, kreu i qeverisë u shpreh se “ka ndonjë politikan grek që vjen në Shqipëri për të protestuar dhe më pas humb zgjedhjet në Greqi”.

“Grekët kanë qenë janë dhe do jenë gjithë një të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar dhe për të përfituar nga një regjim taksash më të ulët sa në Greqi. Shqipëria nuk i krijon asnjë telash, por i krijon kushtet edhe ndonjë politikani greke që vjen të protestojë atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu”, tha nder te tjera Rama.

Po ashtu Rama tha se grekëve etnikë në Shqipëri nuk i mohohet asnjë e drejtë dhe trajtohen njësoj si shqiptarët.

“Greket e Shqipërisë kanë halle, kanë probleme. Ne duhet dhe do bëjmë ende për ta, por e vërteta e madhe jashtë lojërave politike, por asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetareve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative janë ende jo të mbyllura. Ama kurrë, asnjëherë në asnjë rast një grek etnik  në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast, grekëve etnikë nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës. Kurrë, asnjëherë në asnjë rast qytetareve greke të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo zgjedhjes”, u shpreh Rama.

Sa i takon pronave, kryeministri tha: “Nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë. E kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë mund të thotë të kundërtën, që ky është problem i Shqipërisë”.

2 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Delusional Edo!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Dy kryebashkiaket , djali i Dores dhe ai koqe kandari i Selanikut qe ben patriotet e famshem ne Himare …si per cudi populli helen u vari kemboren ne qafe …..une personalisht nuk kam asgje personale me helenet ….vec nuk harij te kuptoje se cemerus te perbashket kishin dhe kane me nje lamash te Agimit te Arte si Beleri , Beleri nuk ka idene e idraulikut , thjesht gjithmone ka qarkulluar neper koridoret e Agimit te Arte , eshte specifikuar prej tyre dhe eshte trainuar ne Qipro gjithmone ka qarkulluar neper qarqet shofiniste te skajit ekstrem ne Greqi …duke i perfaqesuar ata ne Shqiperi e Himare , kjo eshte e gjitha , vec une kam 33 vjet ne Greqi , i njof helenet me se miri , nuk e kuptoj se cfare perfaqeson ai per ata …..duke e ditur se kishin dhe kane plot te tjere pse u mbeti gjilpera te Beleri ….ku ne gjithe aktivitetin e tij ka vetem negativitet….me zgjedhjen e tij per kantidat helenet ekspozuan veten e tyre ne anen e gabuar te historise , kisha idene se mbas 90 tes dicka regullohej midis nesh vec ketu gabova …ata kurre nuk do na shikojne si gjitone te barabarte ….shume fatkeqesi per nje komb qe mire apo keq eshte gjitoni yn …..dicka negative mbartin , nese nuk e hedhin poshte dhe nuk heqin dore nga e kaluara , besoj se midis nesh nuk ka per te patur kurre mardhenie te sinqerta ….

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje