
Endrit Molla është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Endrit Molla do të zërë vendin e Gjergji Simakut, i cili është lruar nga detyra.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ministria e Energjetikes dhe Indrastruktures (rrugeve) duhet te ndahet ne dy ministri dhe njeren ate te rrugeve, ta drejtoje Bora Muzhaqi, se late nam duke i dhene rroge e trajtim qeveritar si ministre e rinise..
Endrit Molla duhej te ishte emeruar Minister i Perpunimit te Prodhimit te Frutikultures.
e ka Endri Dardha ate post,... gjithsesi jam kurioze, si i gjen Piktori te tille hajvane anonime qe u jep me kollaj sec i ndaNTE I ATI DETYRAT PUNETOREVE TE REPARTIT TE ALABASTRES DIKUR...
Hiq e vë sipas qefit.