Kodi i ri Zgjedhor, Ilir Meta nuk do të kandidojë për deputet apo kryebashkiak pa marrë certifikatë të re nga Gentiana Sula se s'ka qenë spiun

5 Shtator 2022, 16:50Politika Nga Adriatik Doçi

Kodi i ri Zgjedhor, Ilir Meta nuk do të kandidojë për deputet apo

Ilir Meta nuk do të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiak, pa paraqitur një certifikatë të re të pastërtisë së figurës, lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve me në krye Gentiana Sula. Kështu parashikon nisma ligjore e mazhorancës, depozituar në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim për të dekumunistizuar Kuvendin dhe pushtetin vendor.

Projektligji i siguruar nga Report Tv parashikon shtimin e nenit 63/1 në Kodin Zgjedhor për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Sipas ndryshimit, partitë politike, 70 ditë para zgjedhjeve, paraqesin një formular për secilin kandidat të tyre në Autoritetin e Dosjeve, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Të njëjtën rrugë duhet të ndjekin edhe kandidatët e pavarur.

Autoriteti i Dosjeve është i detyruar të kryejë verifikimin. Nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit, çështja referohet nga KQZ-ja në Prokurori, ashtu siç vepron për formularët e rremë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, ndryshon pika 3 e nenit 63, duke parashikuar që kandidat për t’u zgjedhur është vetëm personi, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës. Pra, KQZ nuk regjistron si kandidat një person, i cili rezulton i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka referuar një dosje në Kuvend, sipas të cilës ish Presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke nënkuptuar se Meta ka paraqitur certifikata false për pastërtinë e figurës nga komisionet Bezhani dhe Mezini. Ilir Meta ka mohuar se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim dhe manipulim të dosjeve. Megjithatë, Meta ka paralajmëruar rezistencë ndaj nismave të mazhorancës për largimin e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit nga Kuvendi dhe politika./ Shqiptarja.com

 

19 Komente

  1. h
    hajt ne pajdh te golleshkes me shallvare te cpume

    eshte koha e arrestimit tebijve te bushtres esadiste . cfar pritet mo

    Përgjigjjuni
    1. e
      elmaz bufi

      sikur duhen 84 vota per Kodet

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Po komisioni i "Pa-pastertise ku e di qe Meta na qenka i papaster , kur Komisionet Mezini dhe Nazifi e kane nxjerre te paster ,? Nga e moret vesh ju, apo ju jeni spiunet e kohes se DUlles qe fallsifikonin cdo gje , ne menyre qe te denonin ate qe nuk pelqente Dulla ? Pastaj ca genjeshtra qesharake thoni o Spiunet e Serbise ! Qysh Meta ja ka paraqitur Certifikaten e tij Komisionit Mezini dhe Nazifi, apo ata e kane kerkuar dhe e kane vertetuar vete se Meta nuk ka dosje fare Ca jeni ju more rrac e qelbur spiunesh te ndyre , qe genjeni si ne Mesjete ne menyre qe te fallsifikoni dokumentat per te denuar ata qe kundershtojne spinuin e Serbise Rama hajdutin-- -Ajo kucka e Komisionit do veje ne burg , kurdo qe te ndryshoohet pushteti,se me ate qe ka bere ajo duhet ta ngrysi jeten ne burg ...ti bejn pastrim hoxhaku Gaxhai me shoke lol

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Ka qene dhe gjysma e PD qe e ka votuar…ishin mjaftushem vota

          Përgjigjjuni
      2. T
        Trotski

        Me nje fjale Like Hajduti po shkon per Lesh .(Vaft ne Djall bashke me Sali Kermen -Se keshtu shpeton Shqiperia)

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti Rimini

          Mbahu Agush kush e kruan me kimeten e rruges se elbasonit shkon ne PS

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maliqi

            Fat i madh per Shqiperin dhe per bashkimine PD-s eshte largimi me ceremoni i SB dhe i IM-s.Keto jane kermat 32 vjecare qe mbajne peng Shqiperin.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zana e Malësisë

              Po Berisha, dmth sekretarët e partisë? Ai (ata) mund të kandidojnë? Jeni në vete?! Në qoftë se Metaj ka qenë informator i sigurimit, atë Sigurim e ka krijuar dhe drejtuar Saliu, dmth komunistët, Partia. Pra këlyshët e Kuçedrës nuk mund të futen në politikë, ndërsa Kuçedra vetë, PO! Tjetër ABSURD SHQIPTAR!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aqifi

                Ike plaku Mere ,te rrente tenja.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni M.

                  He se ka titon krahun e djathte pl.. qe mund te fitoje ne cdo drejtim politik... eshte shume popullore titua ku gjysma Shqiperise vdes per te.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    robi

                    Pas Agushit spiun po iken per lesh dhe spiuni tjeter perbindeshi i Vicidolit qe spiunoi Hysni Shoshorin qe e denuan me vdekje, Muli kryevagabondi, Jozefina, e sa e sa te tjere deputete qe jane fshehur deri sot nga te dyja anet.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malesori

                      Po bijte, niprit edhe mbesat e xhelatve qe e masakruan kete popull per 45 vjet edhe sot i kemi ne pushtet, do nxjerrin ndonje ligj??? Apo vari lesht, per cfare hyn ne pune. Te fala beles se ballukut edhe nipit te spiro kolekes,

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moisi Golemi

                        Te fala sat'em.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mali

                        HAJDUTI THOTE KAPE HAJDUTIN LIGJI BERE PACAVURE KOPACE NE DORE TE MALIQIT KTHEHET NE NJE VORBE SHURRE KARSHI GERDALL OPOZITES RIPJELLJA MUSKUJT TREGON BATHET SIC DUKEN SIGURO DHE FUNDI I SAJ NUK VONON

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niko Shpiragu

                          Nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane hajdute, kriminele dhe ndoshta nga me te famshmit ne bote si maskarenj e keqberes. Ata kane pasuri perrallore qe zor ti kene edhe sheiket me te medhenj. Gjithe pasuria e shqiptareve ishte shteterore dhe ata, ( sidomos Berisha) e grabiten dhe sot jane pronare direkt ose indirekt ne shume biznese te medhaja brenda e jashte vendit. Shume pasanik te tjere te medhenj ka bota, por ata e ben pasurine e tyre nepermjet bizneseve qe ngriten vet, ndersa keta e moren direkt sepse shfrytezuan postet e tyre shteterore dhe u pasuruan shpejt vetem duke grabitur ish pasurine e perbashket. Ka shume fakte dhe prova per kete. Vec kesaj keta te dy( sidomos Berisha) jane vrases dhe kane pergatitur kriminele te shumte dhe bejne edhe terror ne media kunder qeverise dhe shqiptareve. Pyetja ime eshte: Perse drejtesia nuk i gjykon ata. Ju do te thoni se prokuroret dhe gjyqtaret jane ven ne oto poste nga ata dhe s'duan ta bejne. Kjo eshte e vertete plotesisht dhe ne nuk duhet te presim ndonje gje nga ata. Por qeveria perse s'e ben punen e saj duke bere kallzime te dokumentuara ne gjykata dhe pas kesaj ne se keta prokurore e gjyqtare nuk i shqyrtojne keto dosje, perse ajo(qeveria) nuk i pushon ose ti ndeshkoje qe nuk kryejne detyren dhe mbrojne keta kriminele. Qeveria eshte zgjedhur nga populli dhe duhet te beje ate qe eshte ne interesin e popullit i cili eshte vjedhur dhe vrare nga keta kriminele dhe soji i tyre. Qeveria u pagun rrogat atyre dhe ata jane te detyruar te bejne punen sic duhet. Qeveria s'ka te drejte te nderhyje ne gjykim, por ajo i dtyron te bejne detyren e tyre qe eshte gjykimi i dosjeve se paguhen me leket e popullit. Kjo eshte rruga qe duhet te ndjekin qeveria. Ne se ajo s'e ben, do te thote se nuk eshte zedhenese e popullit te saj qe i ka dhene voten. Po kush duhet ta detyroje qeverine ta bej kete? Populli se ai i ka dhene votebesimin. Po si duhet ta bej? Ne demokraci kjo behet nga parlamenti i cili perfaqeson popullin dhe duhet ta detyroje qeverine ta bej kete ose te vijne njerez te tjere ne qeveri per ta bere mire kete pune. Pra ceshtja shtrohet keshtu? Perse parlamenti nuk e ben kete pune duke detyruar qeverine qe ajo te beje kete detyre? Sepse ne kete rastin tone ndodh e kunderta: qeveria i jep urdhara parlamentit dhe ai eshte kthyer ne vartes te qeverise. Ne kete menyre populli ka dale jashte loje dhe ne flasim kot. Parlamenti duhet te detyroje qeverine te beje punen mire ose ta shkarkoje ate. Kriminelet si Sali Bersha e Ilir Meta duhet te jene prapa hekurave e jo te livadhisin e te bejne presion neper mediat e tyre. Keto qe po perpiqet te beje parlamenti tani jane lojra. Ne se nje qytetar eshte i lire ai ka te drejte te votoje e te votohet. Nuk mund te besh vendime per te ndaluar ate te marin pjese ne jeten e vendit. Ne se ka fakte dhe ato jane te shumta keta denoi dhe atehere ata humbasin te drejten per tu zgjedhur qe te largohen nga politika pergjithmone.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kapiteni i pare kandidat per komisar

                            PO SIGURIMSAT QE KANE PERMBYT POLICINE E SHTETIT I KAP PROJEKT LIGJI APO ATO U DUHEN KARAGJOZIT SOCIOPAT ED RAMA? JAN 1000 SIGURIMSA TE FSHEH PAS KAPELES SE SHEFAVE TE POLICISE.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vjosa

                              Ky duhet të jet në burg krye hajduti.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dani USA

                                Edi Rmaa boll i mbajte ne politik SB dhe lM pere shou te shemtuar politik se na ke ngopur deri ne gryke shporri nga politika dhe te merret Arben kraja me ta dhe ti te fillosh punen mbare duke bere ne fillim reforme zgjedhore demokratike dhe te udhheqesh me mendesi demokratike dhe jo Enveriste.

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  vlonjati

                                  Shume i zgjuar qenke o Dani USA.Sipas teje Rama do beje ligje demokratike megjithese eshte pjelle e enverizmit qe ta largojne me zgjedhje te lira. Hallall per mend qe ke ose hallall per perkrahjen e Rames.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje