Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke komentuar pjesë nga dosja e tij hetimore.
Veliaj shprehet se ndaj tij është bërë një vetting i jetës në 20 vitet e fundit, ndërkohë që janë sekuestruar telefonat e personave që ka patur bashkëpunim.
Kryebashkiaku shkruan se prokurori Ols Dado e akuzon se ka takuar dy agjentë të huaj, ndërsa thotë se ata janë dy arkitektë të mirënjohur, të cilët kanë kontribuar me veprat e tyre në Tiranë dhe Shqipëri.
Reagimi i plotë i Veliajt:
Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.
Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën.
Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e të zotit, vetëm për çështjen për të cilën ka një hetim, po iu thithen të tëra të dhënat personale, ndërkohë që fizikisht mbahen edhe ata në paraburgim pa afat.
Telefon pas telefoni dhe gjurmim pas gjurmimi, Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti, në fakt dy arkitektë me reputacion ndërkombëtar, që Nesti Kafka duhet ta kishte për nder t’u jepte dorën. Dhe sipas Kafkës tim, i paskam takuar për “punë sponsorizimesh”, se taktika e tij është “kap thërrime dhe hiqu si dyqan buke”.
Po more, i kam takuar të dy star-arkitektët, me kënaqësi të madhe madje – por, jo për t’ju dhënë ndonjë favor të pamerituar që t’ju marr ndonjë favor personal mbrapsht, po për t’ju dhënë respekt e për t’ju marrë kontribut FALAS për Tiranën.
Jesus Hernandez ka projektuar muzeun “Marubi” në Shkodër, një kryevepër. Po ashtu sheshin e Shirokës, qilimin e gurtë që mori çmim ndërkombëtar. Pasi shpronësuam “Sarajet”, mes betejash e netësh për ta mbrojtur monumentin e kulturës nga pronarë që donin ta digjnin, i kam kërkuar si “sponsorizim” një koncept-ide se si mund ta kthenim atë godinë në një Muze Etnografik të Tiranës.
Gjithmonë kam besuar se edhe arkitektët e huaj, që fitojnë nga pjesa e tyre e punës në Tiranë, duhet t’i japin edhe diçka nga vetja qytetit, po edhe ata asnjëherë nuk kanë thënë jo. Njësoj veprova edhe me Elisabetta Terragni-n, ku pas “Shtëpisë së Gjetheve” – një tjetër sukses – i kërkova të “sponsorizonte” me projekt-ide “Shtëpinë Kadare – Agolli”, të cilat sot kanë dalë si xhevahire te Pallati i Maks Velos.
Marco Casamonti-t, projektuesit të stadiumit “Arena Kombëtare”, i kam kërkuar të “sponsorizojë” një pavion për Tiranën në Bienalen e Venecias për arkitekturë. Gjë që sapo është konfirmuar nga kuratori Carlo Ratti – një tjetër arkitekt, të cilit i kam kërkuar “të sponsorizojë” Tiranën në Bienale. Pra, jo para jo, po kontribute me projekt-ide, pa pagesë nga ana e buxhetit të bashkisë.
Është poshtëruese që më duhet të shpjegoj këto çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse jam në burg pa gjyq edhe për këto. Në 10 vite kam kërkuar nga kushdo të sponsorizojë pemë, çerdhe, kopshte, ekipe sportive, mundësi olimpikë dhe skiatore kampione.
Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion.
Pra, pse duhej Teatri i Ri, se shiko sa sulme; pse 45 shkolla të reja, se shiko sa padi; pse 110 çerdhe me sponsora, se shiko sa bela; pse 1.5 milion pemë të mbjella, se shiko sa sharje; pse gjithë këto tituj europianë për Tiranën, se shiko sa xhelozi.
“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.
Unë këtë e refuzoj!
E refuzoj mentalitetin se po punove, do sulmohesh, ndaj mos puno. Unë besoj se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.
Këtë besoj unë dhe besoj se këtë e beson edhe shumica e mirë, idealiste, e ndershme e vendit.
Për gjithë njerëzit e punës, kokën lart dhe përqafime me mall!
Erjon, duhet te kuptosh se e keqja e madhe e ketij populli tani eshte Ed Rama qe tashme duket qarte se eshte nje sherbetor i vertete i Saliut. Rama nuk fiton zgjedhjet e 11 majit. Populli po zgjohet, don udheheqes te forte e te drejte, jo Ramen qe ben si i forte dhe nuk edhte aspak i drejte. Kete e deshmon mbrojta nga Rama per prokurorine dhe gjykaten qe si gestapon qendron mbi koken tone. Erjon, zgjohu edhe ti vete, beji thirrje popullit socialist te ngrihet ne protesta te medha kunder Rames me kerkesen te riparoje "drejtesine e re" para 11 majit. Kujdes Erjon, kupto se ti dhe ne socialistet e kemi nga Rama kryesisht te keqen. Rama eshte egoist e delirant i dehur nga pushteti qe po i ha koken. Rama po kthehet ne rrezik kombetar.
Doli prape ky hajduti bq?! Leku leter qe mediat e nxjerrin edhe kur pjerdh ky ne burg.
Hajduti i pid.it të satëme o Sali bajga . Deri më sot asnjeri , as vetë Erioni nuk e di se çfarë ka vjedhur , ndërsa ti paske qënë prezent kur mbushte thasët me pare . Ikë thyej qafën , qen i qelbur .
Rreziku anglo -amerikan per Shqiperine. Rreziku eshte ........? Nesti Angoni PD , Nesti Angoni SPAK apo Nesti Angoni Balluku ......
Erion, je kampion i punes, je realizes i ndryshimit jashtzakonisht te madh i Tiranes, je kampion i qytetarise, i zhvillimit, i democracis. Te gjithe ish sigurimsat e Sali komunistit do te perndjekin, sepse Shqiperine e duan çiflig. Kaq eshte vizioni i tyre
Urgjent Mero ilace per lalin se te iku per qime. Ty ste plas per lalin po te duhen lekat ndaj te them dhe une
Lali dy faqe postim ,ti dy rreshta qe mezi I ke mbaruar tregojne qe ilacet duhet ti marresh ti.Kot nuk thone qe I dhjeri te tregon gishtin.
Komentuesit që pagohen, një është dhe e rrotullon gjuhën duke bërë diversion… Çfarë iderash qesharake keni o qyqarë? Fitorja është e sigurt për punëtorët, jo për ata që sa ishin në pushtet dhe në opozitë e vodhën e dogjën e vranë ditën dhe e qanë natën, dhe ky është kërma dhe bufi i kënetës.
Po kujt i plasi?? Shko ne gjykatë thuaj atje jo ne mediat që paguan çdo muaj Thuaj edhe pse yt shoqe kishte 90 mijë euro të padeklaruara pse ka blerë 860 mike euro, pse vila e vjehrrit ishte akoma ne emër të ndërtuesit që i ke dhënë 50 milionë euro fonde publike etj akuza që te kanë kapur si buf
O mbeturine province vajgurore !! E habitshme cfare prepotence debili. Pranon me gojen e tij qe takon arkitekte te huaj dhe ju kerkon " favore" Mor zorzop qe ste dihet atesia po kush ta jep kete drejte ty qe te besh cfare te do bytha ty dhe me ke te do bytha ty !!!! Po vetem kaq dhe ti sduhet te jesh jo kryetar bashkie po as roje ne parkingun e bashkise. Ligji thote qe te konkurojne profesionistet shqiptare e para, edhe te huaj qe kane license aktiviteti ne Shqiperi . Konkurenca eshte mbi ty o provincial muti qe aksidentalisht behesh kryetar ne Tirane ( cfare turpi dhe tmeri per qytetaret e Tiranes) ..dhe nje fjale o qelbesire mashtruese. Casamonti eshte dashnor I Rames i cili "perfiton" hap ekspozita qyl tek galleria e vllait te tij ne Xhenova. Cdo gje nen tavoline e ka bere. Ndersa Hernandez hahaha star arkitekt!! Holy shit!!!! Hahaha punen e pare si arkitekt e ka bere ne Shkoder me pagesa te Benet Becit FSHZH. Eshte mbeturine albumine e periferise se arkitekteve medioker. Por eshte ne enturazhin e Rames si geisha. Kaq debil Zdromsi eshte sa pranon hapur qe shkel te drejtat elementare te profesionisteve shqiptare qe jane vite larg Hernandezit medioker dhe Casamontit qe mburret me punet ne Kine dhe Shqiperi se ne Itali eshte si puna e Carlos, dhe qe festoi per vit te ri paketen e puneve qe I ka dhene Rama me shfaqjen e nje dokumentari ku roli kryesor ishte Rama. Po çdo gje e ndyre e ka nje te mire. Le te hetohet fare pak Hernandezi dhe Casamonti per punet ne Shqiperi...do mesoni çudira. Arkitektet shqiptare paguajne taksa qe Lal Plehu I ben rrush e kumbulla me majmunin Hernandez dhe maçokun fiorentin Shtepimontuesi dhe votojne..mire tju behet pa pune shohin dokumentaret e Lal Plehut me majmunin Jezzz Fernandez..dite e zeze
ERJON FATKEQESI PER SHQIPERIN KUR KE NJERZ PROKUROR APO GJYQTARE PEDANT,INJORANT QE NUK KANE NJOHURI TE THELLA PROFESIONALE TEJ PROFESIONIT TE TYRE.KJO MERR ME QAFE NJERZUT PUNTORE DHE TE AFTE NGA INJORANCA LIGJORE E STYRE WE DYANE TE ZBATOJNE LIGJET.DORA E ZEZE E BUFIT DHE LASKURIQEVE TE NATES EDHTE FUTUR NE ERRESIREN E SPAKUT.
Votoni sondazhin https://2no.co/24JpZ6
Meqe ke kaq shume deshire te sqarosh ceshtjet dhe akuzat, pse nuk pret me durim deri ne proces.