Analisti Namir Lapardhaja foli lidhur me primaret e Sali Berishës, teksa listës i janë shtuar edhe ish-prokurori Arjan Ndoja, ish-gjyqtari Gjin Gjoni dhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi që i dha tokën tek ish-klubi Partizanit, Malltezit.
Lapardhaja tha në Report TV se në fund fare pavarësisht primareve do jetë Berisha ai që do vendosi.
"Do jetë Berisha sërish ai që do vendos listën e deputetëve,. Do krijojë listë me ushtarë besnikë që do i duhen për të justifikuar atë që do e presë pas 11 majit", tha ai.
Sa i përket listës së primares, Lapardhaja thekson se nuk ka standard dhe opozita nuk po sjell një alternativë që ta tejkalojë mazhorancën.
"Kur diskutohet për standarde duhen standarde, rregullat nuk janë bërë për tu thyer. Në çastin që thyejmë rregullat e partisë do të thotë që ligji dhe rregulli jam unë. Për të ardhur keq ku njerëz të larguar nga sistemi i drejtësisë për korrupsion, për lidhje me botën e krimit, gjejnë strehë në forcën opozitare.
Dikur PD i ka dhënë shpresë shqiptarëve, tani duket si grumbull ku bashkohen të gjithë ata që kanë probleme me ligjin. Ish prokurori i Durrësit iu bë atentat dhe ishte me një personazh të shënjuar, por edhe persona që gjejnë strehë te Berisha, grupi që kërkon të ndërtojë nuk mundohet të japi shpresë, por i bën bashkë interesa të ngushta. Interesi më i madh për të sulmuar drejtësinë.
Ata që ftohen çdo natë në televizione janë ish-prokuror që janë larguar nga sistemi për korrupsion dhe japin vendime për veprime të SPAK. Kemi një lloj bashkimi ndërmjet paligjshmërisë dhe politikës. Për të ardhur keq, që kemi pushtet të korruptuar por dhe një lloj opozite që nuk mendon ta tejkalojë mazhorancë me alternativë por e lufton mazhorancën me të njëjtat metoda", u shpreh Lapardhaja.
Sulmet ndaj drejtësisë, Lapardhaja i shikon si mosdashje të Berishës dhe Ramës për një drejtësi të pavarur.
"Janë koherentë për sa kohë vendimi i drejtësisë është në favor të tyre. Rama dhe Berisha këtë lloj drejtësie të pavarur nuk e duan, sepse janë mësuar me një drejtësi si e djeshmja, që duhet të qëndrojë larg tyre", tha ai.
Më tej Lapardhaja foli dhe për emërimin e ish-ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, si e dërguar e DASH për monitorimin e fondeve për Ukrainën.
"SHBA mbeten SHBA. Kjo lloj politike e Berishës, është mësuar me linçimin. Zonja ambasadore është një diplomate karriere. Duhet të mbash përgjegjësi për fjalët para publikut. Këta nuk mbajnë përgjegjësi.
Vështirë të kemi standarde me këto politikanë. Ditën e djeshme nxorën një lajm sikur në Kongres u fol për Berishën. Në po të njëjtën çast ish-ambasadorja është emëruar nga DASH në një pozicion tjetër të lartë. SHBA kanë punët e tyre. Sherret nuk janë për Berishën por për fondet e USAID, sipas parimit që Amerika është e para."
Ku ti gjeje te miret ata nuk shkojne ne ate parti
O Lapardha po mut muti ngele , pse e barazon Ramen me nje kriminel Non Grata ? te ishte Rama kunder drejtesise , nuk bente reforme , ti mor mut nuk e shef cfare po ben SPAK , denoj nje per nje arke peshk , e le te lire kriminelin komunist Sali Karaxhiçin , e shume te tjere pse nuk heton Damllaja ish bashkiajet e ish ministrat e qeverise se kriminelit , apo ata ato jane engjej ? por ti mor mut muti je me keq se Fevziu,Çani ,Bushati , Lubonja , Vasili , Meço ,Lala ,Hoxha , Lela ,Abilekaj , e shume te tjere ,
Lapordhsja flet si gazetar i fletushkave Marksit leniniste
Propozim,por Edhe terheqje veshi per Saliun e madherishem.Nese ne l'ISTAT e Durresit Ke vene ate Prokurorin,une propozon te vendosni Rrumin e Shijakut.Ndersa ne Elbasan ose Diber vendosni Nuredin Dumanin.kriminel Nuredini,madje Edhe i penduar.Kriminel dhe Saliu,por i papenduar.Me sigurimit keshtu do te fitoni.
Hej Lapordha , he more , a e sigurove kandidaturen per deputet i Lulzim Bashes apo jo ? Kot lodhesh , sepse partia e Lulit nuk ka per te arritur kuorumin e nevojshem , bile as Luli nuk do jete ne Parlament .
Një strategji e tillë e sigurimit të mbështetjes për Saliun në rast humbje janë dhe këto figura që ai i ka vënë në lista të deputetëve .Ksaj ithonë merre me lëng se mishi u mbarua .Për pd kjo është katrastofë sepse mirë që është bërë kashtë e koqe dhe ska për të marë veten dhe për këto zgjedhje por edhe ata që do të zgjidhen do të lehin në parlament sipas avazit të Saliut .Dhe ku ishin hiç gjëkundi ..Opozitë pa autoritet pa objekt pa respekt për votuesit mjafton të mbajnë Saliu në udhëheqje të PD deri sa ti vijë fundi bioligjik.Mirëpo për të majtën kjo është një ogur i mirë. Për veç se duhet të psrashtrojë para popullit një program bindës dhe objektiva të qartë nga ana e saj duke parë programin dhe figurat e urryera të opozitës duhet të ndërtojë një bashkëbisedim shumë të frytshëm me popullin për ti çvesh politikisht dhe moralisht me fakte shifra me argumenta se pse nuk duhet ti votojë populli figurat e fikredituara që për 20-30 vjet kanë vegjetuar në PD dhe përveç dëmit asnjë gjë të mirë nuk i kanë sjellë asaj përfshijë dhe Sali Nongratën .Në tërësi edhePS ka kusure,ka mosrealizime e mbi të gjitha ka korrupsion ,ka shumë figura të dënuara dhe të diskredituara në sytë e popullit .Dhe ky është njërealitet që nuk i shmanget dot .Por në qoftë se popullit nuk ja thua me sinqeritet dhe më ndjenjë përgjegjësie përse kanë ardhë këto dhe çfarë përgjegjësie kanë nga i pari deri tek deputeti i fundit atëhere zorë se votuesi do tëtë besojë. Dhe në ditën e votimit janë para dilemës të votoj përsëri Ps , mirëpo mos ponxjerr sytë me dorën time??? sepse nuk ka shumë besim. Nga ana tjetër . .Po të besoj te Saliu më shumë po i bëjë varrin vehtes spse ai e ka të shkruar në ballë që vetë fatëkeqësi i ka sjellë këtij populli. Atëhere të pa bindurit më mirë spo votojë fare sepse këta një llojë janë .Kjo do të jetë rruga më e gabuar prandaj fushata duhet bërë shumë e qartë dhe bindëse largë justifikimeve ,glorifikimeve për disa arritje , dhe mbi të gjitha ti thuhet popullit pensionistëve rinisë se çfarë do të realizojnë Mbi të gjitha të hiqet dorë nga një mënyrë të komunikuari jashtë çdo etike dhe kulture politike dhe edukative në ballafaqim me kundërshtarin ..ZRama duhet të heq nga fjalori i komunikimit me bufat zhapikët bretëkocat zhabat e shumë epitete të tjera me të cilat e ka rënduar ambjentin dhe për veç ndonjë buzëqeshje nga të pranishmit asgjë tjetër nuk i vjen ,përkundrazi bënë efekt të kundërt në popull Per ta diskredituar opozitën ka aq shumë argumente dhe bëma sa nuk ka rëndësi të tu biedh zileve dhe daulleve me një fjalor që të neverit dhe nuk të ngjitë në shpirtë .Popullin e bind fjala e sinqertë ,pa ngarkesa të tepërta , e bind programi me objektivat ekonomik ,politik ,arsimor mbi të gjitha programi në shëndetësi ,në bujqësi .Populli do ujë ,qetësi e siguri ,do punë për rininë ,do mirëqënie jo luks por duan garanci për pagat, pensionet e arësyeshme etj Populli e kupton se kushdo që duhet të votojë nuk do ti kërkojë qe ta bëjë detin kos dhe asmalin fushë e fushën mal .Por pak e saktë Ne jem një popull pa pretendime të mëdha por jo të abuzohet me këtë sens morale ,shpirtëror dhe njerëzor të tijë..