Në shtëpinë e presidentit: Ja çfarë thonë fqinjët për Bajram Begajn

12 Qershor 2022, 16:56Politika TEMA

Në shtëpinë e presidentit: Ja çfarë thonë

Në zonën e Bryllit, jeton prej 16 vitesh presidenti më i ri i vendit, Bajram Begaj. Ai nuk ishte një figurë e panjohur, pasi profesioni i tij si mjek si dhe posti i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura e bënin që të gëzonte një respekt thuajse nga të gjithë ata që e kishin njohur sadopak. Por më shumë Begaj njihet për humanizmin e tij dhe këtë na e vërtetuan edhe fqinjët e tij. Kamera e Dritare Tv ishte pikërisht ne lagjen ku ai jeton që prej 2006-ës dhe sapo treguam se për çfarë arsye kishim shkuar, asnjë nga banorët që ndaluam nuk ngurroi të jepte mendimin e tij. E përbashkëta e të gjithë ishte respekti me të cilin flisnin për presidentin e ri. Njohëm një president që jeton në një lagje modeste dhe mes qytetarëve të thjeshtë, ose siç e quanin vetë ata fqinjët e tij, njeri i popullit dhe flisnin me bindje se do të punonte për popullin.

Ne patëm fatin të merrnim një mendim edhe nga gjuhëtari i njohur Seit Mansaku, i cili edhe pe nuk kishte njohje personale me të ishte i bindur se ishte një zgjedhje e mirë dhe kishte plus faktin që Begaj ishte me profesion mjek, gjë që do ta ndihmonte të ishte më afër njerzve.

“Shyqyr që u zgjodh njëhërë presidenti, se mjaft u zgjat. Unë personalisht nuk e njoh. Sigurisht që ai njihet si figurë publike se ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura dhe nuk është një emër i padëgjuar, është edhe mjek dhe të qenit mjek mendoj se është një gjë e mirë, sepse ka atë aspektin human më të zhvilluar. Kështu që do të mendojë dhe punojë për njerëzit. Tani do ta shohim si do të vazhdojë, por unë kam besim që është një zgjedhje e mirë”, u shpreh Mansaku për presidentin Begaj.

“Ështe një nga njerëzit më të thjeshtë, njeri shumë familjar, me një fjalë i devotshëm për detyrën që do të marrë. Unë jam banor i vjetër i kësaj lagjeje, komshi i vjetër me Bajramin dhe kemi shumë respekt për të të gjithë si lagje.

Asnjëherë nuk na shkonte mendja se do bëhej president, i plotësonte të gjitha kushtet, pasi e dinim që ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pra dy herë më mirë mund ta bëjë rolin e presidentit. Tani nëse më lejohet, një këshillë që do i jepja, meqë ka qenë dhe ushtarak fjalën: Urdhëro, si urdhro ti ketë për popullin. Është njeri i popullit, t’i shërbejë popullit.

E njoh shumë mirë zotin Bajram, si një qytetar të rregullt, njeri i shkëlqyer. Këtu në bllok, ai ka rënë në sy për humanizmin. Të gjithë i ka ndihmuar, dhe një ndër ta jam edhe unë. Kam qenë në gjendje kome dhe më ka nxjerrë nga koma. Nuk mund të them fjalë më të mira, vetëm i uroj që Zoti ta ndihmojë në detyrën që ka marrë. U gëzuam shumë kur e morëm vesh, madje kishim qejf të hidhnim dhe fishekzjarre, po nuk i patëm se ndryshe do i hidhnim. Është njeri shumë i nderuar dhe rrallë mund të gjemë njerëz si ai.

Mendoj se ai do i ulë temperamentin politikës, jam i bindur për këtë se është njeri shumë humanitar. Unë nuk mund t’i jap këshilla, edhe pse jam më i madh, po ai është i pranueshëm në çdo pozicion, është i ndërgjegjshëm unë vetëm mund ta uroj. Jam i bindur që nuk bën gabime.

Momentalisht e njoh si shef i shtabit që ishte, kam shumë respekt për ushtarakët ngaqë edhe vet kemi qenë ushtarakë. Konkretisht dhe personalisht nuk e njoh, por kam shumë respekt dhe them që është njeri shumë i mirë. Kam përshtzpjen që do të jetë njeri i mirë dhe i duhuri për postin e presidentit. E prisnim që të zgjidhej një ushtarak dhe jo nga politika dhe bënë mirë që nuk e zgjodhën nga politika. Ka njerëz politikanë shumë të mirë nga të dyja krahët por mendoj që një ushtarak do të ishte më i përshtatshëm. Them që është njeri shumë i mirë.

E njoh prej 15-16 vitesh, jemi komshi bashkë. Nuk e di çtë them më tepër se po e lavdëroj shumë, se është një njeri i zgjedhur tamam. Është njëri i dashur këtu në pallat, njeri i sinqertë, burrë shumë i urtë, sillet shumë mirë. Si shef shtabi që ka qenë edhe president po të njejtën sjellje ka, është njeri i mirë. Unë mendoj se është njeriu më i mirë i përzgjedhur për president. Flas si banor pallati, se është mirë të kesh në pallat sidomos një president si Bajram Bega. Është një përzgjedhje jashtëzakonisht e mirë, kështu mendoj unë por edhe gjithë pallati. Sjellja e tij në këtë pallat është jashtëzakonisht e mirë, është njeri i përveçëm, kështu që e meriton atë post që i dhanë si president. Kështu mendoj unë dhe shumë banorë të pallatit. I themi vetëm urime, suksese dhe Zoti e ndihmoftë në detyrën e re, si president”, shprehen disa nga banorët e zonës së Brrylit për presidentin e ri./dritare.net

17 Komente

  1. L
    Lali qe nuk e njeh fare ofiser Beromin

    Po çi kini keto furça mor te mjere gazekar. E kujt i plasi çfare thone komshijat. Do ta njofim Baromin president dhe do ti vendosim noten.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      "Asnjëherë nuk na shkonte mendja se do bëhej president, i plotësonte të gjitha kushtet"....lol lol Ta gxoni Bajromin nga Ramaxoni e Edrogani...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Ke te drejte Lali se keshtu e hongrem me Sal Kar axhic Vicidolin.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Priteni tani Sali Berishen,Enkeled Alibeun,bashke me horrat tyre te opozites kure te fillojn ta nxijne dhe te hedhin balte me qerre ndaj figures se shkelqyer te Barjam Begaj. Keta te Saliut dhe vete saliu nuk di gje tjeter vec te sajojn akuza dhe shpifje.Kjo e ka lene prarpa Salin me partine e tij terroriste.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Qeka burre taboni Bayromi,ene sullton mund te behej e jo me prezindent....allah uakbar.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZadomizojJanullën

            T'fala popit

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kurbon Bajromi ramazoni

            Muhabete fshataresh…vete ne xhami ky doktor gjeneral major shef profesor politikan jo piktor Bajromi?Di gjo njeri?

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zagali

              Di pidhin e sateme

              Përgjigjjuni
            2. e
              erjoni

              o Mero ky o fiks si brigadier kooperative

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jon

                Perdorni ndonje foto me veshje civile, se ju pame ne tv qe nga stambolli, ju aprovua doreheqja si ushtarak. apo...?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dušan Mugoša

                  Živeo naš pokojni Bajram Bregoviq govedar iz Šipkarije kum čuvenog drogiraša Edvera Vučića. Jebo vas mater Otvoreni Balkan.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patriot

                    Profesori shume qe eshte I gezuar qe nje komshiu i tije do te behet president, por te keshe besim qe do te beje te mira sepse eshte mjeke, gabone. Edhe Berisha mjeke ishte kur u zgjodhe, por e menderosi, dhe ky mjeku tjeter i zemres, i mire dukesh nga paraqitja, por doli bloze nga brenda, i lidhur me fijet e mafies nga te gjitha anet. Ky eshte dhe budallalleku i kazanit, ne vende qe te zbuloi dhe te ndjeke dosjen e dekriminalizimit ne te gjitha instancat merret me kafe komshishe. Prandaj dhe gjysmat e deputete i plotesojne sipas deshires dhe asnje nuk i shqyrton seriozisht. Detyre numere 1 eshte e komisionit, dhe e data e gazetareve te vertete si pushtet i katerte qe fatekeqesisht asnje nuk e bene.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Presikari

                      Hahahaaaaaa, komshijte e Barom presidentit ???????????????????????? vari lesht

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhelili

                        Qenkan mobilizu,komshijte e Sali plehut,dhe po na bakan komente

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Sulo

                          E nxoren ne pension gjeneralin.Presidenti i shqiperise ka celesat e kashtes.

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Uriah Heep

                            Uriah Hipi ! Boll i ngaterruat ushtaraket. Ai nuk eshte ushtarak. E veshen ushtarak nga mjek civil kur erdhi me mik nga Tropoja ne Spital Ushtarak. Shume shume rrall jane vene ushtarak te vertet dhe shembullore ne funksione te larta shteterore. Ky eshte si Uriah Hip. Lerini keto ekzaltime katundareske. Prisni se do shikoni. Servil etalon dhe i pameshirshem me njerezit poshte tij. Hipokrit profesionist. Zoti na ruajt me cudirat bio fanta-hollivudiane qe behen ne Shqiperi. Nuk na prish dhe as na sheteson aspak emeri (zoti ja befte mbare!), por te tmerron fakti qe antivlera eshte ngitur ne sistem dhe vetem konsolidohet cdo dite. Ne menyre te pandalshme. Dhe fatkeqesia e madhe eshte se te gjithe turren kush ti bej ditirambet me te madherishme. Gjetem Mesine, po vjen Zeusi. Eshte ekstra njerezor. Nuk ben as jashteqitje! O perendi cfare kulture dhe mendesie. E frikeshme ! Nga kjo ikin shqiptaret. Dhe do ikin, sepse jua ndjen e gjithe qenia qe ne kete vend nuk mund te jetojne njerez te ndershem. Eshte bere ferr dhe i mallkuar. O zot na shpeto !

                            Përgjigjjuni
                            1. Fjona

                              Prisni more njerez , kini durim , mos e bombardoni tjetrin pa marre akoma detyren!!! Nuk na nderon neve si atdhetare te marrim neper goje tjetrin duke i vene keto @epitete . Nuk tregojne me elementaren edukate dhe as kulture Z. Bajram Begaj e meriton Postin e Presidentit sepse eshte i pregaditur, dhe ka goxha bagazh per ta drejtuar vendin ,,,,,,,,atje ku edhe vete Ai e deshiron!! URIME ! ZOTI PRESIDENT ME PA DURIM PRESIM "NDRYSHIMIN" JU UROJME PUNE TE MBARE !!!!!!!!!..

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje