Në spital prej ditësh, Arta Dade flet për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

30 Tetor 2025, 19:23Politika TEMA
Në spital prej ditësh, Arta Dade flet për gjendjen

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shëndetit të tij sepse gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

Në programin “Rudina”, Arta Dade flet pikërisht për këtë ngjarje, duke respektuar privatësinë e familjes. Ajo kthehet edhe në kohën e themelimit të PS dhe sesi Nano ishte shtysë që ajo të bëhej pjesë, për shkak të vizionit të tij. 

Arta Dade: Unë kam pyetur miq që i kanë të afërt, por duke respektuar edhe atë që familja ka kërkuar. Besoj që Fatosi ka qenë një nga nxitësit apo shtysat që unë kur u themelua PS dhe Fatosi u zgjodh kryetar, nuk kam qenë anëtare fare dhe në Kongres isha me një ftesë, isha pedagoge, madje po prisnin studentët për provimin se ishte qershor.

I thashë Ermelindës përpara se të zgjidhej sepse për kohën ishte një i ri me prirje liberale, sigurisht me formimin social-demokrat, por edhe i formuar nga ana intelektuale, me gjuhë të huaja, e shihte jetën ndryshe, kishte marrë pjesë edhe në programin që ishte hartuar për themelimin e PS dhe dihej që mund të bënte më të mirën për Shqipërinë dhe qe një si një lloj nxitjeje. 

Emri i Nanos është lakuar edhe si një kandidaturë e mundshme për president, pavarësisht se ai nuk e mori kurrë këtë detyrë. Arta Dade mendon se ky pozicion është i munguar në arritjet e tij. 

Arta Dade: Besoj që po, por ngjarjet rrodhën që pasi Fatosi u largua dhe keqardhje që u largua që 53 vjeç nga politika sepse mund t’i kishte dhënë politikës shqiptare, PS doli në opozitë dhe u ndryshua edhe lideri, pastaj Fatosi nuk ishte më i angazhuar dhe mesa duket, ndoshta shpresonte që mazhoranca dhe lideri i asaj kohe mund të bënin diçka. Fatosi mund të ishte një president shumë i mirë për Shqipërinë. 

Duke iu rikthyer gjendjes shëndetësore të Nanos, ish-deputetja uroi më të mirat për të e familjen e tij. 

Arta Dade: Tashmë i urojmë shëndet, ka kohë që ka pasur probleme shëndetësore. Unë uroj që të jetë mirë dhe çdo gjë të mirë familjes së tij. 

10 Komente

  1. T
    Titi

    Dashnorja e fishkur e Nanos…

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ambulanti

      Fatos Nano i cili ngrinte 3 gishtat ne Vlore dhe anembane Shqiperise . Sebashku me zagaret e tije. Nderkohe qe Serbia therte shqiptaret ne Kosove.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pavli

        Kushedi sa here te ka pallu kur ka qene tape moj arta

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.

          I uroj Sherim Te shpejte te *Mirit Tone..deri Kryeminister*-.Fatos Nano-Sa mujti Beri me Atdhetari.Dite NJEMIJE i uroj Une;* 89 vjecar..Nje jete mesues mes Tiranes*.deri ne fshatrat e Malsise Tiranes-Ate Takuar...I uroj sherrim te shpejte..

          Përgjigjjuni
          1. çecua

            E mi arte mi Artiste kujton kohen e arte me tosin kur ishe e re ok harrojshe sa here gjerat tua ke makina tosit dhe dilshe pa gjo ne rruge okkk

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Moj Arta,të ka lënë pandemia me probleme ,po ç'thua mpj profesore se je grua e pjekur tani medemek.Ai të jetë mirë por ne kemi patur palaço presidenta dhe për ç'garë na duhej një tjetër pijanec, kumarxhi, po ai ishte turpi i PS moj zonjë e pjekur .Po për atë presidencë ai ja shiti zgjedhjet në 2005 Kriminelit dhe la në rrugë partin e gjithë elektoratin Socialist.Të gjitha pisllëqet që ka bërë i ka bërë në gjëndje të dehur ,prandaj ai nuk ishte liberal por një njeri i ç'thurur me shumë vese.La zyrën në dorë të Sali Lushës nga frika dhe shkoi për të lozur kumar në Shkup .Ajde Dade, ajde,KTHJELLOU.

              Përgjigjjuni
              1. *
                ***

                oh babai i korrupsionit . ne kohen e tij lulezoi korrupsioni

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bummm.bumbum

                  Të gjithve do u dal shpirti nga hundët se keni vjedhur popullsin më të vuajtur të ballkanit.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asd

                    Arta po i kthen nderet kur i shpetoi femijet huligane nga burgu.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Te gjithe deputetet e pas 90-tes duhet te denohen

                      Posi mund te flasesh fjale te mira per te gjithe keta qe moren persiper mender kthimin e sistemit , kur ata ishin ne krye te atij sistemi ? Si mund te denonte Byrone e asaj kohe Fatos Nano apo Kerma sali ? Si mund te denonin tere ata qe e renuan Ekonomine e ketij vendi me Demek Po bejme reforma , Po i hapim rruge demokracise dhe Fatos pijaneci te quhet nje nga kryeministrat me te mire te asaj kohe deri me sot qe diti ta luaj bukur ate loje ne kuris te te gjithe njerezve qe e mbeshtetem me iden se po permbyset rregjimi dhe e zeza cna gjeti “ ? Fatos Nano Ramiz haleja dhe kerma sali jane kryesoret per gjithe ato shkaterime qe sali krimineli pa ju dridh qerpiku i vuri kazmen sepse ka pas mbeshtetjen e ketyre horave si dhe te agjenturave te huaja ? Kush mund te kishte guximin te shkateronte gjithe ato vepra madheshtor te ndertuara nga dora e ketij populli qe nga keta pisa ishin te denuar nga lufta e klases sado qe mund te qendronin me lart nga intelekti aftesia , profesionalizmi pengesa ishte mos shkollimi nga kleckat qe germonin ne biografi ? Nje e tille eshte dhe kjo plera arta dade e bija e spiunit te lagjes dhe imoralit ne emer te partise kane bere kariere dhe spiunlliqeve , dashnorja e Mond Haxhinastos nje idiot qe ka perfituar edhe nepermjet spiunimit te se jemes qe ishte prokurore ne komitetin qendror te asaj kohe ? Te gjithe keta duhet te japin llogari qe e cuan kete vend ne kete derexhe ? Asnje keq-ardhje per pleren fatos nano , asgje nuk ka bere per kete popull qe i besoi verberisht , vetem eshte majmur per vehte duke bere jete sheiku , u tregua i zgjuar qe u largua nga politika per te vazhduar qejfet e veta me miljonat qe i dha sali krimineli edhe per ta mbrojtur pijanecin por mbi te gjitha mos ta kishte neper kembe dhe kerma sali te bente si te donte ? Sa per Edi Ramen qe zevendesoj pijanecin luante si te donte ? Ne ka nje njeri qe duhet te denohet me shume eshte kryekrimineli i te gjitha kohrave kopili i Tropojes sali kerma .!!!!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje