
Drafti i ri i Kodit Penal, i bërë publik vetëm disa ditë më parë, pasi u mbajt në “sirtar” për plot 1 vit, ka sjellë reagime nga të gjitha anët. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër.
Nisma synon që Shqipëria të kthehet në një shtet autokrat, i ngjashëm me “regjimet” e Putinit apo Erdoganit. Koha e gjatë në pushtet, burgosja e opozitës apo edhe e njerëzve afër tij, disa prej të cilëve në arrati, po e kthejnë kryeministrin Edi Rama në një të “paprekshëm”. Kush guxon që të denoncojë qeverinë, ministrat apo drejtorët, pa u mbaruar gjyqi, rrezikojnë që të hetohen dhe dënohen.
Njëjtë siç ka ndodhur në ato shtete autokrate, sidomos në Rusi apo Turqi. Deklaratat e juristëve apo hartuesve se “kopjuan” modelin gjerman, janë thjesht disa gënjeshtra të radhës, pasi modeli shqiptar është një “copy paste” e Kodit Penal turk. Gjithkush ka parë e lexuar se gazetarët, opozita dhe shoqëria civile që denoncon Erdoganin, janë arrestuar dhe dënuar për “fjalën e lirë”.
Drafti Shqiptar, i njëjtë me Kodin Penal të Turqisë!
VoxNews ka analizuar nenin 536 të Drafit të Kodit të ri Penal që është bërë publik disa javë më parë. Bëhet fjalë për “ndikimin në pavarësinë e gjykatës”.
“Bërja apo publikimi i komenteve me atë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethaneve shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet” shkruhet në këtë nen, që është hedhur për konsultim publik, para se të kalojë formalisht në Parlamentin e ri të Shqipërisë, të muajit shtator 2025, ku mazhoranca i ka të gjitha numrat për të ndryshuar çfarëdolloj ligji e Kodi Penal.
E shkruar mjaft qartë se, gazetarët, opozita apo edhe vetë shoqëria civile, që bëjnë apo publikojnë komente për një çështje gjyqësore, rrezikojnë një dënim me 3 vite burg. Në këtë nën nuk thuhet në asnjë radhë se “nxjerrja e akteve”, por dënohesh vetëm se bën komente. Neni, nëse lihet i tillë, i hap rrugë prokurorëve dhe gjyqtarëve që të hapin procese hetimore dhe gjyqësore ndaj kujtdo gazetari.
E hartuan vetë apo e morën “copy paste”?!
VoxNews ka hulumtuar edhe variante nga vende të rajonit apo ato europiane nëse në Kodet e tyre kanë të shkruar si modeli i Shqipërisë. Rezultati ishte befasues edhe për redaksinë tonë; drafti i Shqipërisë është kopjuar rëndom nga Kodi Penal i Turqisë!
Ja se çfarë përmban neni 288 i Kodit Penal të Turqisë, “ndikimi i padrejtë ndaj procesit gjyqësor”.
“Kushdo që, përmes mjeteve të komunikimit publik ose ndonjë mënyrë tjetër, bën deklarata ose komente me qëllim për të ndikuar në rrjedhën ose rezultatin e një procedimi penal ose civil, që është ende në proces, dëohet me burgim nga gjashtë deri në tre vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga një përfaqësues i medias, përmes botimit në gazetë radio, televizion ose në internet, dënimit mund të rritet me një të dytën. Ndjekja penale për këtë vepër varet nga kërkesa e gjykatës që shqyrton çështjen përkatëse”.
Pra, i njëjtë me atë shqiptar! Masa e dënimit gjobë deri në 3 vjet, teksa shkruan se “kushdo që bën deklarate ose komente për të ndikuar ...”. Kaq shumë u “munduan” këta hartuesit tanë që të kopjojnë një model të një vendi autokrat, si Turqia. Ky nen, në shtetin në dy kontinente, është përdorur shpesh për të ndëshkuar gazetarë, avokatë apo qytetarë që flasin publikisht për çështje gjyqësore të ndjeshme.
Kodi Penal i Gjermanisë ndëshkon ata që publikojnë sekrete!
Rëndom, si në të gjitha herët që ligjvënësit tanë duan të bëjnë ligje dhe që ka shumë diskutime, justifikimet janë se “kopjuam” modelet perëndimore. Pas publikimit dhe reagimit për burgosje vetëm për deklarata dhe komente, disa pjesëtarë të mazhorancës thanë se përdorën modelin gjerman.
VoxNews ka analizuar edhe Kodin Penal të Gjermanisë, nenin 353, i cili bën fjalë për “njoftime të ndaluara mbi proceset gjyqësore”.
“Dënohet me burgim deri në një vit ose gjobë kushdo që, pa autorizim;
1. Bën publike përmbajten e akt-akuzave ose dokumenteve të tjera zyrtare të një procedure penale, në rast se procesi nuk është zhvilluar ende në seancë publike ose nëse gjykimi nuk është përfunduar.
2. Bën publike përmbajtjen e dokumenteve zyrtare të një procedure penale që nuk janë shqyrtuar në një seancë publike dhe që nuk janë në dispozicion të përgjithshëm ose,
3. Shfaq publikisht një pamje që tregon një të pandehur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, para se të përfundojë procedura”.
Ky nen i Kodit Penal të Gjermanisë nuk ndalon komente kritike apo raportim të lirë për sa kohë nuk zbulohen dokumente të brendshme ose materiale të një dosje penale. Janë shumë të ndryshëm nga modeli shqiptar apo ai turk, pasi nëse do të ishte kopjuar nga Gjermania, situata do të ishte shumë ndryshme. Gjermanët saktësojnë se dënohesh me 1 vit burg nëse publikon dokumente të akt-akuzës! Pra, jo komente apo analiza.
VoxNews
Nuk eshte e keqja ke kodi penal. Shqiperia e ka te keqen ke moszbatimi i ligjeve ose ke zbatimi ke te dobetit. Te fortet shpetojne . Por e keqja me e madhe eshte mungesa opozites. Kjo i ben keq pushtetit duke e kthyer ne authoritarian e duke i ekspozuar ndaj burgut ata vete kur mos jene me te fuqishem. Emergence kombetare eshte te kemi opozite. Njerezit sot jane te paperfaqsuar.
Me kodin penal Gjerman, Olsi Dado e Adriatik Dumani denohen me 1 vit burg X 100 here qe kane kaluar sekretet e verteta apo te rreme tepsixhinjeve te disa TV = 100 vjet burg. Me kodin e ri Shqiptar nuk denohen Olsi Dado e Adriatik Dumani, po te gjithe ata qe denoncojne shkljet e tyre! Rrnofte megallomani piktor!
Tani nuk duan ti blejne me as me lek,me mire thon po e mbyllim me nje ligj kte pune,se sa te rrime te bejme pazar jo kaq po aq se s’me dalin. Eshte brenda pritshmerive nuk besoj se ja ben me zemra kujt po kaloi kaq vite ne pushtet ta leshoj,e kan provuar e te tjere.
Te flasesh apo te komentosh ceshtje gjyqesore eshte normale, por te shpifesh perben krim apo jo? Per ata/ato qe nuk e dine shpifja eshte nje trillim me qëllim, fjalë e gjëra të paqena për të përlyer dikë a diçka, për ta njollosur etj. Po kush duhet te vendose nese eshte e vertete apo shpifje? Sigurisht nje Gjykates. E cfare ka ketu per tu ankuar, aq me teper me kodin penal te Turqise? Demokracia nuk eshte liri pa kufizim te gojes apo llapes.
Me projektkodin e ri pénal synohet paprekshmeria e Kalbesires 08 Nentor 1941. S'është per t'u habitur: kerkohet zhdukja e Shqiperise dhe ndarja e bukurive te saj si me mal, ne fushe etj... Shikoni se dhe dora e padukshme e Izraelit duhet të jetë diku...
Gjithe ata qe hedhin isinuata se ky Kod Penal synon te sjelle diktaturen ne Shqi[peri duhet te denohen , madje para miratimit te Kodit. Ky eshte nje kod qe garanton me mire se askush tjeter lirite dhe te drejtat e qytetareve. Se ja psh mund te kishte nene qe ndalojne te pish uje me shume se 1 here ne dite, apo te burgosin nese fle me gruan, apo te te denojne me pune ne komunitet nese nuk lutesh publikisht per shendetin dhe jetegjatesine ne pushtet te KM etj.
kjo dihet ramazoni eshte vegel e erdoganit, gjithecka ne albaniston bie ere turkoislame e keqe.