Nënkryetari i PD: Opozita në situata dramatike. E mbështet vetëm 13 % e shqiptarëve, kaq kishte Partia e Punës…

18 Janar 2024, 22:00Politika TEMA
Nënkryetari i PD: Opozita në situata dramatike. E mbështet

Nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku e quan ‘kulminacion i shëmtisë’ episodin e djeshëm në komisionin e Medias ku deputetët Flamur Noka dhe Gazmet Bardhi përplasen me deputeten Flutura Açka e Mirela Bakiu.

“Është dramatike kjo që po ndodh” thotë ai.

Në fakt rënien gjithnjë e më të madhe të mbështetjes së opozitës e vërtetojnë dhe të dhënat e sondazhit publikuar mbrëmë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja. Vetëm 13% nga 82 % e vlerësojnë pozitivisht aksion e opozitës me ‘tym e kaos’ në Kuvend.

“Situatë jashtëzakonisht e vështirë. E treguan dhe shifrat e sondazhit tuaj. Ky aksion i opozitës mbështetet nga vetëm 13 % e popullatës. 13 % e popullatës kishte dhe Partia e Punës në 1990. Mendoj se është momenti që kjo histori të ndalet, ambiciet personale, llogaritë të ndalen e të mendojmë për njerëzit që i kemi lënë në opozitë prej 12 vitesh dhe rrezikojnë të ngelen sërish në opozitë, ndërsa në këtë rrugë. Rama mendon mandatin e katërt për faj të gabimeve të opozitës . Duhet të reagojmë me përgjegjshmëri” thotë ai.

“Nuk jam kundër por duhet të bëhen në interein e fitores e jo në sigurimin e mandateve të disa drejtueve të partive. Kemi bërë koalicione por nuk kanë dhënë rezultat. Duhet të jemi të bindshëm e të pranueshëm”

Ndalet dhe tek Partia e Lirisë për të cilën thotë se ndryshon kurs politik për hir të pushtetit.  Dje Partia e Ilir Metës për të cilën Çollaku thotë se PD humbi pushtetin dhe u detyrua të përballej me 21 janarin, sot ajo sulmon eksponentët demokratë, sit ë majtë.

“Partia Demokrati përballoi 21 janarin. Një nga gabimet më të mëdha të asaj kohe të Berishës nuk ishte të mbronte institucionin por mbrojti aleatin e tij Ilir Meta, në vend që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme pasi Ilir Meta, në atë kohë zv/kryeministri u kap i filmuar në një aferë korruptive. Pikërisht Ilir Meta dhe partia e zotit Vasili 6 muaj pasi PD përballoi 21 janarin për faj të tyre vajtën e lidhën aleancën e famshme të qelbësirave dhe demokratët u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Gabimi ishte mos dërgimi në zgjedhje të parakohshme. Sot nënkryetari i Partisë së Lirisë akuzojnë demokratët, si Alibeaj si të majtë. Një përmbysje e ligjëratës politike”

Çollaku beson se ndihma më e madhe që mund ti jepet Ramës për të fituar mandatin e katërt është të mbetet i pandryshuar kodi zgjedhor për shkak të konflikteve brenda opozitës.

“Nëse PS do të pranonte të aplikonte propozimet tona do të ishte lajm shumë i mirë. Por PS duket që Rama nuk pranon listat e hapura. Nuk jam optimist se PS do të pranojë të heqë avantazhet që ka marrë në Kodin Zgjedhor. Nëse tentojmë në mënyrë të unifikuar të biem dakord mbi 2 – 3 propozime e ti qëndrojmë deri  në fund duke shpresuar mbështetjen ndërkombëtare kemi shans për të ndryshojmë dicka".

10 Komente

  1. G
    Gjikmarka

    Or Kreshnik futesh ne loje per te fituar dhe per te fituar bene lloje lloje lojrash e variante te ndryshme ,keshtu qe eshte ne te drejten e vete Rama qe te beje se si mund te fitoje ,ashtu sic beni dhe ju lojen tuaj ,por dihet qe populli voton per Ramen e jo per komunistin Non Grata ,per Ilir Floririn ,per Bashen ministri i 21 Janarit ,per ministrin e rruges se kombit ,per ministrin e Jashem , mis u lodhni kot ,pergatituni per zgjedhjet e 2033 ,se te 2025 e te 2029 jane te Edi Rames

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Shum e drejtë kjo që thotë çollaku. Ju bën thirrje atyre pak që janë, po janë për organizimin e paetisë dhe jo të berishës apo metës. Siç bëri meta me parrinë e të jatit, që ja la monikës e monika ilirit, ashtu dhe berisha, po tenton tja lërë të bijës. Kaq derra paska pasur nl PD që mos kuptojnë se ato janë për veh’ten tyre.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Ndyrësirat si ty që thonë "pd përballoi 21 janarin" nuk vijnë kurrë në pushtet. Të dyja copat e pd janë pjesë e së njëjtës bandë kriminelësh. Ishte populli që e përballoi 21 janarin kur ju gjuajtët me pushkë o jashtëqitje. Pikërisht 21 janari ju ndan me shumicën e popullit juve o fosile shpellash.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Popull

          Ky çollaku ska patur kurre asnje vote. Ky vetem i heq vota Pd. Ska nevoje per sondazh zaloshnje fare.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            E bukura është se këta e dinë sa mbështetje reale kanë dhe përsëri kur humbin në zgjedhje thonë që na i vodhi PS.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AI

              Dhe ti ke rolin tend...po ne 2025 nuk zgjidhesh deputet

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nari

                Partise se Punes i rrufsh sumen,sepse ne zgjedhjet e para pluraliste gati 4 muaj mbasi ishte krijuar PD,me 31 mars 1991 fitoi mbi 70 % te deputeteve dhe rreth 65 % te votave Nje vit me vone PD erdhi ne pushtet me 22 mars 1992,por mos haro se vetem 4 muaj me vone me 26 korrik 1992 shumicen derrmuese te bashkive e te komunave i fitoi PS,te cilen ju ne ate kohe e quanit prape parti e punes,me rreth 54 % te votave te elektoratit.Keshtu qe ju jeni shume larg edhe nga Partia e Punes,megjithese ajo qendroi 46 vjet ne pushtet

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  mos harro se krrici i faros me 2 gishta lart qe jarebi i hyfshin ne bythe ka perkrahje te madhe ne Astir se aty u a nxiu jeten qytetareve Tiranas me bllokimin e unazes qe me ne fund u ndertua dhe krrici i faros ngeli me gisht ne bythe.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokoli

                    Ku Collaku eshte me gomar se gomari. Njeri i trashe nga trute. Mjere ne cfare deputet leshi dhe pa edukate qe kemi. Ptu fare e keqe !

                    Përgjigjjuni
                    1. 0
                      007

                      Koke varreja per te thyer Gure Collaku ka experience familjare nga babaj Hetues i kohes se Hoxhes.. kollone e peste e Saliut me 99 e coi tek Genc Polla , pastaj ja montoi Bashes qe ta monitoronte per llogari te Salihit te Vicidolt. Fare e keqe paski qen o qeni Cardhakut...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje