Basha kërkon informacion nga SPAK a kanë nis hetimet për kullën 64 kate, ata e çojnë përgjigjien në zyrën e… Berishës

18 Janar 2024, 19:39Politika TEMA
Basha kërkon informacion nga SPAK a kanë nis hetimet për

Sali Berisha nga ballkoni ka rikthyer këtë të enjte, historinë e kullës 64 kate prapa së cilës qendron i biri, që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

“Të dashur miq, atë ditë që unë kam vendosur të nis foltoret, njerëz të mi të afërt më pyetën: Sali, a je i sigurt që do kesh mbështetje?

Përgjigjia ime ishte kjo: Unë kam besim se do kem mbështetje, por edhe sikur dhjetë vetë të vijnë, unë do të shkoj në atë takim dhe do mbroj të vërtetat që do mbroj.

Të dashur miq, pra, dy vite më parë u zhvillua një betejë e paparë midis korrupsionit dhe antikorrupsionit të Sali Berishës.

Gjithnjë i hapur, gjithnjë i sinqertë, gjithnjë duke deklaruar se një dokument, një fakt, një provë të vetme po gjetën, Sali Berisha largohet nga politika.

Por ju e patë, se qeveritë më të fuqishme të botës, në dy vite nuk nxorën dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë.

Kurse unë qëndrova në të vërtetën që besoj, qëndrova në mbrojtjen e interesit të tuaj, në mbrojtjen e interesit të këtij vendi, të cilin e duan shumë miqtë, e duan shumë partnerët, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha.

Dje unë fola për Skënderbeun. Vite drite jemi larg prijësit të përjetshëm. Por secili prej nesh ka një copë të shpirtit të tij në shpirtin tonë. Secili nga ne ka një copë të zemrës së tij në zemrën tonë. Secili nga ne ka një grimcë të qëndresës së tij në qëndresën tonë.

Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.

Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.

Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.

Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha nga maja e ballkonit.

Po pse u kujtua sot Sali Berisha, të rikthejë historinë e kullës 64 kate?

Në fakt, është tërbuar nga SPAK.

Kjo, pasi PD zyrtare e Lulzim Bashës, kishte dërguar një shkresë, ku interesohej e po hetohet për padinë e saj, të ngritur në gusht, për kullën 64 kate.

Dhe SPAK ka kthyer përgjigje, se po heton në mënyrë të thelluar.

Vetëm se përgjigjien e kanë çuar në selinë zyrtare të PD-së, pra në SHQUP, të cilën e ka zaptuar Berisha.

Pra përgjigjia e kërkesës së Bashës, ka shkuar në zyrën e Berishës.

Ndaj dhe është tërbuar.

14 Komente

  1. V
    Vranakonti

    He çja kane bere mire. T'a marin vesh jo vetem Basha por edhe Saliu se kulla 64 kateshe po hetohet thelle.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik

      Hahaha!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Me cudit Mero Baze, mbas 30 vjetesh qe e njeh, nuk e kupton strategjine e Berishes. Permendja e kulles 64 kate, tregon qe Sali Berisha dhe Xeni nuk ka asnje lidhje me ate kulle. Po ju thote te tjereve vraponi te hetoni per bashkpronesine e Xenit ne ate kulle, se qenin e ngordhur do gjeni. Saliu akuzohet per vrasje, prandaj kerkon ta drejtoj SPAK ne drejtim te gabuar, drejt nje afere ku nuk ka gisht. Xeni nuk eshte ortak me pronarin e Kulles 64 kate, Xeni eshte sekser i babait Kryeminister, te jep nje projekt rruge, te merr 10 apo 20%, aty mbaron bashkpunimi me Shtufin. E njeta gje ndodhi me Argita berishen me Rezart Tacin, i dhane naften, Argita mori perqindjen e sekserit. Rezart Taci vazhdoi punen, Argita parate qe mori i pastroi tek 19 kullat e kompleksit Partizani. Po keshtu ndodhi me Fazllicin, Saliu i dha toka ne Porto Romano 1 Euro, Argita i shiti me Fazllicin, ajo morri parate, nuk e njeh me. Femijet e Saliut akuzohen per pastrim parash.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Pilo ka të drejtë! Po nuk e besoj se SPAK dhe BKH, dmth FBI, nuk e dinë këtë mekanizëm korrupsioni, i cili kështu funksionon në gjithë globin. Tani problemi është se duke ndjekur gjurmët, si dhe kur do të shkohet te ujku, gjurmë të cilat sado në mënyrë të sofistikuar të jenë fshehur, ato diku mbeten. Mos të harrojmë se pastrimi i parave të korrupsionit është, le të themi, një lloj pandemije. Ashtu si luftohet kundër tij, ashtu mendoj se veprohet dhe ndaj saj. Mesa duket, kur panë se ky lloj viruesi në Shqipëri do infektonte gjithë shoqërinë, si në aspektin ekonomik po aq, ndoshta dhe më shumë atë politik dhe në këtë rast viktimë do ishin shtresat e gjera të popullsisë, si "vaksinë" u gjet krijimi i strukturës së posaçme antikorrupsion me emrin SPAK, strukturë e cila përfshin si një trupë e vetme kushtetuese, Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatat e Posaçme me dy shkallë. Pavarësisht se ç'thonë ata që i tremben asaj, njerëzit besojnë se lufta sapo ka filluar. Edhe pse jetëshkurtër ajo strukturë ka shkuar deri aty ku askush nuk e mendonte, te baballarët e korrupsionit në vend gjatë tranzicionit postkomunist, te kryeministra, presidentë etj "peshq të mëdhenj", që deri dje konsideroheshin të paprekshëm. Sidiqoftë, kjo do jetë një luftë e gjatë, por njerëzit me ç'u kanë parë sytë, më shumë se ndëshkimin me burg, duan që përmes konfiskimit, paratë e vjedhura, t'u kthehen atyre. Ky është ndëshkimi më i madh për mëkatarët dhe ajo çka ata i druhen më shumë. Le të shpresohet se njerëzit e ndershëm në këtë vend, me rrugën e filluar, nuk do të zhgënjehen.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kirurg

            Kalimi nga pasojat ekonomike të varfërimit (dobësimi i shtetit, familjeve, njerëzve, shoqërisë), juridike (korrupsioni, deformimi i drejtësisë), në kulturë dhe edukim etj..., në pasoja politike (shkatërrimi i shtetit, hapja e dyerve ndaj shteteve dhe organizmave armiqësore ndaj demokracisë, aleancave dhe filozofisë pro-perëndimore) nuk është i pamundur. Madje është plotësisht i pritshëm dhe i parashikueshëm. Por jo i pa-parandalueshëm. Perëndimorët e njohin me rrënjë këtë trajektore degradimi, prandaj morën masa. Jemi në segmentin ngritës të kurbës ndëshkuese, spastrimit dhe shëndoshjes. Unë frikën ia kam vetëm ndonjë lufte të gjerë. Për të tjerat besoj se Zoti i ka kthyer të dy sytë nga ne.

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kesaj her bravo Luli dhe Spaku

          Loje e bukur, Luli e ngre topin dhe Spaku e zhyt tek shqupi. E dhjene fare nongraten, ha ha ha. keshtu beja Lulo perseri.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            Fatekeqesia KMBETARE....VAMPIRI

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drane

              O hipokrit i rrezikshem serbo-tropojan, kujt do t'i hedhesh hi syve, popullit qe t'i di se sa luge ke ne shtepi? Urdhero RAPSODINE e ngritur nga populli per ty: More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit...

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me prokurë të posaçme

                Ha, ha, ha! Drane moj mike, të paça sepse aq bukur dhe me humor i ke thënë të gjitha për familjen mafioze "non grata". Me ç'rast, sa për lezet, mirë do ishte të kishe shtuar dhe ndonjë varg për Lilin e dashur të Corleones.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Emiliano

                Ça ka këtu për të hedhur deklarata, për kullën nuk është dakord besoj askërkush që banon në tiranë, aq më keq për ata që janë rrotull perimetrit saj. Ajo kullë, do prishi një gjlbërim dhe i vetmi që ka qëndra e tiranës. Për interesa pushtetarësh bëjmë të gjithë politikë, kulla është beton, betoni sduhet trajtuar si parti politike, por si shëndeti i qindra kryeqytetasave. Turp dhe marre për babzinë e korrupsionit. Edhe ahmetaj u bë me kulla, por sot jeton në arrati, sepse haku i popullit një ditë di vijë. Hëngshit mutin tuaj me atë kullë. Plerat e mutit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Per sa kohe do mbetet I pandeshkuar sharlatanizmi shpellar, kjo kohe paradoksesh do vazhdoje te perzere shqiptaret nga atdheu. Prokurori a ben akuzat, qoftelargu u pergjigjet nga dritarja e halese. Te dhjefsha mu ne shtet qe na ta ne pjese.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    STRUGA

                    Ha Mut sa të duadsh dhe mos u ngopsh kurrë dhe vazhdo të hash, kufomë e pavarrosur-kallur. Mjaft më me broçkullat tua, O IDIOT! Çdo gjë je duke bërë për të mbrojtur veten dhe familjen tënde, pikë.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eni

                      O Vashe mosmirenjohesi...po te dha cdo gje pa e merituar o vemje....

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        AI

                        Po me Rrugen Durres Kukes cndodhi

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje