Nga Bardhi e Noka te Blushi dhe Xhixho, ja cilët janë deputetët e opozitës të proceduar për protestën e djeshme

24 Dhjetor 2024, 10:50Politika TEMA
Nga Bardhi e Noka te Blushi dhe Xhixho, ja cilët janë deputetët e

Shtatë të arrestuar dhe 40 të proceduar në gjendje të lirë është bilanci i protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme nga opozita.

Shumica e 40 personave të proceduar janë deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë u kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve.

Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Lista:

Flamur Noka

Çlirim Gjata

Xhelal Mziu

Albana Vokshi

Oerd Bylykbashi

Flamur Hoxha

Petrit Doda

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti,

Lefter Maliqi

Tedi Blushi

Gazment Bardhi

Luçiano Boçi

Lefter Gështenja

Saimir Korreshi

Erisa Xhixho

Ina Zhupa

Ludovik Hasani

4 Komente

  1. z
    zalli

    bravo bravo ,keto intelektu(hale) do kemi ne parlament ne zgjedhjet e ardhshme,a kane mbetur ndopak trushpelare t'iu shkoje nga pas ketyre plehrave,qe per nje cope karrige,denatyrizohen,apo keshtu i behet qejfi sali kermes.....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me prokurë të posaçme

      Flamur Noka, ish ministër i Brendshëm, aktualisht deputet dhe nr. 2 i PD-së së mbetur me kryetar Sa-lehun 'non grata', i pandehur me dosje për gjykim në GJKKO, përsëritës në dhunimin e trupës policore, fyerjen ndaj tyre, dhe më e rënda, e goditjes së një efektivi policie në krye të detyrës, nuk ndëshkohet sipas ligjit. A mund të gjëndet një rast i tillë, prej një personi të tillë, në planet? Ç'bëhet me kallzimin penal që policia bëri në SPAK, kur kjo monstër goditi me grusht policin, i cili në vetvehte është vetë shteti?! Mbrëmë, sot dhe nuk dihet se deri kur, do vazhdojë telenovela gjekmarkaj, kur në asnjë media apo panele të mbrëmjes asnjë TV, analist e gazetar, nuk u preokupua për veprimet e palejueshme dhe të dënueshme penalisht të një delinkuenti si Flamur Noka. Mos flasim më tej për kafshërinë e tij në sallën e Kuvendit, ndaj kolegut dhe deputetit Agron Shehaj. Akoma më revoltues mbetet fakti që këtë monstër do ta shohim në parlament edhe pas 11 majit 2025. Hej, ç'bëhet kështu në këtë vend?! O milet, a keni sy në ballë të shihni se për kë do votoni?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Shumë mirë e ke o qytetar,por më të vërtetë nuk po shohim asnjë gjë nga këto Procedimet penale të Nokës me shokë...kur një qytetar godet një tjetër,policia vepron menjëherë,e rrras brenda,aq më shumë duhet të veprojë në flagrancë me Nokën,pse nuk e bën.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bajgat shqiptare si qener rrugace enden rrugeve

        Bajgave shqiptare te sali nongrates u ka erdhur ngordhja. Nje dite te gjithe keta do jene fukarenj pasi do te jene konfiskuar te vjedhurat. Kete duhet te premtojne partite e reja nese duan te fitojne pushtetin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje