Në mbyllje të vitit 2024, Ambasada e SHBA në vendin tonë ka renditur arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.
Me anë të një videomesazhi, e ngarkuara me Punë, Nancy Vanhorn flet shqip, duke thënë se “në Shqipëri shumë punë janë duke u realizuar”.
Ajo shprehet krenare për atë se çfarë Shqipëria dhe SHBA kanë bërë për të forcuar demokracinë e vendit tonë, për të ndërtuar partneritet në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit.
Ambasada kujton momentin kur në janar të 2024 Shqipëria përjetoi një çast historik me ardhjen e helikopterëve të saj të parë Black Hawk, një arritje krenare e mundësuar me 50 milionë dollarë ndihmë nga SHBA.
Ndërsa viti mbyllet me një arritje teksa sekretari i Shtetit nderoi Altin Dumanin si një nga Kampionët kundër Korrupsionit për vitin 2024, për udhëheqjen e shkëlqyer e SPAK-ut dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.
“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta”, thuhet ne njoftimin e Ambasades amerikane në Tirane.
Zonja diplomate amerikane, ky vend perjetuar shume miqesi, miqesine e ´´pavdekeshme´´ me bashkimin sovjetik, qe vdiq mbas dy dhjetvjecare rruges, po keshtu me miqesine e ´´pavdekeshme´´ dhe me kinen e mao ce dunit, kurse tani kemi turli miqesish: nje miqesi dashurore perverse, me ish pushtuesin tone turk, qe na denatyroi racen dhe mbas la vetem xhami dhe tru te kalbura; miqesi kjo qe vazhdon te iniciohet dhe zhvillohet nga sunduesit tane sali,rama. Saliu, pa pyetur as parlamentin, para tre dekadave shkon dhe fluturon drejt shkretetirave arabe dhe antareson kete vend europian, ne organizaten e shteteve islamike, qe vazhdon te duartrokitet dhe nga sunduesi i ri, rama qe vet shkruan dhe vet vulos, ku per me tej ky sundues, cfaq nje dashuri teper te semure, per sulltanin islamist erdogan.Pra e vetmja shprese e ketij populli dhe vendi europian, qe ky vend i stervuajtur dhe i bastarduar ne shekuj, qe ti rikthehet cilesisht kontinentit te cilit i perket eshte shteti te cilit ju i perkisni SH.B.A-ja. Dhe ju e njihni njesoj si ne, se ne cfare gjendje te mjerueshme te gjithaneshme eshte ky vend. Ju mund te jepni nje ndihmese te madhe, ne kurimin e semundjes se ketij kryeministri, ku ekspozon vec suksese dhe asnje deshtim, me iden e tij fikse, qe duke shpenzuar me shume kohe jashte se brenda, ta fiksoje vec artificialisht, kete vend ne bashkimin europian. Prandaj eshte detyra juaj dhe shpresa jone, ti gjeni medicinen e duhur, ketij lloji udheheqsi autokrat, qe sundon ne nje vend, qe funksionon si andej nga erdhem ne shekuj, qe te ndergjegjesoni komisionin europian, per gjendjen reale ketu, dhe te mos i meshojne se sa duhet real politikes, pasi ky vend vazhdon te jete ne nje udhekryq.
Kujdes Nency, Dumani eshte vegla e Berishes, do t'jua hedhe keq.