INTERVISTA/ Rrëfimi i Elisa Spiropalit: Shqipëria, Parlamenti, e majta dhe...

30 Dhjetor 2024, 17:28Politika TEMA
INTERVISTA/ Rrëfimi i Elisa Spiropalit: Shqipëria, Parlamenti, e majta

Nga Reldar Dedaj

Elisa Spiropali shënohet si kryetarja më e re në histori e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe po ashtu politikania më hopin më të madh të karrierës për këtë vit. Si një përfaqësuese e brezit të ri, sot, numri dy i shtetit, kumton një ambicie të politikës shqiptare që ky brez, më në fund, ta thotë fjalën e tij, 35 vjet pas rënies së komunizmit. Në një rrëfim për revistën “Liberale”, Spiropali rrëfen nga një kënd tjetër i karrierës së saj të pathënat dhe të thënat e një rrugëtimi jo të shkurtër që nis, pas përfundimit të studimeve në Kanada dhe Amerikë, për t’u rikthyer në atdhe. Në fakt, kur e mendon një zgjedhje të tillë, s’mund të jetë për askënd një veprim i pakuptueshëm, kur lexon atë që ajo vetë e thotë: “jam produkt i familjes, por edhe i historisë, kulturës, artit, madje edhe i klimës, relievit, gjeografisë të vendit tim, të cilin nuk e këmbej me asnjë vend tjetër, sado të qytetëruar e të pasur, kurrën e kurrës.” Dhe, historia vazhdon...

Si e shikoni sot rolin e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë?

Nuk shoh "rol". Rolet luhen në teatër, në politikën e keqe, në Tik-Tok. Unë nuk jam "në rol". Unë jam "në punë". Si çdo punë. Veçse pa orar. Duke qenë gjithë kohës në punë, për mua orari nuk ekziston. Pra, jo rolin, por punën e shoh me shumë kujdes. Detyrat, përgjegjësitë, ngatërresat e rastit, rreziqet eventuale, rrethanat e favorshme ose jo, janë punët dhe detyrat me të cilat unë merrem dhe përpiqem t'i kryej me cilësinë dhe në afatin e caktuar. Kuvendin që më përpara e shihja nga jashtë vetëm si Tempull të fjalës së lirë, të bukur dhe të fortë, tani që jam brenda dhe në krye, e shoh edhe si një agregat që kryen punë që u shërbejnë njerëzve, duhet menaxhuar si duhet dhe mirëmbajtur.

Në nenin 1 të Kushtetutës sonë shkruhet se "Shqipëria është Republikë Parlamentare". Në nenin 2 "Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejtë". Këto formulime sa të bukura dhe të detyrueshme, duhet t'u mjaftojnë përfaqësuesve të popullit, deputetëve, për të qenë kurdoherë në lartësinë e detyrës kushtetuese për të garantuar një Kuvend të pavarur, llogaridhënës, transparent, modern, efiçient që ta kryejnë si duhet punën e vet si ligjvënës, monitorues e kontrollues të pushteteve të tjera. Jo si qëllim në vetvete, por si garant të demokracisë dhe gjithëpërfshirjes. Këtij misioni po i dedikohem plotësisht.

Çfarë ju vështirëson dhe lehtëson më tepër në punën tuaj?

Dhuna materiale, me ngritje nga vendi, uzurpime të foltores, pengime, thyerje, djegie, gjithçka që ka të bëjë me sendet, si dhe mulliri i llafeve të tepërta apo fake-diskutimet, abrakadabrat, shpifjet, mungesa e bashkëpunimit apo pranimit të tjetrit, fyerjet, intrigat, janë vështirësia dhe fatkeqësia e Kuvendit tonë. Diskutimet pasionante, bindja e tjetrit ose të tjerëve me argumente, prova, fakte, arsyetime bindëse, janë dukuritë lehtësuese, që do doja të ndodhnin, qoftë edhe me zë të lartë, qoftë edhe me të bërtitura, madje do i adhuroja dhe do i përkrahja, edhe nëse do ishin aq të fuqishme sa me forcën e frymës së fjalës të shkatërronin dhe të thyenin karrige dhe të shembnin mure. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë t'i lëmë pas këto shfaqje të padobishme, mbetje të kulturës totalitare dhe trazicionale, dhe të motivohemi nga modelet e parlamenteve ku fjala ka peshën që duhet, Kuvendi ka dinjitetin dhe autoritetin që meriton.

Cila është formula e suksesit tuaj?

Unë nuk mendoj për asnjë sukses. Aq më pak për "formulë suksesi". Nëse ndjek pareshtur detyrat dhe problematikat e punës që më është ngarkuar, kryej me seriozitet dhe përkushtim punën që më përket, quhet formulë suksesi, po, këtë e kam bërë, e bëj dhe do e bëj; sot e mot, e përgjithmonë.

Cili është preokupimi i sotëm i kryetares së Kuvendit?

Kryetarja e Kuvendit nuk ka obligime të sotme e të nesërme. Ka detyra të vazhdueshme një numër prej të cilave janë rutinë. Unë s'jam vetëm njeriu që i jap fjalën njërit e tjetrit ditët e seancave. Ajo është çka duket. Kuvendi ka një mijë punë të tjera. Jam edhe administratore e Kuvendit me problematikat që dihen. Preokupimi im nga më të rëndësishmit është përmbushja e prioritetit madhor të Kuvendit, kontributi në procesin e anëtarësimit në BE dhe e monitorimit të negociatave, duke e bërë këtë proces sa më transparent e gjithëpërfshirës, intensifikimi i diplomacisë parlamentare për të siguruar mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për realizimin e objektivit strategjik kombëtar për anëtarësimin në BE brenda dekadës, mbështetjen për Kosovën, por edhe mbrojtjen e të drejtave të pakthyeshme të shqiptarëve në rajon.

Gjatë sesionit të ardhshëm, i fundit i kësaj legjislature, do të kemi një program e kalendar të ngjeshur, për të shqyrtuar sa më shumë akte ligjore, për të avancuar reformat dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik e social, por edhe në fusha të tjera si shërbimet publike jetike, arsimi, shëndetësia, kultura, siguria etj. Do të vijojmë bashkëpunimin e partneritetin me institucionet e pavarura, shoqërinë civile, botën akademike, për të ushtruar përgjegjësitë e përbashkëta para vendit dhe qytetarëve, dhe për ta bërë veprimtarinë e Kuvendit sa më efikase. Kuvendi ka nevojë për ndryshime, brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare. Rritja e efiçiencës së drejtimit dhe organizimit të Kuvendit presupozon që, brenda lirive kushtetuese e parlamentare, deputetët të jenë më aktivë, më produktivë, më rigorozë, në ndjekjen e agjendës parlamentare. Partneriteti i Kuvendit mund dhe duhet të fuqizohet e të përfshijë edhe rregullimin ligjor e procedural të ndërveprimit me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, sipas modelit të demokracive të zhvilluara.

Sa i përket përtej vitit 2025 dhe përtej kësaj legjislature, gjatë përvojës sime parlamentare, por edhe gjatë ushtrimit të mandatit të Kryetares, kam kuptuar se Kuvendi i Shqipërisë ka më shumë nevojë e hapësirë për autonomi. Si Kuvendi i një republike parlamentare, por edhe në kontekstin e projeksioneve tona ambicioze, kur në përfundim të legjislaturës së ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë do të jetë Parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian, mendoj se zgjerimi i autonomisë duhet të nisë nga ajo financiare. Si një prioritet të legjislaturës së njëmbëdhjetë do të rendisja në krye miratimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihen ndryshime për Statusin e Deputetit. Kjo presupozon krijimin e kushteve logjistike dhe financiare që deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre, duke u pajisur me zyra, stafe mbështetëse etj. Kjo mund të kërkonte një rikonceptim të godinës së Kuvendit dhe bashkimin në një të sallës së seancave me mjediset e shërbimeve parlamentare. Nuk kam ndërmend një bashkim mekanik, por funksional, në mënyrë që shërbimet parlamentare t’u përgjigjen në mënyrë më funksionale dhe proaktive agjendës dhe veprimtarive parlamentare. Na duhet pra një godinë e re dinjitoze për Shqipërinë europiane.

Në media është aluduar ndonjëherë edhe në lidhje me origjinën tuaj hebreje. A mund të na tregoni si qëndron e vërteta?

Ashtu i është dukur një gazetari fantazioz nisur nga pamja e jashtme dhe gërmime të brendshme në rrjetet e mia sociale dhe daljet publike. Unë s'kam arsye ta pranoj as ta mohoj, aq më pak të komentoj gazetarin që "zbuloi" origjinën time hebreje, i cili, meqë ra fjalë, nuk jeton më. Kam lindur e jam rritur në Tiranë. Prindërit e mi po ashtu. Origjinën e kam prej andej ku Labëria prek Bregun.

A mund të na tregoni se pas studimeve me rezultate të larta në Kanada dhe Amerikë, pse vendoset të ktheheshit në Shqipëri?

Në Shqipëri do kthehesha edhe në Hënë apo në Mars të kisha studiuar. E kundërta, pra që të rrija diku larg Shqipërisë, do ishte e mundur hipotetikisht, por e kam të paimagjinueshme objektivisht. Për një mijë arsye: Sepse vendin tim e dua, njerëzit e dashur i kam afër, jam produkt i familjes sime por edhe i historisë, kulturës, artit, madje edhe i klimës, relievit, gjeografisë të vendit tim, të cilin nuk e këmbej me asnjë vend tjetër, sado të qytetëruar e të pasur, kurrën e kurrës.

Kur ktheni kokën dhe hidhni vështrimin nga rruga nëpër të cilën keni kaluar, çfarë ju ka mbetur në mendje që vërtet ja vlen të tregohet?

Më ka mbetur në mendje që Shqipëria e 300 ditëve diell në vit, është një vend tmerrësisht i bukur, me nëntokë dhe mbitokë të pasur, me natyrë dhe klimë fantastike, qytete magjike, tradita dhe zakone mahnitëse, si dhe sigurisht njerëz të mrekullueshëm. Të tjerat, ku vajta, sa mijëra kilometra udhëtova, si e binda elektoratin të votojë partinë time, janë statistikë, janë kronikë, janë përditshmëri, që po deshët ua rrëfej, por kjo bisedë do dilte tepër e gjatë.

Çfarë qëndrimi duhet të ketë intelektuali në marrëdhënie me politikën?

Intelektuali nuk duhet t'i rrijë politikës afër apo larg, por në distancë optimale, të mbajë qëndrim serioz, të mos përkulet nga fryn era. Ta njohë veten. Ta njohë vendin. Ta shfrytëzojë talentin apo zotësitë që ka duke mos bërë eksperimente, marifete, dallavere, gjëra të dyshimta, por për të bërë atë që di, atë që mundet, atë që ia lejojnë rrethanat. Jo të tjera, se e mbulon turpi, dhe e gjen belaja.

A ekziston diçka që ju shqetëson më shumë se çdo gjë sot për Shqipërinë?

Mentaliteti i vjetërsuar, bindjet e ngurta, mungesa e tolerancës, mllefi ndaj suksesit të tjetrit, zelli për linçim dhe denigrim publik përmes ekranit dhe tastierës, ikja me hyxhym, vetëdija e mangët e jetesës në komunitet, mosnjohja e detyrave dhe e të drejtave. Pra, nuk kemi pak shqetësime. Por po i ndreqim. Jemi në rrugë të mbarë. Pas pak do jemi ku kemi rrënjët, ku prej mijëra vjetësh kemi qenë dhe do të jemi, në Europë.

Cilët janë shkrimtarët dhe këngëtarët që ju lexoni dhe dëgjoni më shpesh?

Shkrimtarët, përveç Kadaresë, Shekspirit, Dantes, Tolstoit, Markezit, Dostojevskit, Lasgushit, poetëve amerikanë dhe rusë, politikanët që shkruajnë biografitë e tyre, më janë të dashura edhe dallgët e detit që gdhendin shkëmbinjtë, rrufetë që grisin errësirën, vjeshta që qëndis qytetin me gjethe të rëna, dimri që dërgon kartolina. Këngëtarët e mi të preferuar, përveç Leonard Cohen dhe Nina Simone janë edhe bilbilat që këndojnë në degë, cicërimat e zogjve në pyll, pëshpërimat e përrenjve që ikin rrëmbyeshëm drejt lumit.

Ju si politikane dhe intelektuale keni heronj. Si ndjeheni në krahasim me ata?

Unë jam dhe deri në fund do të jem, një njeri i papërfunduar, i papërsosur, një "under construction". Ustallarët apo kudhrat që vazhdimisht më formësojnë dhe kurdoherë më kalisin janë mirënjohja, pasioni dhe durimi im, punët që unë bëj, detyrat që unë plotësoj. Për "Heronj" është herët. Duhet pritur sa të gdhijë dita, të këndojnë gjelat, të lehin qentë, të dali tym nga oxhakët, të lindë Dielli. Pastaj shohim e bëjmë. (Revista Liberale)

41 Komente

  1. S
    Skerdi

    Delirante. Te fala Pellumb Gjokes. Po ti ske turp.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ti o te pakten je injorant,nuk di kulture fjalen e bukur shqipe. Ti o shpellare mesjete,te ka erresu syte e mendjen krimineli e kopeja e tij...te japin kocken..e fitove Supen e helmuar per sot. Shkruaj tash me emer tjeter per supen ttjeter.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar

        Ti je need koke lope ( mos fyej lopen). Clare zog gomari! Ti jeton ne erresiren ku te ka lene qoftelargu. Nqs je I kenaqur..vazhdo. po dole dielli ne fillim ti vret syte..por ndoshta do mesohesh.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Lum Skenderbeu per ty t morrshin t ligat malokt ty jarebi

          Përgjigjjuni
        2. J
          Ji gjithmone vetja elisa

          Spiropalin dhe Veliajn, jane nje dhurate historike, per kombin tone, qe nuk ka te trete. Dhe mendoj, qe kjo zonje do te fitonte dhe me shume, sikur te mos i bindet qorrazi, urdhrave te ”skenderbeut”, sic qe se fundi dhe cfaqja maskarade e bashkimit teper te sforcuar te dy parlamenteve, ne Prishtine, vec se kjo i duhesh per nje show ”europian” , skenderbeut te vilajetit arnaut.

          Përgjigjjuni
          1. l
            landi

            kur shqiperia ka mbetur te dale ne krye nje kryelavire si kjo, i rente zjarri dhe e pervelofte...se bashku me Sali Llumin e Edi plehun

            Përgjigjjuni
          2. S
            Samiu

            Moj zonje si nuk e kupton as nuk e ndjen sa neveri te kane shqiptaret. Nuk po flas per te Saliut por per shqiptaret pa parti. Je totalisht aut.

            Përgjigjjuni
            1. K
              KEQARDHJE .!!!!

              KEQARDHJE QE JU KAM VOTUAR . PASKENI QENE HAJDUT ME ÇIZME.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Celsi

                Kjo qelbesire eshte kryetare parlamenti e filloj karrieren pa i thene njeri pune e mbare. Jane kelyshet e sharlatanit te madh qe do rregulloj sistemin e drejtesise, Berisha me 6 mujor ky me patronazhiste, rezultati eshte i njejte. Laja e koheve moderne, mentaliteti i vjeter ne kohet moderne.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Fedhiqesira te sales hajdutit,shkaterrusit kriminalit te shqiptareve

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kaonia

                  Kokra e legenes .të rrofshin ata miqte e vjetër e të rinj ty qe të beren deputete .elisa që nuk dilte njehere ne fushatë po bridhte posht e larte u bë drejtoresh doganash , socialistat e vërtet as roje ne policit private .Sa burrë i mirë eshte ky rama me keto baxhellat. Mbeti kjo punë në dore të kurvave.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O P T I M I S T I

                    Pra. . . . , e thene shkurt , qarte dhe prere me gjuhen e ketyre tifozeve komentues , na mbetet Zhelefina , si zonja me e pjekur dhe me e denje per fronin e kryedeputetes ! Njerez teper te neveritshem , llafazane , kritiziere e baltoses qe nuk meritojne te flasesh per ta , mbushin hapesiren me komente idjotesh , qe nuk vijne ere kulture shqiptare e shqiptarizem ! Une kam vleresimet me te larta per kete zonje te nderuar , te respektuar , si asnjeren nga politikanet tona qe kemi njohur deri me sot . Urimet me te mira per zonjen Spiro pali , shendet te plote , suksese ne punen e saj te cmuar dhe qofte e lumtur ne familje e shoqerine e saj !

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luiz Prifti

                      Jo o intrigant jo. Optimist hipokrit. Mos ve para spiropales topallen se nuk i ha me njeri keto idiotsirat tuaja. Maskarenj te pa shpirt ndaj ketij populli.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dashi

                        Bravo optimisti ! Plehrat e mësipërm , janë dhe zagarët më të ndyrë e qelbësirat më të urryer . Po pse , more qenër e bij qenërish , çfarë ka bërë Elisa ndonjë të keqe dhe çfarë i mungon asaj në shkollim e formim ? Ka kryer me medalje ari studimet në Shqipëri , me rezultate shumë të larta edhe në Amerikë e Kanada . Çfarë ka mangut kjo grua e emancipuar dhe tepër e aftë ? Si e doni ju Kryetaren e Kuvendit , si Zhelefinën që thoshte, si nuk ju vrau të gjithëve ju socialistëve Saliu ? Apo , që thoshte merreni për zhelesh e flakeni përjashta .? Turp të kini për vrerin që nxirrni për një grua , bashkëshorte shembullore, nënë e dy fëmijëve dhe politikane e formuar si asnjë grua tjetër në Shqipëri .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elisa nje feier me Klas e bukuri natyrore????

                          ????????çdo fjal te arte qe the e firmos❤️ Kjo Grua fisnike dhe e bukur me ben te dua Shiperin dhe pse jeton prej 33 vitesh shum larg e skan asnje lidhje më me ate vënd

                          Përgjigjjuni
                        2. O
                          OPTIMISTI ke te drejte....

                          OPTIMISTI jam me te njejtin mendim ! une e krahasoje me Mbretetreshen e Gjermanise z. Merkel..... kjo z. Spiroplai ju vjen hakut te gjtheve pacavureve te Politikes te PD apo dhe atyre mbeturinave te tjera Parti i thencin....

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            OPTIMISTI ke te drejte....

                            OPTIMISTI jam me te njejtin mendim ! une e krahasoje me Mbretetreshen e Gjermanise z. Merkel..... kjo z. Spiroplai ju vjen hakut te gjtheve pacavureve te Politikes te PD apo dhe atyre mbeturinave te tjera Parti i thencin....

                            Përgjigjjuni
                          2. E
                            E. Kajo. Karafili

                            Asgje me shume se drejtoreshe doganash e babezitur deri ne fyt. 5 miljon sjane pak. Te fala Keti Bazhdarit.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Elisa-beth Spirokaripali von de Prrenjas

                              Me duhet ta pranoj se qe kur me beri Ramazoni kryetare, nuk ngopem dot me kar. E dua ore e cast dhe mendja aty me ri. Jam shume e shqetesuar per kete. Shkova tek nje psikoanalist [me i miri me tha Ed Shalsi] . Sa filloi te me psokologjiste i kerceva persiper dhe .... ja ngjita DSM-ne time. Pas seances ai kerkoi ndihme tek urgjenca. Nuk e di se cfare kam se kaloj ne orgazem sa here Flamur Noka flet ne kuvend. dhe jo njehere ..konvulsione o zot o zot. Ika te ndrohem tani se sapo pata nje orgazem tjeter..vulkan vulkan. Sa keq qe Skenderbeut nuk i punon fare. Do ishim kenaqur te dy tek lodrat. Puc puc

                              Përgjigjjuni
                              1. Çika

                                Një intervistë që pota lexosh mesytë e mëndjes nuk mundet të flasësh me një mllef të pa justifikuar .Si gjithëmonë nuk mund të shkëputen një sorollop njërëzish nga të parit dhe konceptuarit të çdo diskutimi dhe të peshuarit me kandarin e ndryshkur të politizimit të dhe nihilizmit të çdo gjëje.Një pyetje hipotetike dhe edi përgjigjen që do të marrë,por sidoqoftë , do të marrë rriskun e ndonjë sharje alla idjotësishë që zënë vënd në këto komente.Të kater a pesë komentuesit kanë shryrë dufin me ofeza ndaj zElisa Spiropalit .Mirë, nuk është e thënë se do tu pëlqejë të gjithëve por pyetja ime është:More komentues çfarë kuptuat nga kjo intervistë që ju ngriti nervat dhe shpërthyet në këtë mënyrë?!Përgjigjen po e jap vet . ,Ju more njerëz të infektuar keq nga politika dhe disa figura të cilët kanë 34vjet që ju kanë bërë gjëlpërën e virusit , nuk keni kuptuar asgjë por mjafton të shkruani keq e mosmëkeq për tu komportuar me bindjet tuaja dhe me udhëheqësin tuaj që ka tre dekada që ju ka hedhur trutë e gomarit dhe nuk shikoni më e të arsyetoni me mëndje të kthjellët.Për të qënë më i drejtpërdrejtë në opinioni tim mund të them se kjo intervistë mund të mos të kishte fare po fare komente sepse ajo nuk ka lënë vënd për tu kapur nga gjahtarët e minjëve sepse skishte fare qëndrim politik apo një anëshmëri më trajtimin e dhënien e përgjigjeve .Por mund të themi pa rezervë se përgjigjet e saj ishin ,sipas meje, tepër të kujdesëshme të kuptueshme me nivel kulture dhe intelekt të admirueshëm që meriton dhe mund të mesojnë ca birbo deputet burra dhe gra të cilët kanë një nivel për tu qarë hallin,.Pse more njërëz nuk ju thotë mendja shpirti dhe zëmëra të vlerësoni pozitivitetin e vajzave djemëve burrave dhe grave (që janë të rinj në politikë por që dallojnë për nivelin e lartë pabarësishtë se i kujt krahu politik janë).?Nxireni shajtanin nga barku dhe arësyetoni pozitivisht sepse nuk ju kushton asgjë përkundrazi ndiheni më komodë dhe të lirë në qëndrimet për çdo problem.Me gjithëjse nuk jam dakordë në disa nga ato që shkruhen respektoj cilindo që ka mendimin e tij.Respekte të pa kushtëzuara për mendimin e gjithëseicilit

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Balzaku

                                  E bukur e mencur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jugu

                                    Je bere bajate si mamica e Skenderbeut dhe e pa pranueshme per votuesit si hajdute me doganat dhe sidomos me burrin tend ne Fier.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xha Jaho

                                      Eshte dhe BUKUROSHE si shpirt eshte. Yll je Elisa, mos ndigjo keta Rrumpallet islamiste se nuk din ç'eshte e bukura dhe estetika por sharjet dhe ofendimet e Nulave, berisheve etj rrumpalle din vetem..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        Ji optimist dhe beso se kjo sorra dhe skenderbeu i saj do ta thyejne qafen sa me pare.Kjo per mua eshte nje papagalle e neveriteshme,nje patronazhiste mediokre.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Temes

                                          S'ka lidhje me avdallet e politikes, me e mira

                                          Përgjigjjuni
                                          1. l
                                            landi

                                            O kar...po ti qe leh gjithe diten per Sali funderinen, a sje nje patronazhist ? Apo ke degjuar sali kelliren qe leh nga mengjezi ne darke dhe ti shkon pas berihajt...

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            Detari

                                            i ka bere leket e sqiptarve plastik per fytyren kjo arixheshka

                                            Përgjigjjuni
                                            1. i
                                              iir

                                              Pune llastiku te keputur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Leberia

                                                Shum kardashese kjo baxhella

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Beqire Ballukja

                                                  Pse nuk flet per luften brenda llojit zonje e nderuar??? Pse nuk flet per Erion Veline qe e beri kurban Rama per te kenaqur epshet e Ballukut??? Pse nuk flet Elisa qe ste trembet syri per ti kthyer pergjigje Berishes dhe te tjereve???? Erioni ishte shok idealesh me ty dhe bashk shkuat ne PS. Apo dhe ti si te tjeret ju nenshtrove Ballukut???

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mbreteresha e Politikes shqiptare !

                                                    Mbreteresha e Politikes shqiptare , njesoje nese me lejohet ta kragasoje em Mbretereshem e Gjermanise z. Merkel..... i uroje vetem suksese zonjes Spiropali.... kjo ju vjen hakit atyre krimineleve te PD apo dhe atyre plehrave parti te tjera...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Spak , vepro !

                                                      Jane te gjithẽ hajdute. Ne burg e kane vendin .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        tahiri

                                                        Per optimistin: Pyete Spiro palin nga kush pjese e kultures Shqiptare vjen ose ndoshta vini te dy nga e njejta kulture fshatareske, jeni nga i njejti fshat dhe keni te njejtin lider, Sharlatanin e gjate. Vazhdoni me "patriotizmat" per tru shpelaret militante, qe akoma nuk kuptojne pse jane ne emigracion dhe dalin presin neper salla "Skenderbeun" e Spiro Palit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nik Ternova

                                                          E meriton per cdo gje qe ke bere!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shqip

                                                            Eshte e mrekullushme...ja vlen per postin kulturen, pse jo te votohet.....25...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Moni

                                                              Si rob i zene kaps! Lizes i intereson botoksi dhe shopingu, dhe lekat ben dore... si gjithe syfeti vete kuptohet. Edhe parlamenti i duket si kafene. Vae victis.......

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Bumbum..bum

                                                                Sa km të kushtoi ajo karrige?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Arber

                                                                  Elisa eshte nje nga grate me te mencura te ketij vendi qe jane marre me politike . Vetem dallkauket dhe militantet e partive kundershtare mund te hedhin balte ne nje zonje . Krenar qe kemi nje intelektuale ne krye te parlamentit . ........... ( post scriptum ; Kush shan Elisen : ja q....a robt .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. k
                                                                    koalas

                                                                    I like her, ngjan pure albanian, jo si motra harrallambosit nga egjipti

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Dauti

                                                                      O spiropalla, ty ndofta nuk te behet vone. Por vetem ta dish, populli te neverit si njeri pa shtylle kurrizore.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Luani

                                                                        Per Arberin mos e vrit mendjen e sigurove vendin e punes me kete koment, ju nga PS me patronazhistet, PD nga krahu tjeter me militantet komuniste, Shqiperia do te behet shkemb graniti ne brigjet e adriatikut.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje