Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok.
"Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë, sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë", tha Rama.
Rama në mënyrë të tërthortë iu përgjigj kompanisë kineze, duke thënë se ajo mund të jetë në kërkim të gjetjes së masave për këtë aplikacion, por nuk ka kohë.
“Do shohim si do evoluojnë gjërat. Ka një presin të madh për të marrë më shumë masa, me siguri TikTok mund të jetë në kërkim të marrjes së masave të krijimit të garancive, ne s’kemi kohë për të pritur, është moment që duhet mbajtur qëndrim i fortë.
Është vendim i mbështetur nga mbi 90% e prindërve të anketuar”, vijoi Rama.
Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjeçare. Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla, pasi muajin e kaluar një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një debati që filloi në rrjetet sociale.
Vendimi i nje diktatori .......per te siguruar qe Tik tok mos te llap shume....deri pas zgjedhjeve.....po me e bukura, kur do hyje ne fuqi dhe si do ta kontrolloje bllokimin ky psycho...
Shih se mos te vjen ndonje gjobe si peshqesh sikurse te ka ardh nga Beketi o Figure