Rama: Shumë shpejt paga mesatare për administratën shtetërore do shkojë 1000 euro

30 Dhjetor 2024, 11:45Politika TEMA
Rama: Shumë shpejt paga mesatare për administratën

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, deklaroi se shumë shpejt paga mesatare e administratës shtetërore do të shkojë në 1000 euro.

“Siç u deklarua nga INSTAT, ne kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin e këtij viti pagat të arrinin në nivelin mesatar 900 euro. Jemi në 968 euro dhe tavani i pamendueshëm deri para disa vitesh i 1000 eurove është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse të ekonomisë”, tha Rama.

“Një gjë është të duash të rrisësh pagat e pensionet dhe një gjë tjetër është të mundesh të rrisësh pagat e pensionet. Një gjë është t’i rrisësh duke vazhduar të rrisësh ekonominë dhe një gjë tjetër është t’i rrisësh duke çuar shtetin në drejtim të paditur, duke lënë pas gropa të mëdha që ne gjetëm kur morëm detyrën”, shtoi kreu i qeverisë. 

1 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Per administraten tende te korruptuar qe e kruajne gjithe diten 1000 euro? apo per vota ,po per pensionistet more kellire pse s flet sa do tu ritet .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje