Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se lidhja e pushtetit me krimin e organizuar tashmë është fakt pasi vetë mandati i Edi Ramës është produkt i bandave të Durrësit, si dhe falë kriminelëve të Elbasanit në shërbim të kryeministrit, u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve të 2021-shit.
Në videon e postuar në facebook nga intervista e kryeministrit për Zërin e Amerikës ku pyetet për Jurgis Çyrbjan, Basha thekson se mandati i Ramës është produkt i këtyre lidhjeve që sipas tij, kanë dëmtuar rëndë proceset demokratike në vend. Ai e cilëson ndarjen e politikës nga krimi si një emergjencë kombëtare dhe për këtë ka depozituar në Kuvend një projektligj për vetting-un në politikë.
“Pastrimi i politikës nga lidhjet me krimin është hapi i parë për të ndërtuar një demokraci të vërtetë,” tha Basha, duke ftuar qytetarët që më 11 maj të mbështesin këtë nismë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Sipas tij, vetëm një politikë e pastruar nga krimi mund të sigurojë shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Një pushtet i papërgjegjshëm dhe i pamerituar prodhon marrëzira të tilla, si kjo “larje duarsh” ndaj detyrës ekskluzive që ka kryeministri dhe kryetari i partisë qeverisëse, për të mos lejuar që krimi i organizuar të fusë ushtarët e tij në Parlament me firmën e Edi Ramës.
Tashmë është fakt se vetë mandati i Edi Ramës është produkt i bandave të Durrësit, po ashtu është fakt se, falë kriminelëve të Elbasanit në shërbim të kryeministrit, u tjetërsua rezultati i zgjedhjeve të 2021-shit, për të mbrojtur një pushtet të korruptuar, që nuk i shërben qytetarëve, por krimit.
Shqipëria nuk e meriton këtë papërgjegjshmëri, e aq më pak lidhjen simbiotike mes këtij pushteti dhe krimit, që ka shkatërruar proceset demokratike. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare, prandaj kam dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vetting-un, si një mekanizëm të domosdoshëm për të pastruar politikën dhe për t’i hequr çdo alibi atij që bën sikur nuk di se cilat janë detyrat e tij.
Pastrimi i politikës nga lidhjet e errëta me krimin është hapi i parë për të krijuar një demokraci të vërtetë, ku vota respektohet dhe individi ka zë në vendimmarrje.
Më 11 maj, ju ftoj të mbështesni me votë nismën e vetting-ut, të penguar nga Edi Rama, për t’i dhënë Shqipërisë mundësinë e një të ardhmeje më të mirë, ku triumfon shteti i së drejtës, ku rritet ekonomia dhe ku politika i shërben vetëm qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.
Shqipëria meriton shumë
Sa here e kam thene, Mero qellimisht e nxjerr ne Tema, ket shfatarine Hollandez...per t'ja merzitur mengjezin lexuesve te nderuar te Temes qe nuk e meritojne kete trajtim!
Asnje here nuk me ka bere pershtypje ky njeri pa bythe por ketu ka te drejt VETING PER PUSHTETARET. Hyne me qizme ne politike dhe behen milirdera dhe keto jane majtas dhe djathtas. Shiko qiftin Meta kryemadhi dhe Berisha family keta erdhen te leckosur hyne ne polotike dhe jane bere sheik. Veting
E kuptojn njerezit se pas Maskes qe perdor -fshihet nji MutMajmuni i gjetur ne Shpell. 2025 duhet te jet viti i pastrimit te Politikes nga te gjithe Antishqiptaret e sharlatanet si ky kakToksike , dhe te gjitha Bandat Politike qe ropen tradhetuan shkaterruan jetet e shqiptareve ,si ky kurv grekosrbe ,qe pa punuar ka 4 Vila,prona hotele biznes . Ki gjeti ky Miljonat ? Ky klysh bushtre hajdut qe i iken me "Raport Mjekesor" - Drejtesise ,kyyyyyy putane pellet per Vetting !!!!!!!!!!!!! Ky do ndaj Politiken nga Krimi !!!!!!!!!!!! Ky qe dal nga shpella e Krimit ?????? Dhe si mendojn gazetaret per kte Mut qe Sharlatani qit nga Goja ????? Apo jeni ne Cirkun e Majmunerise
E ka lidhur te ardhmen e tij vetem te vetingu u politikaneve,sikur vete eshte qelibar.Ky eshte i dhjere koke e kembe.
Nuk e kuptoj se si keta kragjoza nuk heshtin por nepermjet deklarimeve te tyre i shtojne edhe me shume vite mandatin e Edi Rames ,ku edhe nese ai ka ndermend te dale nga politika,nuk e lene jenat qe ka nga mbrapa duke filluar nga kryekrimi Berishe e deri tek ky idioti qe 7x7 i bejne 42.Keta jane fatkeqesi per kete vend dhe sa me shume te qendrojne ne politike aq me te gjate do ta kete Rama qendrimin ne qeverisjen e ketij vendi.Edhe Enveri mund te rivije ne pushtet e kjo klase idiote dhe bajraktare kur nuk do mund te rivije ne pushtet.Tani ka mbetur vetem varianti i Enver Hoxhes qe ndonje doktor ti beje ate qe i beri Saliu Hysniut apo Enverit duke e diagnostikuar me diabet .Psh.kete pune mund ta bente Mul Noka nese vertet do te mbaronte mjeksine e te behej doktor i Edit.
Sa per krim, ke bere edhe ti krim ekonomik me rrugen e kombit, qe mendohet se i ke tjetersuar(placklit) me sshume se 300 milion dollar, dhe rruga nuk eshte mbaruar as sot. Me kend i ke nda parat nuk dihet, por mendohet se me familjen e Salih Berishes. Prandej, mos sulmo kriminelet, se edhe ti je ne at shoqeri.