Kreshnik Spahiu ka folur për zgjedhjet e 11 majit 2025, kush i fiton dhe si ridimensionohet politika shqiptare.
Për Spahiun, dy partitë e mëdha do jenë ende në politikën shqiptare, madje edhe më të forta për fat të keq, pasi ato e kanë mbyllur misionin e tyre dhe shqiptarëve u duhet një alternativë e tretë.
Madje ai tha në Report TV se për dinamikën që kanë ndjekur këto dy parti të mëdha dhe veprimet e kundraligjshme, në çdo shtet tjetër do ishin shpallur të jashtëligjshme.
“Nuk pres asnjë surprizë. Rama shkon drejt një mandati tjetër. Unë mendoj se Rama dhe Berisha do vazhdojnë të drejtojnë politikën shqiptare. Do dëshiroja që të dyja PD e PS të dilnin më të dobëta, për të mirën e shqiptarëve, kanë humbur misionin e tyre historik.
Në disa aspekte kanë kryer veprimtari antikushtetuese. Po të ishte në një shtet tjetër, ndoshta ndonjëra prej tyre mund të kishin dalë edhe jashtë ligjit. Është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur as në Europë, por as në Afrikë, nuk ndodh në Nigeri, që brenda një partie të marrin hurin, të marrin shkallët, të blindohen dyert, gjysma poshtë si në kohët mesjetare me shkallë të ngjiten, gjysma tjetër me hunj e me sopata, duke përzënë tjetrën.
Nga ana tjetër janë krijuar 5 parti brenda një partie. Kësaj partisë tjetër që është në pushtet nuk i ka ngelur asnjë burrë, i kanë mbetur vetëm gra, sepse burrat janë nën arrest, nën procedim penal etj. Pra këto parti e kanë mbyllur misionin e tyre historik, pra duhet të kishte një dinamikë apo konfigurim politik siç e ka Kosova, me 5 dhe 6 parti që marrin 18, 20, 22 deputetë, jo në nivele të larta”, shprehet Spahiu.
Dhe ai parashikon zhvillime negative më 11 Maj, pasi skema dhe infrastruktura është ngritur posaçërisht që të kemi vetëm 2 parti parlamentare, PD-PS, pra dy të këqija dhe pa alternativë të tretë.
“Por kjo s’mund të ndodhë, sepse e shoh një nga ngjarjet më negative që pritet më 11 Maj, se në radhë të parë skema dhe infrastruktura janë përgatitur që për herë të parë të kemi një parlament dypartiak. Të ngelen vetëm PS e PD, për t’i shkrirë të gjithë.
Kjo është dëshira dhe strategjia e Ramës dhe Berishës që të jenë vetëm dy të këqija në Parlament, për t’iu imponuar ndërkombëtarëve apo SPAK-ut dhe gjithë institucioneve të drejtësisë, për t’i vendosur shqiptarët pa alternativë të tretë, se s’ka mënyrë tjetër, o me njërin, o me tjetrin. Në një farë mënyre gjithë procesi politik po shkon drejt këtij rezultati.
Vetëm nëse ka çudira, por çudirat mund t’i bëjë vetëm Prokuroria Speciale deri më 11 Maj. Nëse nuk do të ketë vendime të nivelit të lartë. Niveli i lartë janë Rama dhe Berisha, gjithë të tjerët janë ushtarë, nuk e ndryshojnë rezultatin zgjedhor, vetëm nëse ndodh që të krijohet parti brenda PS, por edhe nëse ndodh nuk ka kohë.
Nuk ka kohë krijimi i një partie politike në dy muaj, nuk ndodh, e pamundur, pas dy muajsh bëhet regjistrimi në KQZ dhe më duket e pamundur përçarja brenda e PS nuk ndodh, është iluzion”, përfundon ai.
Sali...Enver jemi gati kurdoher.... Sali...Enver jemi gati kurdoher.... Sali....Enver jemi gati kurdoher... Çohuni o shpellarë se non gratën e kanë vrarë....
Kesaj pune i thone sikurse serbet, pasi i vune zjarrin ish-Jugosllavise thane - “..epo te gjithe e patem fajin nga pak” Eshte fare e thjeshte: hiq Berishen nga ekuaciini dhe Shqiperise i kthehet frymmarrja. Shihni ç’ndodhi me LSI. U shkul nje morr dhe krejt paraziti politik qe ishte ngjitur neper kembe u shperbe. Ne themi Rama dhe Berisha sikur te ishin njelloj! Nuk eshte e vertete. Rama eshte nje politikan modern, shume efektiv me tiparet e çdo politikani perendimor, te mira e te keqija. Jo rastesisht Shqiperija gjendet ne standartin diplomatik ku ndodhet. Rama nuk eshte domosdoshmerisht i majte, por perdori PS si platforme per te bere ate qe kushin frike t’a benin gjithe pseudo-intelektualet gjumash: I doli perpara te keqes provinciale dhe komuniste te trasheguar ne formen e nje psikopati dhe armiku si Berisha. Pra eshte mungesa e kapacitetit intelektual te kujtdo qe mendon te sjell perparim ne Shqiperi ku shumica jane thjesht “ankimtare”, dhe jo dominimi i Rames. Rama eshte nje rival modern shume i fort per t’u mundur por i hapur per debat dhe kurrsesi i dhunshem. Beni pra te njejten gje.
I sakte Kelmend!
Ata qe kapen hunjte,vajten poshte ballkonit me hu ne bythe dhe blindojne sali komunistin...
Zoti Spahiu në atë parti që e vet quajnë PD vetëm HUNJ kanë mbetur hunj e shpellarë që nuk e kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA....
Shpresa eshte vrare. Ne ate vend shumica flasin me vete e mexi presin rastin te largohen.
Alternativa e tretë do ishte lobotomi falas për të tërë. Po ku do nxjerrë një popull i keq politikanë të mirë o Kreshnik aman, sa gazmor që je.
Or Sora Kreshnik çfare thua sot nuk thua neser, dje thoje Shqiperia turistike e meriteveshte e Rames per shumeve shume pune , sot thua tjeter gjē , behu. njehere burre
Saliu ka narrë rrugën e burgut, ti thua do dominojë politikën në Shqipëri.
Sa i squt je o Spahi! Të kishe lindur në Amerikë të drejtoje botën si president.
Sa i squt je o Spahi! Të kishe lindur në Amerikë të drejtoje botën si president.
Sa i squt je o Spahi! Të kishe lindur në Amerikë të drejtoje botën si president.
Nikli, po ne Europe ka ngjare gjekundi qe ti ike zevendes-Kryeministri qeverise ne arrati me nje mal me akuza mbi shpine e Kryeministri te vazhdoje qeverisjen e te mburret si gjeli maj plehut?
Marrja e hunjve,levave,shkalleve,sopatave dhe hanxhareve eshte tipari i banditeve,maloke,paramilitare te mbetur ne PD dhe qe po perdoren per interesa te familjes se tij prej 33 vjetesh nga kapua i kesaj bande horrsh,Saleh Ramiz Berisha.
Ky medioker I quajtur kreshnik dhe qe gjoja ben analize por thote te njejtat pallavra e qe flet si patriot per Shqiperine nga gjermania e ka vendin ne koshin e plehrave ne mos me keq. Me trap njeri nuk kam pare.
Cdo popull ka qeverin qe meriton. Boll me jo Enveri po Saliu po Rama.
Megalomani tipike shqiptare. Marrin si shembull Afrikën, apo ndonjë vend tjetër aziatik!! Kujtojnë se janë më mirë se Afrika!
Thuajeni troc dhe pa dredha. Te pakten deri tani edhe vetem me gra ;Edvin Ramen nuk mundet te mposhtet nga askush.
Teorija Berishiste te gjithe hajdute,te gjithe maskarenj ka bere qe cdo veprim samo pozitiv qe meret per te miren e popullit menjehere pergojohe e dyshohet e nuk flasin per cfare do behet po sa do vidhet e fillojne hajdute kriminele e keshtu,shqipot nuk besojne as tek femija e tyre