Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët me çeljen e negociatave me BE-në.
Kreu i qeverisë vlerësoi punën e administratës publike në këtë proces, ndërsa shtoi se vlerësimet e Komisionit Evropian dhe vendeve që ishin spektike ishin befasuese.
“Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm, duke nisur nga themelorët, dhe pastaj marrëdhëniet me jashtë.
Por është me rëndësi të theksoj diçka që me siguri e keni dëgjuar, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës, intensiteti, dhe cilësia, do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë e qindra, qindra punonjës të administratës publike, drejtues, anëtarë grupesh, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose me diagnozën e gjithë sistemit të republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat.
Për hir të së vërtetës ecuria e screening, vlerësimet befasuese për mua personalisht të KE të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më spektike për performancën e skuadrës tonë kombëtare janë një shtysë, motivim, fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është në të vërtetë administrata publike e Republikës së Shqipërisë.
Nëse shohim të dyja anët e kësaj medaljeje, ana e dukshme për shkak të këtyre ekspozimeve për publikun, është në fakt një pjesë shumë e vogël dhe jo domethënëse për të kuptuar funksionimin e administratës tonë publike dhe nivelin e drejtimit të punëve të administratës, gjë që u pa qartë, e përsëris edhe për mua personalisht ishte një befasi, por e mirëpritur në procesin e ballafaqimit me skuadrën e teknokratëve të Komisionit Evropian”, tha Rama.
Uroj te dali fjala. Po deri me sot asgje nuk te ka dale. Asgje.
...lajm shume i mire me nje fytyre qe nxin....lol = mjaft mashtrove turmen qe te vjen pas...shojme cdo na sjelle 2030, shpresoj te mos kesh shkuar ne Zvicer ti besh shoqeri Arben Ahmetaj...lol --------------------------------akoma, drejtesia e varur --------------------------------akoma shteti i lidhur me kriminelit e organizuar...keto ishin "specifikisht"...lol
Ulur mbi nje mal me mut, qe e ka krijuar vete, ne kete vend, ngritur mbi mutrat shpellare,por qe beu surrelit, vazhdon vec cfaqiet prej shakaxhiu te kombit, ne oborret e perendimit dhe babe sulltanit, Bile as eren nuk do qe t,ja ndjeje, atij qe ka bere.Mundet qe dhe real politika, mund te mos i shikoje keto mullare muti, qe skllevrit arnaut, ketej, kane mbi tre dekada, qe i hane dhe i marrin ere, dhe beut te semure te surrelit, ti plotesohet, endrra, qe ja krijon semundja mania e madheshtise,
PS parti evetme qe ndryshoi Shqiperine , per ata qe nuk kane sy dhe veshe, eshte ndryshe .Shqiperia nuk ka qene keto 34 vite si eshte sot ne arenen nderkombetare .Fitore PS 2025.