“Mashtrues dhe terrorist” - Avokati i përgjigjet Metës: Agjent serbo-rus! Jep llogari për vrasjet që ke porositur dhe vjedhjet

30 Dhjetor 2024, 12:22Politika TEMA
“Mashtrues dhe terrorist” - Avokati i përgjigjet Metës:

Avokat i njohur, Idajet Beqiri, ka reaguar pas akuzave të rënda të ish-presidentit Ilir Meta, i cili e quajti atë “terrorist”.

Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri hodhi poshtë etiketimin e Metës, duke e cilësuar atë një figurë të diskredituar, analfabete dhe një mashtrues të njohur, i cili, sipas tij, është përdorur nga agjenturat serbo-ruso-greke për interesa antishqiptare.

Beqiri rikujtoi publikisht lidhjet e dyshimta të Metës me ish-Sigurimin e Shtetit dhe përfshirjen e tij në skandale korruptive, nga Floriri i Krrabës deri tek urdhrat makabër kriminalë, përfshirë vrasjet në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Ndërkohë, Beqiri e sfidoi kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të japë llogari për veprimet e tij dhe theksoi se, ndryshe nga ish-presidenti, ai kurrë nuk ka tradhtuar idealet e tij kombëtare dhe morale.

“Kur të më përmendë emrin, të lajë gojën me gëlqere”, deklaroi Beqiri, duke e akuzuar Metën si një simbol të korrupsionit dhe tradhtisë.

Në radhë të parë ky nuk është “reagimi” i Metës, sepse Meta është një analfabet i njohur, që di gjithsej vetëm 60 fjalë nga gjuha shqipe dhe këto 60 fjalë i futë ngado e kudo, por jo në “destinacionin” e duhur. Këto janë gazetarucët e Tedi Blushit, i cili për nga karakteri, si njeri i babëzitur dhe barktharë, kur ra në majmërinë e Metës, humbi me nam e me nishan nga të qënurit thjesht një gazetar!

Ilir Meta vetëm pse ishte bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, u keqpërdor brutalisht nga Sali Berisha dhe u futë në të gjitha llumrat agjenturore serbo-ruso-greke antishqiptare ku ishte zhytur prej kohësh Sali Berisha dhe u bënë kështu një gjarpër me dy koka.

Ilir Meta të jap llogari për vrasjen e fëmijës në Shkallnur dhe për urdhrin makabër kriminal që u dha bodigardëve të tij: “pastroni vendin nga gjaku dhe hidheni tutje “qenin”! Të jap llogari për qindra afera të rënda korruptive nga Profarma, Fufarma, Banka Kombëtare, Telekom, Mjetet Mësimore, e dhjetra e dhjetra të tjera. Të jap llogari për shitjen e pasaportave diplomatike kriminelëve, për shitjen e shtetësisë shqiptare dhe dekoratave bashkë me Tedi Blushin, për 51 guroret e Shqipërisë që shfrytëzon barbarisht, deri me 8 shqiptarë të vrarë, për vrasjet që ka porositur, për vjedhjen skandaloze të Floririt të Krrabës, gjaku i popullit shqiptar etj etj.

Kur të zërë emrin e Idajet Beqirit me gojë ky misionar antishqiptar i shitur me gjithë familje, të laj gojën mirë me gëlqere, sepse Idajet Beqiri ka kontribuar me gjithë qenien e tij, si kryetar I Partisë së Unitetit Kombëtar, si udhëheqës politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Kusarët, non-gratat, vrasësit e shqiptarëve, bashkëpunëtorët e zellshëm të serbo-ruso-greke kanë qenë dhe mbeten në grykën e penës, të mendjes dhe të luftës së Idajet Beqirit.

Dëshmia e penalitetit dhe të gjitha dosjet e djeshme dhe të sotme të Idajet Beqirit kanë qenë dhe janë të bardha, sepse kurrë nuk i kam përdhosur idealet e mija të shenjta kombëtare, morale dhe në interesin e shqiptarëve, ndryshe nga kryekusarët dhe vrasësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Sali Berisha dhe Ilir Meta”, deklaroi Beqiri.

15 Komente

  1. T
    Treni

    Ec o Idajet mos u merr me plehra si Ilir Skrapi aman, as përgjigje nuk meriton ky mafioz i LSI.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sazani

      Edhe Profarma? Çudi sikur ishin armiq keta zarbot?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Gazeta tema nuk duhet te shkruaje asnje lajm per Ilir Meten dhe Sali Berishen. Sot opozita e vertete po rritet me disa djem te rinj, Agron Shehaj, LRE, Lapaj, Arlind Qorri, Endri Shabani. Keta jane njerez te shkolluar, te pakorruptuar, me studime jashte shtetit, pa lidhje me asnje deputet te Saliut apo Edi Rames. Media dhe gazetat duhet te drejtojne syte nga programet dhe aktivitetet e tyre, jo nga sorrat e PD dhe LSI.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala Pilo

          Ore Pilo , je si peshku krap sa hedh dikush karemin ti e gelltit pa pyetur se ceshte e kap karemin qe ne ajer dhe e kollofit …hahahahahahahah je patronazhist i terbuar …vec nje gje me ben pershtypje …nuk je diku i perqendruar , po nga fryn era …ose je me te gjithe dhe sje me asnje ….permbau nje cik o djal se le koqen e namit ….do jesh kokra e dembelit , vetem komenton dhe kruan hunden e ben sacme ….o te paca une ty oreeeeee

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pilo pordha

            Lapaj i pakoruptuar ?? Lapaj eshte vegla e Argita Berishes o pilo loqia ….shife ke ka vjer pastaj shkruaj o bole …qe ben te gjithditurin …Shqiperia behet , dhe do ta bej Llapa kllapa …do jesh ndonje tutkun ti o pilo loqia qe ske shokun ….

            Përgjigjjuni
        2. G
          Guri Qafa

          Po dajeti edhe ne sitemin e djeshem Ishte njereiu me Perversi, neper Faqet e Shtypit- per Veset dhe rruagcrine e tij

          Përgjigjjuni
          1. P
            Psikiatri

            Mashtrues dhe injorante jeni te dy.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lëvizja panshqiptare

              Avokat, komplimente për kurajon! Të gjithë flasin SPAKu, SPAKu, por SPAKu me rroga të majme, me gardë, me truproja, me financa të llahtarshme, me FBInë, me mbështetjen e gjithë Perëndimit dhe shqiptarëve, bën sehir impotent dhe me bisht në shalë. Nuk ka kurajon si prokurori të bëj një hetim të vetin pa denoncim. Edhe kur denoncon ti, mblidhen të gjithë dhe të vendosin familjarisht përballë bandave, të lëshojnë prapa institucionet e korruptuara politike dhe t'a nxijnë jetën të gjithë, mjafton të mos e çosh SPAKun atje ku nuk do e nuk ka bythë, tek kriminelët dhe hajdutët e vërtetë. Avokat, as Ilir Meta, as Sali Berisha dhe as shumë majtas e djathtas nuk janë agjentë të Serbisë dhe Greqisë. Janë thjeshtë prostituta. Janë pjellë të barkut të mouerjes, urisë, grykësisë, prostiticionit, tribalizmit, shpellës, inçestit. Nuk janë pasardhës të qytetarisë, patriotizmit, shtetformimit, zotnillëkut, krenarisë, kulturës dhe gjakut që ka larë këtë vend, por njësoj si Ferid Bejleri dhe vorioqimarjotët janë edhe ky lloj llumi i ngjizur me çdo lloj qeni antishqiptar. Nga mizeria nuk mund të presësh përgjegjësi, vetëm degjenerimin më absolut, në dialektikë si qen, në hatara dhe humnera si e 1997, në vjedhie masive si Piramidat, në sabotimin e pavarsisë së Kosovës, në shkatërrimin total te ushtrisë, drejtësisë, urbanistikës, bujqësisë, industrisë, pyllëzimeve, sektorit të naftës dhe integritetit territorial, në përdhunime, rrahje dhe pushkatime pa gjyq, në vjedhje të tërbuara familjare ku kulluvari kalëron dhe sodomizon pushtetin e tribalit të trashë, të ndyrë , të pangopur dhe të paskrupullt. Avokat, dy kërma si Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë për të pasur vend as për varr nga kjo tokë!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Bravo ,komenti me I sakte.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shkodra

                Qiji motrat ku ti kenë Idajet! Se rruajti njeri për këtë karin që kemi pasur president. Të gjithë e duan aty ku është. E neverisin dhe tallin trapin. Edhe motërqiri i Viçidolit fund edhe më të tmerrshëm do ketë. Gjekët dhe hijenat e partisë së tij mezi presin ti rrashqasë këmba dhe t'ja shpartallojnë Argitën para syve. Do e hedhin në një mut, ku do shohë vdekjen e ndonjërit nga pjellët e tij ose për vetvrasje ose për dorë të atyre qindra gjaksve që i përgjojnë prej dekadash. Po qe se Shqipëria do ngelet tok fisesh dhe tribush , këta dy motërqirë do frymëzojnë si Spiro Milo, Haxhi Qamili apo Esed Pasha. Por po qe se Shqipëria ndërton shtet, këta të dy, sidomos motërqiri i Viçidolit do jenë jashtëqitjet më të mëdha të historisë së egzistencës së shqiptarve. Megjithatë Idajet, bëj sehir edhe argëtohu si po jetojnë atë që ju ka mbetur si jashtëqitje të shporrura me neveri, të pështyrë, të palluar dhe në pritje të rrënimit total personal dhe familjar.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aleko

                  Bravo avokat…po kontribon per te zhdukur nga ky vend kokat e dy gjarperinjve me te rrezikshem ,qe ne krye prej mbi 30 vitesh i kanebere gjemen shqiperise..

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrofsh nderi i Atdhetarit Shqiptare I.B

                    Avokati i nderuar nga Shqiptaret ,eshte nji nga ATA Patriote ;qe lufton i vetem me Armiqte grekoserserb qe ato Shtete financuan e kultivuan ktu,per te Shkaterruar e penguar rrugen zhvillimin e Shqiperise drejt BE-s - ne fushBeteje mes ktij Terreni Llumi Politike si LUANI VS TURMES se Hienave ,,, nderkoh kur asnji ,nuk kishte guximin ne gjithe Shqiperine , ti Fliste si Burre ne sy Te Keqes se Shqiperise . IDAJETI gezon Mbeshtetjen e gjithe Shqiptareve vec bijve te Bushtres Esadiste . Ju bej thirrje Shqiptareve ,te shtrengojn radhet ,dhe zhdukim nga kjo Toke ,Armiqte e Shqiperise , qe nen Masken e Partive Politike - ishin mina qe i vune Shqiperise . Quheni ndac Hajvani Trojan, apo Haxhi Qamils , per ne ata jane 1 . Kto gjarprinje zbatuan Politikat e Grekut ( lidhur me janull terroristin e zi qe Turpi Qorr s'e shikon ) per te shkaterruar vjedhur-djegur mbajtur te pazhvilluar Shqiperine . Eshte koha ,qe t'i Priten Kokat Gjarprinjeve . _--________ ********* RROFSH AVOKATI I KOMBIT SHQIPTARE IDAJET BEQIRI ********** Emri IDAJET shqiperohet _i dha jet Shqiperise - i dha Nder Emrit Shqiptare

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      djem te rinj, Agron Shehaj, LRE, Lapaj, Arlind Qor

                      @djem te rinj, Agron Shehaj, LRE, Lapaj, Arlind Qor. - Keta nuk kane koeficentin e duhur intelektual ! Imagjinoni keta ne takime me liderat euro-atllantikut, aletate e Shqiperise! - Per te ardhur keq, Shqiperia eshte ne krize intelektuale kulturore per Politiken ! Sepse paraardhesit e tyre nuk i kane lene vend, e kane shkatrura intelektualizmin progresiv, europian! Keta kane qene bishta te partive egzistuese, PD,ps PL DHE PIC,KA te tjera !

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dauti

                        O Meroooo! Po si ore boton komente mbrojtese per Idajet Beqirin! Nuk e kupton qe te gjitha komentet i ka shkruar si? Idajeti eshte denuar ne kohen e komunizmit. Sot eshte denuar ne kater vende perendimore partnere te Shqiperise. I eshte hequr e drejta te punoje si jurist. Se fundmi i eshte hequr licensa e avokatit. Jak ne vete, Merooo!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Daut dybeku

                          Ka licenc per pedagoge Argita ….po pastaj ?? Ke gje per te thene ?? Argita patagoge e drejtesise …..e ti je loqe komplet o Daut evgjiti ….

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje