“Ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri e Saliu, s’do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë”, Rama: Shkatërruan sistemin demokratik të pensioneve

30 Dhjetor 2024, 12:10Politika TEMA
“Ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri e Saliu, s’do të

Kryeministri Rama, gjatë konferencës me gazetarët, ka folur në lidhje me pensionitët dhe bonuset.

Rama tha se “fakti që kemi mundësinë të vendosim një bonus të pranverës, që do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikim është përsëri domethënës”.

Ndër të tjera tha se, qeveria është në një proces pune me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtare për një reformë të pensioneve.

“Jemi në kushtet ku për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistë për fundvitit. Diskutimi është pak, nuk është asnjëherë shumë. Ama, 100 mln euro bonus i fundvitit është një shumë që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar sa do pak një barrë e madhe e viteve.

Kjo është shenjë e rritjes ekonomike. Dhe nga ana tjetër, fakti që kemi mundësinë të vendosim një bonus të pranverës, që do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikim është përsëri domethënës.

Por, përveç kësaj jemi në një proces pune me partner dhe ekspertë ndërkombëtare për një reformë të pensioneve.

Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë, e shkatërroi sistemin demokratik të pensioneve. E trajtoi pensionin si lëmoshë dhe sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore, me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë gjithë jetën nuk ngjiteshe mbi atë tavan, dhe me një nr pensionistësh që nxjerrë në pension që 40-45 vjeç, ku u shkatërruar komplet struktura e vjetër dhe s’u bë asnjë për një sistem të ri.

Dhe sot i kërkohet qeverisë se pse ka një disbalancë mes pensioneve të të njëjës kategori, të njëjtat vite pune, ndërkohë që përgjigja është shumë e thjeshtë; nëse qeveria do ti trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhafer dhe Saliu s’do të jetë me ë rëndë që ka parë”, theksoi kreu i qeverisë.

7 Komente

  1. G
    Go West

    Mjerimi nuk don meshire, por vetem te drejte, -shkruante Migjeni. Ju duhet te gjeni çka ka mbetur nga pasuria pensionistave, qe ishin mijera ndermarrje prone e tyre, mijera hektare toka te bonifikuara e te mobiluar etj dhe te krijoni me to fondin sovran prane Institutit te sigurimeve. Pensionistet shqiptare realisht jane pronare te pasur. Dy breza punuan fort per ti krijuar keto pasuri, pse duhet te lihen ende ne duart e horrave, ilirve, irfaneve, fatosve e strategjikeve ortake te Zenit. Inventarizoi dhe do shikosh se ku ndodhet pasuria e pensionistave. Keto "sakrificat" e fundvitit me gjela e me pula deti sinqerisht jane fyese. Gezuar 2025!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Pensionet nga taksat trajtohen...fondi nuk I perballon...po nese con rrogat 1000 euro duhet te rrisesh dhe pensionet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ndruhem qe shkruaj, sepse ju kam votuarper 30 vjet. Ju jeni njesoj te pashpirt si dhe Saliu. Uroj te hani koken sà me shpejt.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Nga i nxore paret per bonusin e pensionisteve? Duke mos paguar punen dhe punetoret! Sepse, sic e ke shpallur vete qe heret, kur "ftoje" investitore te huaj, ne Shqiperi nuk ka sindikata! Pra, o burra, ejani e shfrytezoni shqiptaret si skllever! Asnje i punesuar, ne sektorin publik apo privat, nuk merr pagen e 13-te, qe i takon me ligj! As kompanite me status sh.a. Jane rritur cmimet shume dhe eshte zhvleresuar euro! Kete te fundit askush s'e kupton dhe askush nga qeveria nuk del ta spjegoje!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            20 vite me pushtet dhe qahet per saliun ramazoni, gjen dhe ben sqiptaret e duan kirjen

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labeati

              Ankohen ato qe nuk kane paguar sigurime ose kane paguar pak nuk kane vitet e popta te pumas rrjedhimisht pensioni del i vogel.Ne ekonomike e tregut merr pension te mire si qe paguan me shume eshte pergjegjesi individuale duhet ti ankohen vehtes dhe jo qeveria te kujtdo krahu politik Ne socializem shteti te jepte pension ne kapitalizm shteti te llogarite pension ne baze te pageses qe ka bere seçili individualisht.Te tjerat jane per politike votash.Bonuset qe jep qeveria jane per te ndihmuar pensioniste dhe eshte gje e mire qe noch çıka tregon se shteti yne po behet gjithnje e me social qe nuk ka ndodhur me pare

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                E ka kap frika hajnin e ripjelljes se ka dale nongrata dhe thote qe do i rrisim pensionet, duke ju marre hajnave qeveritare, duke nderprere vjedhjet me partneritet publik privat. Keta jane per t’ju shkerdhyer te pare dhe te mbrame te dy kraheve. Lufte bandash per pushtet me mundin e gjakun e popullit. Diskutojne kafshaten e pensionisteve.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje