Rama vlerëson transformimet në Tiranë: Gijthçka falë aleancës së qeverisë me bashkinë

30 Dhjetor 2024, 11:44Politika TEMA

Rama vlerëson transformimet në Tiranë: Gijthçka falë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar transformimin e Tiranës vitet e fundit.

Në konferencën e fundit për këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se Tirana ka marrë vlerësime ndërkombëtare për sa i përket infrastrukturës që do të ishin të pamundura në Tiranën e përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

“Akoma më e pa mendueshme deri disa vite më parë, është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne e kemi filluar punën së bashku me NATO-n, një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe urbanistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranën e përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë”, theksoi Rama.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    .....Rama nuk e ka gabim kur flet seriozisht dhe me kravate shumengjyreshe.....vetem mungon fotografija e Sorosit ne sfond....!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje