Rama: Gjetëm korrupsion dhe një vend të zhytur në borxhe e pluhur! Tani asistent virtual për shërbime, edhe Kadastra online!

30 Dhjetor 2024, 11:55Politika TEMA
Rama: Gjetëm korrupsion dhe një vend të zhytur në borxhe e

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit, për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve.

Rama tha se e gjeti administratën rrugëve dhe gjithashtu ‘rrugët rrugëve’, me tenderë të zhvilluar për punime të pakryera dhe borxhe të trashëguara që kërkuan kohë për shlyerje.

Në fund ai përmendi edhe zhvillimin teknologjik apo hapin e fundit që i ka mbetur administratës në shërbime online dhe teknologjike, Kadastra.

Kryeministri theksoi rëndësinë dhe transformimin e shërbimeve online, duke kujtuar se e-Albania tani ka 3 milionë e 250 mijë përdorues, që kanë kryer 9,9 mln shërbime dokumentare me vulë për qytetarët.

“Tani kemi administratë e transformuar. Gjetëm një vend i zhytur në borxhe kur morëm detyrën, i zhytur në pluhur, një vend ku faktikisht vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmit të financimit të rrugëve që lanë rrugëve që ishin propaganduar si rrugë të mbaruara, që në fakt ishin vetëm tendera dhe kontrata të lidhura dhe siç e dini dhe na morën shumë kohë.

Sot jemi në një aspekt tjetër, nuk kemi pasur administratë me motivim dhe shërbim me dinjitet, por sot kemi një administratë fal transformimit, duke nisur nga shërbimet ku mbahej radha në shi e diell, ku paguhej edhe bakshish për certifikatë për certifikatë në Gjendjen Civile, tani e kemi me telefon, celular në xhep.

Do kemi dhe zhvillim tjetër domethënës, asistentin në e-Albania që i është përgjigjur 1 milion kërkesave e do kthehet në asistent me shkrim që jo vetëm do flasë, por edhe do bëjë shërbim. Është diskutuar me ekipin e inovacioneve të Microsoft dhe drejtuesve të AKSHI-t, e që ka bërë të mundur të jemi një nga vendet avangardë, në fushën e teknologjisë, bekim i kohës për vendet në zhvillim.

Reformim i administratës dhe shërbimeve. Kjo është edhe arsyeja pse Estonia ndryshe nga vendet e tjera si letonia dhe Lituania, që dolën nga ish-bashkimi Sovjetik, është një nga vendet avangardë në teknologji. Ndaj edhe ne kemi kaluar avangard, në një nivel të ri, edhe me asistentin virtual. Kemi pasur rritje të përdoruesve të e-albania, që ka arritur në 3 milionë e 250 mijë, me 9,9 milionë dokumente me vulë elektronike që dikur ishin radhë, ryshfete, kohë e humbur, shpenzime karburanti dhe energjish, për të marrë atë që sot e marrin në platformë dhe u vjen falas.

Lufta kundër korrupsionit është luftë për organizimin e shtetit, e gjithë sistemit shtetëror, dhe ajo #ka Shqipëria ka pasur problemin e saj të madh dhe tumorin e saj ka qenë korrupsioni për çdo gjë, çdo hap, çdo dokument. Sot jemi në epokë tjetër, ka mbetur edhe një hap tjetër për të ndryshuar epokën otomane, që është përfundimi i projektit për futjen e Kadastrës në këtë sistem të teknologjikë.

Një pjesë e saj është në sistem teknologjik, online, por ka një pjesë që nuk është dhe kemi angazhuar fonde të veçanta, sepse është punë komplekse dhe kërkon shumë njerëz që të vihen në dispozicion”, tha Rama.

9 Komente

  1. D
    Detari

    hahahaha ramazon, cauceshku te therret, e di vet ti.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I humbem 12 vite me Ramen KM o popull

      E gjete dhe do na lesh pas Saliu kriminelin, per kete do mbahesh mend o Ed Rama. E pate 12 vite mundesine te clirosh popullin por deshtove, mendove vetem per vehte dhe sarajet e tua ne Vuno. Dole nga PD ne 1992 dhe do ta mbyllesh mot karrieren tende te deshtuar politike duke u kthyer perseri ne PD tek partia e sigurimsave qe te lindi.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Soni

      Vetem per korrupsion mos fol se je me keq. Akoma merresh .e si ishte para 13 vjetesh? Nese ke dixhitalizuarcdo gje pse administrata eshre dyfish? Pse nuk ka dhe sportele fizike si cdo vend ne Europe? Etj pa fund por ske gazetare perballe por patronazhiste.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Pluhuri eshte pastruar,por korrupsioni është shtuar.Shpresojmë për të mirën e familjes tënde se nuk i beson vëtet ato që thua.E ke dëgjuar gjë hametajn ? Shteti i pasuruar me paratë e drogës me ndërtesa lluksoze,por popull i varfër me rroga dhe pencjone mizerabël.Zhveftësohet €uro por populli nuk ka mirëqënie dinjitoze. Si e shjegoni ju këtë absurditet financjar ?Shpresojmë mos perseritesh debilin e Guvernatorit te BSH që mashtron se eshte forcuar shume ekonomia.Do ishim të gjithë të lumtur dhe gëzuar sikur të ishte e vërtetë. Ndaloni shitblerjet me para në dorë,dhe nxirreni lekun në tregjet financjare nderkombetare të kuptoni sa eshte vlera e vërtetë.

        Përgjigjjuni
        1. i
          islamizmi kllonuar me komunizmin

          beu i surrelit,i gjithi lakuriq, por qahallaret, hileqare dhe te korruptuar perreth, vazhdojne ti thone, se ke veshjen me te bukur ne bote, kurse pensionistet, vazhdojne te zbardhin syte, cdo dite dhe me shume, ne aushvicin arnaut, institucioenet per ibreti halem, ikja nga syte kembet....Dhe mbi nje mut te bere mullar del dhe kakaris.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora.vlora

            O i korruptuar po cfare thua ,po ta nisesh nga deputetet ministrat ,kryetare bashkish qe jane ne burg apo arrati ti jo vetem qe duhej te jepje doreheqjen ,po duhet te ishe ne burg.Pallavra ,kadastra eshte me keq se me para ,nje rifreskim certifikate me mori tre muaj ne vlore ,keshtu qe leket qe pagova mu dogjen ,plus kur ben kerkese per dicka as te sqarojne se cfare duhet apo ku ke bere gabim .Vote per partite e reja ,ne djall kurvat e rilindjes

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Gjete nje mut, dhe bere nje mut edhe me te madh

              Përgjigjjuni
              1. h
                hygo

                Shume bukur e ke thene! Tani na jep mundesine ti marrim pensionet me depozite direkte, si gjithe bota. Se na rropen sa here vime ne shqiperi, duan bakshish zyrtaret!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AI

                  Kurvat e Mero gelbazes, e bllokuat komentin

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje