Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, u fokusua edhe tek qarkullimi rrugor, ujësjellësit, aeroportet, si infrastruktura me shumë rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm.
Rama tha se do ketë një Qendër Monitorimi të re të trafikut rrugor me kamera inteligjente që do filmojnë gjithçka, vitin tjetër nisin fluturimet në aeroportin e Vlorës, si dhe nisjen e punimeve për disa segmente hekurudhash, firmosje të kontratave për linja të tjera, por edhe projektet për ujësjellës-kanalizimet në 29 bashki dhe 9 zona turistike.
“Do të ngrihet dhe funksionojë Qendra e Monitorimit të trafikut. Trafiku do monitorohet me kamera inteligjente. Çdo makinë, çdo person apo gjallesë tjetër që do kryqëzojë apo kapërcejë rrugën, do jetë kohë reale i monitoruar, edhe shpejtësitë, aksidentet, të gjitha makinat, kush ka sigurimin, kush nuk e ka bërë, targa dhe të gjitha me radhë. Dhe kjo do i shërbejë gjithashtu rendit ligjor dhe luftës kundër kriminalitetit.
Hekurudha Tiranë-Durrës-Prishtinë është në përfundim, 80% të saj. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është firmosur kontrata, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Pogradec, me drafte dhe kontrata, si dhe drafti paraprak për elektrifikimin në funksion të hekurudhës.
Aeroporti i Vlorës e dini, objektivi është sezonin e ardhshëm të fillojë fluturimet e para. Porti i ri i Durrësit është bërë shpallja tjetër, pasi te e para u gjetën pasaktësira. Ndaj u rikthyer për ta ribërë dhe do jetë pas shumë vitesh si një port i ri nga e para, jo si të tjerët apo adaptim, do të nisë nga e para.
Dhe që do e bëjnë atë një vepër arti në fushën infrastrukturën publike. Jemi në terma pozitivë edhe me NATO-n, ka marrë vlerësimin teknik dhe pozitiv dhe jemi në aspektin strategjik, sepse kështu është procedura.
Është ecur para në furnizimin me ujë dhe kanalizimet, projekte në 29 bashki dhe 9 të tjera në zona turistike, për çerekmilioni banorë, si dhe zona të brendshme të vendit. Kanë nisur aktivitetin 14 shoqëri, sipas reformës që kemi bërë. Kjo ka sjellë që të rriten edhe të ardhurat e arkëtuara”, tha Rama.
…. Rama ka 4 vjet qe nga hera e fundit qe ben fushate, vecse kete radhe do qe ta marrim seriozisht….
Po Aeroporti Kukesit? A ka gazetare ne ate vend ta pyesi kte njeri?
Te ka zene rrugen Aeroprti Kukesit ty? Eshte nje aeroprt qe u be dhurate nga nje Mbret i Arabise. Duhet te jesh idiot si ti, te mos pranosh dhuraten, kaq tru keni ju.
1. Po me naften qe do nxirrte Shell dhe Fondin Sovran cfare bëhet 2. Unazën e Tiranës bere vetem 20 km ne 12 vjet me kosto stratosferike. Sa vite do duhen per keto hekurudha anembanë vendit qe na thua.Durres Tirane 35 km dhe ka 5 vjet e nuk mbaron 3. Pse nuk funksionon aeroporti Kukësit dhe pse nuk i kërkon llogari Wizzair qe te premtoi 4. Po me ato 115 milion euro qe ka.marre Beketi nga llogaria e Albtransport cfare bëhet Apo meqe ti nuk ke firme sepse i jane marre nje kompanie shtetërore nuk quhen ??? 5. Po me ato 30 milion mbi koston e tunelit te Llogarasë qe i paguan cfare bëhet 6. Me ato dy satelitet cfare bëhet or taj
Ore, po hekurudhat ku i ke? Të gjitha ato i ka bërë xhaxhi, jo ti?.... Aa , atë të Prishtinës, poo. Vetëm atë e ke përfunduar ti, në kohë record
Mbaron durres tirona, u prokurorua durres- mal i zi
ore Toni kamaleoni ,cfare pret ti nga aeroporti Kuksit ,kur nuk vjen ai kosovari qe e ka 30 minuta larg,mendon se do shkoj tironsi apo vlonjati ,ha ha ha ha
Aha krahason kulsim me vloren, ajde arnut hajde
Po mire o koqe se menduan keta kte pune? Peshku ne det tigani ne zjarr...cpune ke me Kosoven. Sa milion mer ne vit koncensionari nga shteti. Te pakten te thone deshtuam . Na falni.