Pse refuzohet rotacioni “aksidental”?!

30 Dhjetor 2024, 18:05Politika TEMA
Pse refuzohet rotacioni “aksidental”?!

Nga Ylli Pata

Ka një opnion permanent dhe insistues në debatin publik në lidhje me çështjen e rotacionit. Një opinion që konsiderohet si argument që në zgjedhjet e vitit 2017 e në vazhdim.

Ky opinion që na vjen në një kuzhinë e përnatshme panelesh dhe rrahjes së diskutimit në televizione, insiston në pyetjen, apo në çështjen që hidhet shpesh se “Shqipëria ka nevojë për ndryshim”.

Natyrisht që fjala “ndryshim” tek ky argument ose tek ky opinion do të thotë ndryshim pushteti, pra të iki Edi Rama e të vijë Sali Berisha. Fatos Lubonja, është realisht personi që ka çimentuar edhe filozofinë dominuese që hallakatet si pa teklif në publik.

Lubonja thotë me fjalë të thjeshta: janë tre banda, Rama, Berisha dhe Meta. T’i ndryshojmë bandat, siç familjet siçiliane ndryshonin kapon e Cosa Nostra-s. Lubonja, në këtë narracion tenton të rrekë logjikën e ekuilibrit që vjen thjesht nga “ndryshimi i dorës”. Domethonë ikën corleonezët vijnë catanezët, ikin palermitanët vijnë grupi i zjarrit që Enveri i çoi matan detit se i pa që ishin të paparë.

Sado narracion interesant mund të jetë, politikisht flasin faktet, sepse Shqipëria, falë Zotit, ka që në 31 mars 1991 që voton. Dhe vota është themeli i një demokracie, sado që karabinaja nuk ka marrë mirë. Vota është votë. Sot në bazë të votës dhe perceptimit, Shqipëria është një vend Perëndimor në plot kuptimin e fjalës, pa asnjë ekzagjerim. Keq apo mirë, njerëzit që vijnë në krye i zgjedhin shqiptarët. Të cilët në votë janë ende më të angazhuar se mjaft popuj në botë, duke filluar nga amerikanët.

Po t’i lëmë teoritë e hyjmë në thelb. Shkurt e shkoqur; këta që flasin për rrotacion mendojnë që në pushtet të vijë ose Sali Berisha, ose rrethi i tij.

Kjo është kryeçështja! Sali Berisha është politikani i vetëm në Shqipëri që i ka pjellë gjeli dhe e ka dhunuar fatin e tij në një mënyrë që ka ngjallur dilemën: Doktori, bën apo është vetë? Domethënë, ja ka thënë kush që të shkatërrojë këtë vend, apo e ka si ves?

Berisha ka ardhur dy herë në pushtet; në 22 mars 1992 dhe më 2 korrik 2005 si një rotacion aksidental. Edhe pse në të dy rastet ja ka bërë hizmetin për të ndodhur. Por në fund, thelbi i rrotacionit ka qenë si një aksident i pastër politik. Në 1992, Berishën e votuan sepse ishte ana tjetër e regjimit. Në vitin 2005, Sali Berisha nuk fitoi zgjedhjet në shumicë absolute, por gjithsesi u votua për tu ricikluar, si një lloj ndjenjë faji i asaj pjese të elektoratit gri që e kishte çuar për lesh në vitin 1997.

E vetmja herë që Sali Berisha erdhi në pushtet politikisht ishte 2009-a. Kur udhëhoqi një koalicion që arriti të dalë i pari në zgjedhje, e më pas bëri aleancë politike me Ilir Metën.

Ishte rasti i artë jo thjesht për Berishën, po PD-në dhe të djathtën, pasi kishin rreth vetes atë që analistët e paneleve e quanin “Shumica e heshtur”. Pra, edhe pas Gërdecit pati një lloj amnistie nga ana e elektoratit gri. i cili në 2013 i dha duart Sali Berishës dhe nuk ka asnjë arsye për ta kthyer. Shikohet qartë në çdo sondazh por edhe votim, se ajo që quhet qendra politike, kërkon rotacionin në PD përpara rotacionit real. Nuk ka ndërmend më t’i japë Berishës shansin që të vijë qyl në pushtet.

Shkodra, Kukësi, Tropoja në zgjedhjet vendore ishin një mesazh politik, që kush i njeh politikisht ato territore e kupton përse ka ndodhur. A kush do të zëvendësojë Berishën në atë që Rama e quajti sot lufta për vendin e dytë? Ky është realisht proces, që kërkon jo thjesht kohën e vet por edhe njerëzit e duhur për të bërë diferencën.

 

21 Komente

  1. M
    Munika

    Rotacioni eshte absòlutisht I domosdoshem, por s'mund te ket rotation pushteti pa e bere ate ne partite konkuruese. PS e beri e detyruat nga krimet e Berishes dhe burgosja e Nanos. Qe te mos blokohet rotacioni, duhet burgosur vampiri e duhet garantuar qe ne vend te tij te mos vije tjeter non grata nga familja. Ndryshe le te hane mut se s'ka rotation.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te rezojme Ramen jo PS, e me Ramen ngordh ene Sali

      Shqiperia ka nevoje per permbysje te madhe. Te permbyse Ramen personalisht dhe te qerroje Berishen me gjithe klanine tij vrastar te PD. Kjo eshte sfida! PS eshte partia e te ardhmes, por pa Ramen. Hyri me zorr dhe me zorr duhet ta largoj e Ramen nga PS. Rama eshte diktator me ne delet ne PS, por eshte vasal i bindur i Sali vrasesit. Mos degjoni perrallat qe tregon Rama perdite, por shihni si behet bashkeautor ne krim me Saliun sa here kete ja kerkon Saliu. Ra a e rehabilitoi Saliun para zgjedhjeve, e njohu per kundershtar nderkohe qe Amerika e ka nongrata. Me kete qe beri Rama eshte defakto nongrata per Ametiken. Jusfifikohet se keshtu e detyron politika ditore, politike qe ai vete e gatuan perdite ne koordinim me Saliun. Saliu e la pushtetin e tij ne duar te sigurta ne 2013, ne duart e Rames te cilin e ka ne xhep nje Zot e di se si.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Kete qe thua ti sot une e kam thene 4 vjet me pare. Ndryshe nga ti une nuk e lidh me ikjen e Berishes, por me punet ne PS

        Përgjigjjuni
        1. P
          PS eshte e ardhmja, une dua nje mbret

          Munika, nje PS pa Ramen do i kete punet shkelqyeshem per kohe te gjate. PS eshte e ardhmja me e mire e sigurte e perendimore edhe per disa dekada derisa (nese) do te behen qytetare maloket qe zbriten nga cdo ane malore dhe zaptuan e dhunuan pronat ne Tirane, bregdet e gjitheandej ne cdo qytet.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tankist

          Pushtetin e morem me gjake, mos fol biëudallalleqe, u vrane 4 veta nr bulevard, si dhe 1 person ne lezhe qe te mbante sala pushtetin. Sa per te tjerat e dime ne te ps cfare drejtusi vendosim. Ju keni ne dore veyem 1 vote.

          Përgjigjjuni
        3. c
          ce

          Flitet se kandidati nr.1 per te zevendesuar perbindeshin e vicidolit eshte pordhestuesi i perjetshem me licence , krrici i faros me 2 gishta lart. Sot krrici i faros eshte ne gjendje te rende psikologjike , eshte duke vajtuar bashke me trushplaret e tjere te foltores inaugurimin e projektit me te rendesishem infrastrukturor te kryeqytetit Tirane ne 112 vjet shtet nga gjigandi Edi Rama. Sot foltorja po vajton ate qe ajo e bllokoi per 18 muaj para 3 vitesh dhe e shtyu perurimin deri sot se unaza do hapesh para 18 muajve e nuk do vuanin qytetaret deri sot por barbaret e foltores jane vetem per bllokim te zhvillimit te qytetit, ato duan vetem rrumpallhone , bllokim kryqezimesh dhe pushtet ne tavoline por ajo kohe ka mbaruar qysh me 14 maj 2023 dhe tani foltorja eshte ne pritje te goditjes se fundit apokaliptike qe e pret ne 11maj 2025 kur Edi Rama merr mandatin e 4t dhe 86 mandate.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ceco

            Ce ke shume te drejte !

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceco

              Ce ke shume te drejte !

              Përgjigjjuni
            2. T
              Te presesh ndryshim nga SB

              Rotazioni eshte zhvillim per nje vend demokratik.Vjen kur ka ide te reja ,frumezim sidomos ne elektoratin gri qe sjell ndryshimin Por te prezantosh Berishen si alternative kur dihet cfare ka bere ne kete vend ,non grata nga dy miqte me te medhenj qe tregon perralla nga mengjesi ne darke ,me premtime qe vetem truri i tij di te bej,mosha qe ka nuk jep asnje shprese per ndryshimn.dhe me e keqja eshte se ai e mban peng alternativen per interesa personale,si è vetmja arme kunder drejtesise qe do te perballet se shpejti.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                Rotacioni ne demokraci eshte ne doren votuesve dhe jo ne doren e partive politike. Nese opozita nuk behet alternative me e mire se pozita, rotacioni politik eshte jo vetem i panevojshem, por behet nje rrezik per demokracine. Aktualisht te vije ne pushtet non grata qe ne keto 32 vite jo vetem shketeroi e vodhi ekonomine e vendit,por edhe ka vrare per te vjedhur.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Puna e pare, te largojme Ramen nga PS

                  Drejt. Nuk mund te vije saliu, por edhe Rama e ka flliq keq punen ne pazare pa princip e dinjtet me Bershen. Si te duket nje PS me 100 delutete mot, por pa Ramen verdale, me nje Kryeministre grua si Belinda Balluku?! E shan sali zuzari ngaqe e ka fort frike ajo e ben elaq plakun kriminel me pak fjale e fakte e plot edukate.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dashnori (Sula) pa dashnore

                    Me ke lexuar mendimin…

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dauti

                      Jo mo emigranto jo. Popullin e kan kap per fyti. Shalgjati dhe kolera e viçidolit se lene popullin te zgjedhe. I kan bere ligjet dhe zgjedhjet si ju leverans atyre. E vetmja shprese eshte SPAKU

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Socialist, Jo rilindas

                      Rama edhe mund te fitoje, por do fitoje me 71 deputet, dhe do jet sh I dobet. Nuk ka shans qe te marri me shume. Aresyeja : I ka lene socialistet me gisht ne gone, se I duket vetja "b... e qut".

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuk te beri Rama police

                        Sic duket ke pasur shprese te behesh police trafiku , dhe nga qe nuk u bere n'a tregon peralla. Rama nuk eshte PS si Rama ka me qindra intelektual ne PS ndaje mos n'a tregone peralla jo rilindas PO rilindas. Socialisti eshte socialist me Ramen pa Ramen

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Ton

                        Nje njeri qe rri gjate ne pushtet ne Shqiperi kthehet ne rrezik.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tosi karr a gjosi

                          Fatosi eshte i marre mendesh ate pak tru qe kishte e la te burgu Enverit. Çfare eshte kjo llogjike rrotacion ! me llogjiken e ketij lyrashi nuk duhet te kete zgjedhje por mbas Berrishes vjen Rama mbas Rames vjen Méta mbas Metes vjen Berrisha dhe keshtu me rradhe haaaaaa haaaaa qe ky eshte i pjerdhur duhet PO me te pjerdhur jane kazanet televizive dhe kazanxhiinjt qe i ofrojne mikrofonin . Fituesi vjen me vote o Tosi karr agjozi

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qato Treska

                            Qe nje mandat i katert.per Ramen dhe PS do te ishte i tepert ne nje demokraci normale, kjo nuk diskutohet. Por ta presesh ndryshimin nga Berisha, qofte edhe ne nje demokraci jo plotesisht funksionale si e jona, kjo do te ishte vetevrasje per demokracine e ketij vendi. Se cfare eshte ne gjendje te beje xha Saliu, e ka treguar me fakte jo nje here, por dy here, dhe per ato eshte shpallur non grata nga Amerika e Britania e Madhe dhe eshte i padeshirueshem nga gjithe BE; pra bemat e tij permblidhen ne: korrupsion masiv, minim te demokracise, pengim te drejtesise. Nuk po flasim per rastet e pazbardhura te vrasjeve ne Gerdec e ne bulevard. Kaq mjafton qe asnje shqiptar me mend dhe qe e do vendin e vet, te mos e ricikloje Berishen.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sali Efendiu do te Arestohet !

                              Ore ku jane ata Simpatizantet e kryekriminelit penecilines-bisturi sali ! se si ka mundesi qe Ai Para Laci e ka Denoncuar me ze dhe me figure per Urdherat e vrasjeve qe ka dhene Penecilina sali ! keta Gazetare plehra dhe frikacake pse sja bejne peytjen se cfare ka folur Denoncuesi em ze dhe me figutre kundra Penecilines - bisturi sali ! sidomos Ai Gazetari Fantosmani Fevziu qe i dridhet zeri kure i drejton ndonje pyetje Penecilines - bisturi ! Lajm i Geziuar persecilin qytetare dhe secilin fshatar ! Penecilina-bisturi kryekrimineli i 33 viete anarki qe dogji vodhi nej shqiperi te tere , do et Arestohet .

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali Efendiu do te Arestohet !

                                Ore ku jane ata Simpatizantet e kryekriminelit penecilines-bisturi sali ! se si ka mundesi qe Ai Para Laci e ka Denoncuar me ze dhe me figure per Urdherat e vrasjeve qe ka dhene Penecilina sali ! keta Gazetare plehra dhe frikacake pse sja bejne peytjen se cfare ka folur Denoncuesi em ze dhe me figutre kundra Penecilines - bisturi sali ! sidomos Ai Gazetari Fantosmani Fevziu qe i dridhet zeri kure i drejton ndonje pyetje Penecilines - bisturi ! Lajm i Geziuar persecilin qytetare dhe secilin fshatar ! Penecilina-bisturi kryekrimineli i 33 viete anarki qe dogji vodhi nej shqiperi te tere , do et Arestohet .

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drejtësia

                                  Kush kerkon rrotacion me pare duhet kerkuar lista te hapura per deputet qe populli te votoj ate qe do dhe jo deputet te iponuar qe jane llumi i popullit qe kryetaret i pelqejne,per ndryshe shqiptaret do te vujne per jete midis hajduteve

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje