Nga pronat e piramidave te asetet e zyrtarëve të korruptuar: Si do të shpërndahen!

12 Prill 2024, 19:11Politika TEMA
Nga pronat e piramidave te asetet e zyrtarëve të korruptuar: Si do

Nga Ylli Pata

Shqipëria ka njohur dy periudha të mëdha sekuestrimesh pasurie. Atë që bëri qeveria e Enver Hoxhës pasi mori pushtetin në fund të vitit 1944 dhe periudhën e piramidave financiare në vitin 1997. Sot po përjetojmë periudhën e tretë, kur SPAK, por edhe prokuroritë e linjës po grumbullojnë një stok të rëndësishëm asetesh të marra njerëzve të dënuar, akuzuar për lidhje me kriminin e organizuar apo edhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në vitin 1944, qeveria komuniste e Enver Hoxhës hartoi një listë “të përpiktë” ku i kërkoi një të ashtuquajtur “tatim të jashtëzakonshëm”, pjesës më të rëndësishme të biznesit shqiptar. Një shifër, që thuajse të gjithë nuk e pranuan, pasi shpallën se është e padrejtë në radhë të parë, e në radhë të dytë, thanë që nuk i kanë.

Historia dihet. Qeveria e Hoxhës, futi trupat e armatosur dhe u mori gjithçka kishin sipërmarrës dhe qytetar të pasur. U mori pronat, pasuritë e luajtshme që ishin monedha dhe metale të çmuara që zotëronin(një pjesë i kishin fshehur; flori argjend, diamante etj) Në një nga gazetat e regjimit të vitit 1945 thuhet se shifra financiare e pasurive të sekuestruar ishte gjigande.

Pjesa më e madhe e asaj shume u përdor për të financuar ushtrinë, policinë e mbi të gjitha Sigurimin e Shtetit, ku u blenë edhe armë e pajisje për to. Dihet gjithashtu që të gjithë personat që ju sekuestrua pasuria ju nënshkruan një kalvari të tmerrshëm persekutimi. Jetuan në bodrume, kampe përqendrimi apo edhe internimi. Si dhe burgje natyrisht.

Në vitin 1997, pas rrëzimit të Sali Berishës, qeveria e Fatos Nanos, ngriti një organizëm qeveritar për të administruar të gjitha asetet e kompanive rentiere, të cilat ju kishin marrë shqiptarëve kursimet, dhe e çuan vendin drejt kolapsit.

Siç dihet, thuajse pjesa më e madhe apo e gjitha e aseteve të piramidave, përveç ndonjë përjashtimi, u privatizuan. Por ky privatizim krijoi perceptimin se shpërndarja e këtyre pasurive nuk shkoi në mënyrë lineare tek shqiptarët që kishin humbur paratë, edhe pse një pjesë e konsiderueshme tërhoqën ca prej parave të futura në firmat rentiere por jo të gjitha.

Ndërkaq, me rastin aktual që është vetëm maja e Ajzbergut, njerëzit në përgjithësi mendojnë se kemi të bëjmë me një thesar të madh. Me një stok të rëndësishëm financiar, i cili thjesht nëse i shpërndahet popullit në mënyrë të drejtë, do të bëhemi rehat.

E këtu, në këtë fabul që duket se është ëndërr më shumë se jemi në logjikë fillestare, ka edhe të dhëna që e ushqejnë.

Vetë kreu i SPAK tha sot në komisionin e Integrimit, se institucioni që drejton ka sekuestruar 43 milionë euro pasuri të mafies dhe zyrtarëve apo politikanëve.

Por kjo është vetëm maja e Ajzbergut, në publik kanë filluar të qarkullojnë versione të sekuestrimeve në Lalëz, kodrat rezudenciale në Tiranë, por edhe në zonat më të shtrenjta të Shqipërisë, por edhe troje, toka, fabrika e uzina, shuma e të cilëve mund të shkojë edhe në 6 zero. Natyrisht që këtu ka llogari të bërë me mide.

Por pyetja shtrohet: Në qofshin vërtetë “flori” pronat e të fortëve e shenjtanëve të politikës, si do ndahen. Edhe në ndahen, a do i gëzojnë njerëzit? Në filmin “Tokë e Përgjakur”, Xhem Panxha tha se kush do të marrë tokat e mija, nuk do t’i gëzojë. Ndaj ato prona i mori i biri i Mitit, Gjergjit, të cilin e kishte vrarë babai i Xhem Panxhës.

Në fakt, shumë nga personashet të cilëve ju është sekuestruar apo konfiskuar prona apo asetet, edhe sot kanë dhënë të njëjtin kërcënim. Që nuk është gjë e re. Merr Italinë vendin fqinjë, i cili është edhe modeli ynë i ligjit antimafia. Toto Riina, tha se kush hynë në domatet e mia do të skuqet si ato. Ja jemi sot, ajo tokë është lënë nën administrimin e disa nismave rinore për të ndihmuar të rinjtë e të papunëve që kanë ide për të zhvilluar agroturizmin.

Sot Corleone e Toto Riina-s nuk është më një zonë ku nuk hyn policia, por një destinacion turistik i nivelit të lartë, ku ka përfituar edhe nga trashëgimia në art që ka pasqyruar krimi i organizuar.

Pra ato para nuk u shpërndanë në lekë për familje, por ju dha rinisë një alternativë që të tregonte se mund ta transformonte vendin ndryshe nga mafia, njerës miliarderë e super të tmerrshëm që kanë vrarë e prerë pafund.

Pikërisht modeli Italian i shpërndarjes së pronave të sekuestruara të mafies është një model sesi mund të kthehen asetet e “Të Paprekshmëve”. Imagjino se si do të ishte nesër Gjiri i Lalzit, po që kërkon transparencë e debat. Që vendin e këtyrë të fuqishmëve të mos e zëbë të tjerë që do të jenë nesër. Por jo vetëm në Gjirin e Lalzit, por edhe kullat, e njohura që u janë os edo tu sekuestrohen “të Paprekshmëve”…

3 Komente

  1. rezarti

    po ket artikull e keni dhen disa muaj me pare kujt ti lutemi qe shqiperija te behet per te gjitha shtresat e ti kthehet normalitetit mendoj se aty kan mbetur plot djem dhe vajza te zote e te mbrekullushem kur kam degjuar per zotin altin ne detyren fisnike te shqiptareve te ndershem per ate zote mendova se 100 perqinte hajdutet imorale e kriminelet do linin kariket ne pushtet per ti shpetuar burgut se kan plot 34 vjet qe aty vec po derdhet gjeke te bij nenASH VESHE VJEDHE ME NJE BABEZI TE PA PARE EDI DIKUR THE NJE SHPREHJE SE NE ATE BOTE NUK MARIM GJE POR TE GJITHE NDOQEN RUGEN QE KA NDJEKUR EDI KU ME NJE SIPERFAQE SA GJYSMA E TIRANES DIKUR 1980 KA NDERTUAR BUNKERIN PE TI SHPETURA LUFTES ME ATOM HA HAAA HA por ujkonjat e vjetra i kan mberthyer me DUART te hekurta gjithashte SHPRESOJ Z DUMAN SE DO JA DALESH TE PARES SALI ILER EDI PROKURO TE TUT E NGA RENDI E DILI TEK KADASTRA KUSH KA MBI 2 SHTEPI SEKUSTROJUA E JEPUANI ATYRE QE JAN TE PA STRE ZOTI TE NDIHMOFTE Z DUMANI E TE SHPETOFT NGA CDE NJERI I KAQ E MIRA E POPULLIT TY DO TE SHPERBLEHET AMIN

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korrupsioni i ka hap kapakun Spaku

      Pronaret e TV jane korrupsioni i zyrtareve te larte edhe me krimin. Lidhja e tyre zbulon transferimin e parave se kù shkojne parate e buxhetit qe zbulohen cdo dite. Dumani vazhdo keshtu, mos harro Buka sh.a, Ahmetaj duhet te sillet ne burg, me ate do zbulohen shume persona qe fshihen me ne krye Rama. GJKO nuk po vendos drejtesi, po liron te korruptuarit ku fshihet qeveria.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir Mehmeti

        Po ky punon per ti marre pasurite apo leh si qeni neper konferenca shtypi..dhalla 3 apo 4 ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje