Nikoll Lesi: Arrestime, arrestime. Do të kemi një vit të madh arrestimesh në politikë. Po hetohet edhe një oligark i rëndësishëm

8 Qershor 2023, 11:51Politika TEMA

Nikoll Lesi: Arrestime, arrestime. Do të kemi një vit të madh

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e vet se ky do të jetë një vit arrestimesh.

Sipas tij, pas Vangjush Dakos, radhën e kanë politikanë të tjerë të rëndësishëm.

“SPAK-u, mori notën 10 prej publikut shqiptar pasi deri tani kishte hezitime nga qytetarët.

Nga dje, SPAK-u, që refuzoi ndërhyrjet e forta të mazhorancës për Vangjush Dakon, tregoi se nuk pyet asnjeri kur flitet për ndëshkimet e nivelit të lartë.

Vangjush Dako është realisht një “peshk i madh”.

Kushdo që njeh historinë e tij me Partinë Socialiste e di mirë se ai ishte mbi ministrat dhe mik personal i kryeministrit Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka pohuar kur Dako doli nongrata nga amerikanët se “e kam mik të mirë”, por dje SPAK-u e dërgoi me pranga para drejtësisë.

Amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim nuk falin kur flitet për SPAK dhe gjykatën e Posaçme dhe bëjnë mirë sepse jo vetëm që investuan dhjetra milionë dollarë për ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, por e dijnë se në Shqipëri politika e lartë fut duart dhe ndryshon vendimet e drejtësisë.

SPAK-u është në kushte jo komode pune dhe disa herë është folur se nuk kanë as zyra për të mbajtur dosjet, por ata punojnë më intensitet për të nxjerrë para drejtësisë politikanët e korruptuar, të cilët ndër vite vetëm sa kanë shtuar pasurinë e tyre private.

Tashmë sirenat e policisë së burgjeve po shtohen dhe duket se prokurorët e SPAK-ut po firmosin arreste të cilat deri para një viti as që i shkonte mendja njeriu në Shqipëri.

Vangjush Dako ishte prova e parë e zjarrit për drejtuesit e SPAK dhe e kaluan me sukses, ndonëse siç tregojnë gazetarë të fushës së investigimeve ka patur ndërhyrje të tmerrshme për të mos e arrestuar.

Natyrisht do të jetë gjykata e posaçe që do të firmos për urdhër arrestet e SPAK, por prokurorët e SPAK-ut mbajnë në xhep një fletë arresti edhe për gjyqtarët që mund të frikësohen apo korruptohen!

Tani flitet se SPAK-u ka disa dosje në mbarim, si hetime, për disa emra shumë të rëndësishëm të politikës dhe shtetit shqiptar.

Do të kemi vit të madh arrestimesh në politikë. Por po hetohet edhe për një oligark të rëndësishëm…

Amerikanët nuk tërhiqen, ndaj prokurorët e SPAK-ut do ta pastrojnë politikën 32 vjeçare nga pisllëku dhe mafia. Ata që me arrestimin e Dakos kanë lenë pa gjurmë dhjetra zyrtarë e politikanë.

Kur të jetë pastruar politika dhe qeverisja, atëhere kompanitë e huaja do të vijnë të  investojnë në Shqipëri.

Nga dje publiku duket më optimist se do të vijë drejtësia e kërkuar. Një përgëzim shkon për çdo prokuror të SPAK-ut dhe pjestar të BKH”, shkruan ai.

18 Komente

  1. T
    T

    Ik mor kokra e katunarit debil qeka peshk i madh dako.

    1. V
      Vranakonti

      SPAK po nuk arrestoi Berishen dhe Meten nuk ka bere gje deri tani. Dako eshte sa nje njeqinda e krimeve te Berishes dhe Metes.

    2. L
      Lilo

      N'koll, a do thuash te njejtat gjera per SPAK-un nese fillon goditjet djathtas! Nuk e besoj, do thuash se urdherohet nga Rama. Ke dhene prova qe je i lig o Les!

      1. P
        Pipi

        E paska një hall ky Kol lezhjani. Të shohim më tutje.

        1. k
          kocidhja

          Dako ishte ne te shkuaren,peshq te medhej jane ata qe bejne akoma zullume ne politike.Reforma ne drejtesi nje vrim ne uje,gjyqsori nuk eshte vetem SPAK apo GJKKO ,por institucioni qe gjykon dhe hallet e popullit.

          1. T
            Tir Vasili

            Me sa po kuptohet po behet nxemje per te arritur Salehun dhe Floririn, ndersa moa i ka dhjere breket nuk ndihet fare , kete ja ka konfirmuar Arben Kraja komshiu i korruptuar

            1. N
              Noci

              Akuza qe i behet Dakos eshte shume e ulet per t'u mbajtur edhe ne arrest.Sa i takon SPAK ut merita kryesore i takon Rames qe nga fillimet e reformës ne ndihmen e amerikaneve dhe BE.Asnje kundershti nuk ka bere PS ne çdo kerkese qe eshte bere nga drejtesia e cila ka akoma mungesa ne njerez por me kohe do kompletohen .E rendesishme per Shqiperine eshte qe te futet edukata qe askush para ligjit nuk eshte i pa ndeshkueshem dhe te gjithe jane te barabarte

              1. R
                Real

                O lehes dhe lavazhier gojoret i pushtetit a ke marre edhe ti ndonje premtim si Mustafa Nano dhe Frangaj per ndonje pershesh te radhes nga hajnat e ripjelljes ?

                1. P
                  Pelion

                  Ham hum Lesi,ham hum Lesi ....të zbatosh ligjin është detyrim kushtetues,as gjë më shumë s'ka ba spaku,për ty dhe sojin tënd është arritje pasi kur ty salheut të dogji e të poqi ti jo që spate bithë të kërkoje drejtësi,por ngele bashkë me sojin e sorollopin tënd këlysh Alla salhe....ham Lesi hum Lesi ,fatkeqësia nuk është vetëm Salia por dhe krejt Lukunia që pret të bien koqet e t'ia...pamvarsisht që atij prej vitesh ja ka tharë Perëndia...ham Lesi,hum Lesi... !

                  1. P
                    Populli

                    E zuri dhe lehesin semundja e svokat Ngjeles. Ka filluar te shikoje dhe ky filxhanet e kafese. U bo me penallti qe kur Saliu i dogji “kohen tone” dhe e mban si mi te lidhur pas bishtit…plehra mbeturinash njerezore…

                    1. A
                      Astrit USA

                      Lesi ben mire qe shkruan per keto ngjarje qe kane vendosur shqiprine ne fund te botes per mos ndeshkimin e atyre qe vjedhin dhe pasurohen me shkeljet e ligjit Ti thua se gazataret investigative te kane thene se ka pasur nderhyrje te medha per per te mos e prangosur Dakon ,thuaj publikut kush ka kerkuar dhe nderhyre ne Spak emer e mbiemer qe te mos arrestohet Dako,athere publiku do te falenderoje ,duke menduar se me ne fund politika dhe kushdo tjeter hesht kur flet derjtesia.Une mendoj se SPAK eshte ne fillimet e tij te punes duhet te plotsohet me njeres te paster dhe qe kane mbaruar si juriste me vlersime maksimale jashte dhe brenda ,keto qe jane sot kane qene dhe me pare ne sistem dhe kane nje fare tendence per te zgjatur hetimet e nisuara.Puna e SPAKUT do te jete e lavderushme kur te pranohen akuzat nga gjykata e posacme se neqoftese akuzat bijen nga gjykata kjo eshte vetem nje shou qe do te humbi publiku besimin ndaj tij.

                      1. L
                        LORA

                        Te korrat bindese,,,dmth peshkaqenet e medhenj ,ne rrjete,,,nuk po duken gjekundi. Sevdaja e n.lesit me SPAK,,,,duket qartazi qe vjen nga siklete personale,,,,,aspak nga optimizmi I publikut per produkte te besueshme te Drejtesise se Drejte.Kete e vertetojne sondazhet;publiku nuk mashtrohet dot me pseudo-ndeshkueshmeri.

                        1. P
                          Prroji i Thate

                          SPAku ka marre ne dore hetimin e Trumpit. Edhe ai do kete pasoja te renda, mund te denohet me burg. Pas 1 muaji do shpalli terheqjen nga ri-kandidimi per President.

                          1. M
                            Mirditor i shpum

                            Ha ha ha Nkoll. Etem burre sje ti. Sle shkop Kryeministri pa thithe e pa i ba fyt. Kokrra injorantit

                            1. t
                              timo

                              Or Nikollë djali, për aq kohë sa kokat e korupsionit poitik dhe ekonomik, Berisha dhe Meta, janë jashtë hekurave, nuk mund të flasim për suksese të SPAK- ut. Dako, në raport me këta të dy, është si tetari me gjeneralin.

                              1. e
                                emigranti

                                jo jo o niko leshi peshk i madh eshte saliu me kompani po SPAK nuk e arreston sepse e paguan

                                1. s
                                  sapa

                                  Po kur ti dergojne ne arrest shtepije cfare do thote ky gazetari i famshem?

                                  1. S
                                    Shkodrani

                                    Prit mor Nikoll, mos u gzo kaq shpejt, si kurvat...apo mendon se tuj e lpi, përfiton edhe ti diçka!

                                    Lini një Përgjigje