
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka ironizuar Sali Berishën pas kërcënimeve ndaj deputetëve, pas mbledhjes së Kryesisë.
Përmes një reagimi në Facebook, deputeti demokrat shkruan se dhuna verbale që Berisha e shiti sikur e dënonte në fakt është një metodë që ai e ka bërë gjithnjë nëse janë kundër tij. Kjo metodologji e Berishës, sipas Çollakut është elementi kryesor i rrënimit të Partisë Demokratike.
“Une denoj e refuzoj me perbuzje cdo akt bullizimi verbal ndaj kolegeve te mi deputete.
Me vjen mire qe dhe zoti Berisha e beri kete, pasi qe nga 8 janari e ne vijim kjo u ndodh ne menyre sistematike cdo deputeti,burre e grua qe ka patur mendim ose qendrim ndryshe.
Mendimet e kunderta,debati kritika,jane jo dobesi por forca jone.
Ky eshte integritet e dinjitet.
Sot Partia Demokratike është forca e vetme qe ofron kete dimension lirie dhe ngjan kaq e vetmuar ne kete oqean konformizmi e hipokrizie kolektive.”- shkruan Çollaku.
Lini një Përgjigje