"Kanë nisur ethet për…", Kreshnik Spahiu zbulon përplasjet në PD

8 Qershor 2023, 09:09Politika TEMA

"Kanë nisur ethet për…", Kreshnik Spahiu zbulon

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se tashmë kanë nisur ethet për të qenë deputet brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh se ka një shpjegim për luftën që ka nisur.


“Çuditërisht ata që janë kundër zgjedhjes së kryetarit sot duhet ta kishin zgjidhur këtë histori që më 6 mars të vitit 2021, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen.

Lanë një parti pa kryetar për 1 vit e gjysmë, e lanë me një person të komanduar dhe s’jepnin as shpjegime, nuk bënin as analizë, nuk arsyetonin as në media, as në parti se pse kjo parti funksiononte kështu deri në momentin e zgjedhjeve që ky grup deputetësh ishin tërësisht të paqartë se çfarë do bënin për hyrjen apo jo në zgjedhje dhe Partia Demokratike do të mbahet mend si e paprecedentë në histori që një parti e cila ka sjellë demokracinë, ka qenë edhe 16 vite në pushtet, ka dhe 33 vite në politikë të jetë e paaftë për të nxjerrë kandidatë.

Kush del garant që kjo parti pa kryetar do e sjelli në pushtet dhe anasjelltas? Ka ndonjë garanci që i bashkon. Tani kemi hyrë në procesin që pas 1 viti e gjysmë bëhen listat e deputetëve dhe kanë filluar ethet dhe e di çfarë është konflikti i djeshëm? Ata kryetarët e degëve duan t’i fusin bërrylin këtyre deputetëve që të jenë në listat për deputet,” – përfundoi Spahiu.

2 Komente

  1. S
    SADIU

    Mbyllje e një analisti idiot. Të paktën mos deklaro që je jurist, se veten e ke injoruar, por ofendon dhe të tjerët që po përplasen me krimin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Deri diku ka te drejte kjo sorra spathi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje