Besian Ajazi dhe Bukurosh Maçi betohen si kryetar bashkie, Gjiknuri: Do çojnë përpara projektet transformuese

7 Qershor 2023, 16:47Politika TEMA

Besian Ajazi dhe Bukurosh Maçi betohen si kryetar bashkie, Gjiknuri: Do

Dy kryebashkiakët e porsazgjedhur të Belshit dhe të Peqinit kanë nisur zyrtarisht nga puna. 

Teksa ka marrë pjesë në ceremonitë e betimit të tyre, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan shpreh bindjen se ky besim i dhënë nga qytetarët më 14 maj do të përkthehet në më shumë punë në shërbim të komunitetit.

“Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Gramsh, Besion Ajazi dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak.  Jam i bindur se Besi do e shpërblejë me punë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.

Ekipi i këshillit bashkiak me Besin në krye të punëve do të luajë një rol kryesor për të çuar përpara projektet transformuese për Gramshin”, thekson Gjiknuri.

Ndërkaq, Bukurosh Maçi bëri betimin si kryetar i bashkisë Peqin.

1 Komente

  1. S
    Sabriu

    Kane nisur pune, por Peqini ka 12 vjet pa asnje lloj investimi, rruget jane ne meshire te fatit. asnje projekt deri tani. Qyteti po boshatiset ne menyre te frikshme.Te shohim kete rradhe se vetem mashtrojne me premtime.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje