Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim

7 Qershor 2023, 15:52Politika TEMA

Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga

Arrestimi i ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka ‘trazuar’ skenën politike në vend duke sjellë diskutime të shumta mbi veprimet e mëtejshme të SPAK ndaj politikanëve për të cilët ka kallëzime penale.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV tha se arrestimi i Dakos me të cilin Rama ka një miqësi të hershme, tregon se ndikimi i kryeministrit tek SPAK nuk është siç e akuzon opozita.


“Kjo është një nga ato kartat që rrëfen që ndikimi i kryeministrit në SPAK për të cilin e akuzojnë rivalët e tij, është shumë relativ. Rama dhe Dako i bashkon një miqësi e hershme dhe pyetja që duhet t’i shtrojmë vetes është e thjeshtë.

Sa kohë që kryeministri nuk pati mundësi apo nuk deshi të ndalojë këtë 24 orësh, për të tjerët do jetë shumë më e vështirë.

Ky është thelbi dhe përgjigjia më e mirë që u jepet cinikëve të shumtë që kanë parë por nuk kanë dashur të pranojnë se SPAK-u nga kotelja që ishte në fillim, tashmë është rritur”- u shpreh Vangjeli.

Ndërsa mes të tjerash, Vangjeli tha se gjatë kohës që SPAK dukej sikur kishte hyrë në një heshtje elektorale, ka punuar në një sërë dosjesh që pritet të dalin në javët vijuese.  

“Në 3 muajt e fundit, duket sikur SPAK kishte hyrë në një heshtje elektorale, por është punuar për një sërë dosjesh që javë pas jave do jenë objekt gjykimi deri në pikën që çdokush në Tiranë do habitet. Mëkatarët e shumtë majtas dhe djathtas ngjajnë me një kope delesh që presin rradhën tek Kasapi”-shtoi analisti.

3 Komente

  1. S
    Salkari

    Me dosje " Klubi Partizani "dhe asetet e tij te vjedhura prej familjes famekeqe do na bej gjhe SPAK ?? Apo demagogji dhe reklame me arestime te cironkave ....Ilir Metaj , dhe Sali Berisha me komplet familjen ...do na beje gje SPAK ???

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Filloj edhe ky vemja propaganden genjeshtare te durimit do behet keshtu do behet ashtu.Hajdutet kane zaptuar vendin o pleher!Cdo arrestim kthehet ne arrest shtepije dhe gjykohet ne gjendje te lire derisa te vije tjetri e keshtu me rradhe!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besnik

        Per hajer! Inshalla clirohet Shqiperia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje