
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot SPAK ku ka dëshmuar lidhur me akuzat për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se drejtësia e re duhet të bëjë punën e saj dhe t’i shkojë deri në fund çështjeve, ku sipas tij ish-kryeministri Berisha favorizoi dhëndërrin Jamarbër Malltezi.
“Unë kam qenë shpesh në këtë institucion si person që kam akuzuar persona në pushtet dhe kur kam qenë në opozitë dhe tani që jam në pozicionin e kryetarit të grupit parlamanetar. Shpresoj që drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Kam bindjen që nesër do të jem këtu përsëri, ku unë kam bërë një padi penale për Sali Berishën për deklarimet e tij. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet ta adresosh në SPAK ose GJKKO.
Ju e keni bërë publik për çfarë kam qenë unë këtu dhe shpresoj që drejtësia t’i shkojë deri në fund. Në prej rasteve tipike në këtë vend, të përdorimit të detyrës shtetërore të vjehrrit në dobi të dhëndrit të shkojë deri në fund.
Jam thirrur si një person që ka dijeni dhe kam dhënë shpjegimet e mia për çështjen dhe nuk mund të jap më shumë detaje”, tha Balla.
Bythqiret a SPAK s' kane per te bere gje kunder Berishes e Metes