Ana tjetër e arrestimeve të zyrtarëve të Ramës, që nuk e përmend kush!

7 Qershor 2023, 12:01Politika TEMA

Ana tjetër e arrestimeve të zyrtarëve të Ramës, që

Ministra, kryebashkiakë, deputetë, përveç zyrtarëve të tjerë të zyrtarëve të lartë.

Gjatë këtyre dhjetë viteve të qeverisjes nga Edi Rama, kemi parë shumë arrestime të bujshme.

Kritikët e Ramës thonë se kjo është shenjë që tregon shkallën e korrupsionit të qeverisjes së Ramës.

Dhe kanë të drejtë, se nuk janë arrestuar kot.

Por këto arrestime tregojnë edhe një anë tjetër, që asnjë kundërshtar politiko-mediatik i Ramës nuk e përmend.

Dhe s’kanë si e përmendin, se nuk iu leverdis.

Është fjala për periudhën para se Rama të vinte në krye të Qeverisë.

Sa ministra, kryetarë bashkie, apo deputetë, janë arrestuar në kohën kur qeveriste Sali Berisha dhe Ilir Meta? Zero.

Dhe jo se ata të Berishës dhe Metës ishin të ndershëm, dhe këta të Ramës janë të korruptuar. Jo.

Thjesht nuk guxonte njeri që t’i arrestonte, se kishin mbrojtje politike.

Rasti më emblematik ishte ai i Ilir Metës.

Edhe pse doli me zë dhe figurë duke kërkuar 700 mijë euro për një tender, ai doli i pafajshëm.

Një natë para se të jepej vendimi, atij i shkoi për darkë edhe Sali Berisha, si një mesazh mafioz për drejtësinë, se çfarë vendimi duhej të merrnin.

Pra bëni mirë që numëroni zyrtarët e arrestuar të Ramës për korrupsion, por kujtoni edhe se para ardhjes së tij në pushtet, askush nuk kishte guxuar të merrej me ministra, kryebashkiakë dhe deputetë.  

29 Komente

  1. M
    Ms

    Korrupsionin nuk e solli Rama, E gjeti mes nesh. Rama solli drejtësine e re antikorropsion!

    1. K
      Kalec Dega

      Nje shkrim i spikatur dhe patjeter aprovuar nga Mero vete por jo i pazakonte i plako Mero Ramiut… lol - Ju kujtohen arritjes sipas Ramutit kur fuste ne burg hallexhinjte qe skishin buke….Rahmani vete futi ne burg shoket qe nuk mund te paguanin dritat, mjafton me kaq…..apo jo debila shqipkare!!!! Lol

      1. .
        .....

        Spiro Ksera ka qënë gjë ministër?

      2. L
        Latif Dreqi

        Epo ne kohen e Sales e shumta ministri zberthente ndonje kopse, ose fuste ndonje njeri ne pune. Nen hyqmin e nipit te Spiro Kolekes ministrat u kthyen ne mbjelles hashashi dhe opiumi, ne trafikante..droga u kthye ne nje sipermarrje shteterore, e kontrolluar nga Saje qorri.

        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Edhe ti latif je nje nga ata hajdutet me vila qe nuk ju dihen te ardhurat,je nje nga ata te tokes xanun dhe ju ka mbrojtur llalla e thartuar,kraja e dum dumi bashke me ata te drejtesis qe vetingu i hodhi ne rruge dhe po harxhojne pasurine e vjedhur pa i hyre gjemb ne kembe

        2. F
          Franci

          Jo vetem nuk kishte guxim drejtesia ti arrestonte kur ishte PD ne pushtet por nuk ka guxim dhe kjo sot me ne krye Dumanin qe ti arrestoje edhe duke qene ne opozite. Vini re per turpin e drejtesise qe nje fare Salianji ka dy vjet qe eshte denuar me burg ne shkallen e pare dhe gjykata Apelit ka shtyre dhjete here gjygjin per te. Dhe per ironi ai shfaqet rregullisht ne disa media dhe moderatore te lidhur me boten e krimit te politikes e na ben karshillek.

          1. L
            Lesh lesh

            Doni te krahasoni korrupsionin qe eshte bere, si nata me diten. Pastaj pse nuk e arrestoi Rama, Meten apo ish zyrtare te tjere? Por keta jane aq shume te zhytur sa bejne nje vrime ne uje me akuzat e arrestimeve, kujtoni TAHIRIN.

            1. c
              cuf dabjoni

              Mero.. !!! Saliu ka tre periudha qeverisje: 1992-1997, si President.. por dhe si Kryetar i PD defacto 2005-2009 , Kryeministër i PD 2009-2013, Kryeministër i PD-LSI. Duhet të analizohet veçmas. E thelloi Korrupsionin dhe padrejtësinë nga paraardhësi (F.Nano)... por pas tij korrupsioni ..keqqeverisja dhe padrejtësia morën përmasa aq të frikshme sa që arnautet largohen si asnjëherë... Nuk diskutohet që drejtësia duhet ta ndëshkoj por bashke dhe me të tjerët. Dhe sa më pare, që të mos jetë vone e të zhbëhemi si komb.!!1

              1. D
                Dardani i Ri

                Drejtësia, edhe sot akoma nuk guxon ta sulmojë kalanë e rrënuar "blu". Kanë frikë nga kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. E shikoni si komenton ky Latif Dreqi? Të tillë janë njerëzit e Berishës.

                1. V
                  Vl

                  Nuk u kap njeri se skish SPAK prandaj e thjesht jo se i futi Rama.

                  1. f
                    fjala vjen

                    O Latif, te qifte Kina Popullore; pse nuk arrestohet Sali Berisha, apo eshte me pak hajdut dhe i rrezikshem se keta te Rames.

                    1. K
                      Kris

                      I fut Rama ne burg apo drejtesia Rama ka deklaruar se nuk Ben as gjykatesin dhe as prokurorin.sipas Meros dhe po u mbars lopa merits I takon Rames

                      1. D
                        Doda

                        Rama nuk di te perzgjedhe njerezit e duhet qe jane me mijera

                        1. P
                          Poli

                          Ne 8 vite te Berishes jane arrestuar Sekretariat te pergjithshem e zv ministra por dhe ish ministra...drejtore plot...por me thoni nje minister ne detyre qe eshte arrestuar keto 11 vjet. Vetem nje me thoni. Ishet nuk quhen. Ata nuk kane pushtet. Minister more me thoni.....

                          1. O
                            On

                            30 vjet Shqiperia ka notuar ne super korrupsion...shteti dhe mafia nje. Por sot eshte rritur gjeometrikisht ne raport me para 12 vjeteve.

                            1. K
                              Komunisti skandinav.

                              Ore , ku eshte ai gjykatesi i famshem Gjin Gjoni? Qe doli nga puna gjoja me leje lindje!!! Po gruaja e tij e ka akoma companine e dyqaneve duty free ne aeorportet shqiptare?! A po çi qi tëmën , u harru ai muhabet. E pra , krisma nukbka patur....

                              1. M
                                Mario

                                E ka rregullu muhabetin...por ky Gjini mua po me duket lule krahasuar me drejtesine e sotme...mire keq merrnim vendimin ne dore e leke nuk kam dhene kurre por sot te mbin bari te maresh nje vendim.

                              2. D
                                Dëshmitar i 26 majit 1996

                                Doni të dini "demokracinë e zgjedhjeve në Shqipëri". Krahasojini ato me zgjedhjet e 26 majit 1996, kulmi i dhunës, vjedhjeve, pagesave përgjakjes, krimit, gjithçkaje makabre të këtyre 33 vjetëve. Unë i kam jetuar dhe përshkruar. Ndaj më dhunuan egërsisht dhe më detyruan, për të shpëtuar nga linçimi vetjak e familjar, tash 27 vjet, të përjetoj mërgimin pa kthim. Njerëz mos harroni 26 majin 1996. Atje ishte kulmi i të keqes që lulëzoi dhe hodhi (dhe hedh) frute...

                                1. A
                                  Asd

                                  Rama nuk po i denon, por po i shpeton. Nga njera ane po i hedh hi syve ambassadoreve te huaj se po denon korrupsionin ndersa nga ana tjeter po anashkalon drejtesine. Ka nje mekanizem te paramenduar mire; Keta mamuthe te korrupsionit po akuzohen per krime qesharake; shperdorim detyre. Kjo lloj akuze ne rast denimi nuk implikon ne sekuestrim pasurie, gjithashtu denimet jane te lehta me disa muaj burg ku pjesen me te madhe do ta bejne ne shtepi. Pas kesaj ata dalin te lare dhe te gatshem per afera te reja ne politike ose business. Kjo faze e zhvillimit te drejtesise ne vendin tone eshte nga periudhat me te erreta te saj. Arrestimet dhe futjet ne burg jane inskenime dhe marreveshje qe te akuzuarve u bejne vetem nder. Dako, Tahiri apo te korruptuarit e ketyre niveleve meritojne 1500 vjet burg per te qene proporcionalë me vjedhesit e bicikletave, nderkohe qe denojen me pak se ata.

                                  1. A
                                    All right

                                    Mekatet e qeverise Berisha duken aq te vogla krahasuar me bemat e cetes Rama. Ky kur e sheh qe k*rat qe ka vene e kane bere m*tin mal i zbyth te bjere qetesia. Kur ka ndonje hall e do te shperqendroje vemendjen i jep urdher ASPK-ut te burgos ndonje me akuze tip konsum kafeje (si gjyqi zhgenjyes per N. Hoxhen). Pasi bejne 2-3 vite burg dalin te pafajshem dhe kerkojne demshperblim. Sado shurre ju te Meros nuk mbuloni dot mutin e Rames

                                    1. S
                                      Soza

                                      Po Spiro Kseren, e kujton kush?

                                      1. P
                                        Perlat Spahiu

                                        Shqipetar more bythe grisur ngele duke kakarisur.

                                        1. E
                                          Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                          Asnje nja zyrtaret e Rames nuk eshte arrestuar ne detyre! Te gjithe sa jane prangosur, kane qene te ikur nga detyra (kupto ; nga vjedhja) dhe arrestimi i tyre ka dale ne Media qe me pare. Gje qe tregon se jane leshuar nga Rama si limonet pasi jane shtrydhur. Duke treguar kesisoj edhe faktin se arrestimet i di me pare Pushteti, pastaj Media e ne fund ajo, Drejtesia ...

                                          1. e
                                            emigranti

                                            sepse athere dhe sot SPAK flinte gjume , kurse tani saliu e paguan SPAK dhe ben cfare i thote saliu te gjithe politikanet vjedhin. SPAK duhet te filloj nga saliu dhe jo nga vangjush dako po nuk ja mban bytha dhe fillon ngasaliu te thoj ja ne po punojme po bejme arrestime dakort altin dumani

                                            1. $
                                              $antiago-@-Chil€

                                              Të gjithë e dinë që Dako do arrestohej një ditë. Të gjithë e dinë se një ditë do arrestohet edhe Gjika e Sejdini,. Po ashtu të gjithë e dinë që Saliu do arrestohet , Meta do arrestohet, Rama do arrestohet , Basha do arrestohet, Nano do arrestohet.e po ashtu me qindra familjarë dhe mbështetës së tyre. Ka shumë vite që këto emra qarkullojnë në drejtësinë shqiptare dhe kanë dosje..

                                              1. B
                                                Besoj do vije nje dite te behet drejtesi

                                                Te krahasosh qeverine e Rames me ate te Sali Berishes eshte si nata me diten u shiten tere ndermarrjet per nje cope buke psh nje tank =30 mije lek te vjetra armatimi miliarda lek ku vajten 26 njerez u poqen te gjalle e nja 300 te plagosur pa lere demin ekonomik tere ato shtepi e biznese te demtuara e te paguara nga populli i shkrete guxoi ndonje prokuror te hapte ceshtje ,nje me duket Zamir Shtylla sikur desh ta pyeste Zenin nuk e di a eshte gjalle pa le ne pune nuk degjohet . Likja i Mutnikes doli me ze e figure ne mengjez delte ne gjyq Saliu ne darke vajti darkonte me Liken e Mutniken e doli shpifje . Drejtori i tatimeve me artest shtepie po krye te detyres dhe jo nuk u denua po rrezik mori ndonje shperblim . Nje rast pata vete me blokuan makinen me targa italiane te rregullta dhe derisa ma kethyen pas nje muaji jo vetem qe pagova nja 500 000 lek te vjetra por kudo qe shkonja te ankohesha titullaret nga Tropoja bile mbaj mend dy te paret nuk me priten shume keq por kur kam shkuar tek i treti , ai ishte ekzemplar fare nuk pjerth une , une kam lek sa te duash se ai qe me ka vene ne kete pune mua ehu dmth ishte dora vete Saliu . Kush ka syte e mendjen ne vendin e duhur e shikon e ben vlersimin mjere kush ka pasur rast te binte ne doren e atye .

                                                1. k
                                                  km

                                                  Ana tjeter e arestimeve eshte fakti qe asnje arkitekt nuk mban pergjegjesi per vepren e projektuar,si ne cilesine teknike ,perllogaritjet,deri te katet.Ato shtesa apo mangesi te tjera per shkak te etjes per fitim,nuk Jane bere pa' dijenine e tyre.Po keshtu,mbikqyresit i punimeve pse nuk ngarkohet me pergjegjesi?konfirmimi i perfundimit dhe banueshmerise se nje pallatin behet me firmen e tij.Kur ngarkon me pergjegjesi kryetarin e Bashkise ,para tij ne shkallen vertikale te pergjegjesi e eshte mbikqyresit.Merr leket vetem per mbikqyrjen.

                                                  1. M
                                                    Mohamed

                                                    Ore shejtanbudallenj. Je ne nje familje me 4 vete dhe nuk merr vesh i zoti shpise cfar ben jashte i biri apo e bija,jo me nje kryeminister te dije sa prej administrates vjedh a korrupton????. Gjushi do ishte ne burg ka koh por ajo qe ben pallatet me gjushin ne durres futi hajdarmatajn per ti bere publike dosjen ne media gjushit dhe ja hodhi. Megjithse kur vajti ti qahet rames qe kishte info qe do e arrestonin ai i pergjigjet " kush ta tha gjush, hajdarmataj? Me ate qe ben pallate e ndani parate,me ate qaji hallet,dil jashte". Dhe ortakja e gjushit e shpetoj nje here ????

                                                    Lini një Përgjigje