
Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi dje një mbledhje për të diskutuar rreth mënyrës se si do të drejtohej partia dhe për datën e caktimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj. Mbledhja u shoqërua me debate dhe tensione të shumta.
Disa deputetë u larguan duke e konsideruar vendim të njëanshëm përcaktimin e një date për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, Jonila Godole dhe Flamur Hoxha votuan kundër ndërsa, Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj abstenuan.
Deputetët që votuan pro janë si më poshtë:
Enkelejd Alibeaj
Flutura Açka
Jemin Gjana
Taulant Zeneli
Endri Hasa
Indrit Sefa
Kreshnik Çollaku
Roland Bejko
Gentian Gaba
Agron Kapllanaj
Arbi Agalliu
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Merita Bakiu
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Xhemal Gjunkshi
Ndërkohë deputetët Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.
A e keni hapur Partin je Saliniste 24 Karat...??? A e keni REFORMUAR partine..??? A keni lista te Anetaresise ??? Me cfare nirmash Statutore ato te Lulush it te Ilirit ???/ Si nuk e kuptoni qe po vazhduat pseudoreformimin njelloj si Sala nuk do ju vij kush prapa, e me te drejte do shkojne te ai sipas fjales se urte "Qorr se qor e kam ne Oborr"