Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.
Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.
Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë. Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.
Ju te stafit te G. Tema onlain pse nuk i lejoni kometet per Spiunin e Sigurimit Prec Zogaj ( Ciftelia ) fytyra me e zeze e 32 viteyeve "pluralizem " njeri i Ramiz Alise tek Saliu sa here del ky proklamon tezat e lena amanet nga Ramizi. Perfitues ne privatizimi tendera Leja ndertimi vete lali i ka dhene 6 Leje Ndertimi ne Tirane , po ne Vlore e Lezhe Velipoje Golem etj. Sa leje ka mare ??? Ky morri i kuq , Rriqa e zeze e ketyre viteve . .