Rama: Mund të fitojmë edhe 18 beteja të tjera elektorale, duhet reflektim i madh pas 14 majit

6 Qershor 2023, 19:04Politika TEMA

Rama: Mund të fitojmë edhe 18 beteja të tjera elektorale, duhet

Kryeministri Edi Rama vijoi takimin falenderues pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në Berat. Kreu i qeverisë tha se PS mori rezultatin më të mirë historik të saj.

“Të gjitha këto janë rezultat i shumë gjërave, por mbi të gjitha i kontributit dhe i angazhimit të anëtarëve dhe anëtareve të PS-së së Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas Ramës duhet bërë një reflektim pas fitores. Vetëm kështu, sipas tij, PS-ja mund të vijojë të fitojë ende.

“I thashë Kreshnikut ça ndodhi në Kuçovë që fitorja ishte aq e ngushtë. Duhet analizuar dhe kuptuar mirë ai rezultat sepse nuk ka arsye që Poliçani të jetë aq përpara, pavarësisht se Tiku i Poliçanit lind vetëm një herë. Kjo është edhe për mirë edhe për keq. Kreshnikut sado që i themi bëhet Tik nuk bëhet dot. Nganjëherë ndodh që ne i marrim njerëzit dhe votuesit për të mirëqenë në kuptimin që mendojmë se i kemi në xhep. Mendojmë që ata në çdo rast nuk do ndryshojnë drejtim. Mirëpo ju e patë, ndryshoi drejtim Shkodra. Pa se për veten e vet dhe për interesin e vet, edhe demokrati shkodran duhej të votonte për kandidatin tonë.

Prandaj ndryshoi drejtim. Kjo duhet t’i vlejë çdonjërit prej nesh, çdo vendi, ku prej 32 vjetësh është votuar PS sepse mund të ndryshojnë drejtim njerëzit nëse ti i merr kollaj. Ka ndryshuar diçka shumë e rëndësishme më 14 Maj. Ajo hartë është një hartë që tregon se njerëzit kanë filluar të mendojnë sipas interesit të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm të shikojnë sipas ngjyrës së fanellës së forcave politike.

Na duhet të bëjmë realisht një reflektim shumë të madh pas kësaj fitoreje. Arsyeja pse kemi fituar dhe kemi fituar 8 nga 9 beteja elektorale dhe mund të fitojmë edhe 18 të tjera është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për një palë zgjedhje të tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë tjerët nga lart poshtë. Gjithmonë jemi përpjekur ta mbajmë partinë sa më të gjallë dhe sa më të hapur pavarësisht se asnjëherë nuk ia kemi dalë mbanë ashtu siç duhet dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të përpiqemi”, u shpreh Rama.

2 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    Kur te fitosh 18 betejat do kesh ngel vetem se te gjithe do ti fus saliu ne burg soc e tu,ti rri e uro saliun per pleqri te mbare

    1. E
      Evisa

      A mund t'na thuash pse nuk i rrit pensionet zoti Kryeministër? Keni 30 vjet që ripni emigrantët, shfrytëzoni në mënyrën më të poshtër lidhjet dhe dashurinë e tyre për prindërit që i kanë këtu dhe nuk ju rrisni pensionin qëllimisht për të zhvatur emigrantët. Mbani pensionet në nivel mizerabël vetëm për të rritur remitancat, duke ja kaluar këtë barrë të rëndë fëmijëve emigrant anë e kënd botës. Dhe e keqja është se fondet i vidhni për punë shkel e shko ose të pabëra fare. Ajo që po i bëni ju këtij populli nuk mund të përshkruhet. Por mos kujtoni se nuk do të vijë një ditë që do t'ju dalin nga hundët, të gjitha në këtë botë lahen.

      Lini një Përgjigje