Gjekmarkaj thirrje Bardhit dhe Tabakut: Kam një lutje për ju, ndaloni Bashën për të bërë të tijën atë që nuk është

6 Qershor 2023, 16:51Politika TEMA

Gjekmarkaj thirrje Bardhit dhe Tabakut: Kam një lutje për ju, ndaloni

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i është drejtuar sot me një thirrje deputetëve Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, që të bëjnë gjithçka që Partia Demokratike zyrtare mos vritet nga dëshira për një opozitë e re.

Gjekmarkaj shkruan se nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar një prej fajtorëve, Lulzim Bashën i cili po tenton të marrë si të tijën, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, deputeti thotë se duhet të kurajo për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha.

Deklarata e plotë:

Në paarsyen e pergjithshme që ka shperrthyer  si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshire për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti  më elementar.

Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulen e PD-së. Njerzit me 14 Maj i thanë ske punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’beri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.

Po kaq  grupi i mbetur  duhet  ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresen që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen.

Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ende  një mundesi e kufizuar si pergjeqës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundures dhe të pamundures. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është genjeshtra më e madhe që ofrohet në piate.

Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume  emermedha qe vazhdojnë e thirren  kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetem me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilet kanë një mbeshtetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.

Ndaj duke parë maskaraden një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjne gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak pervetesimim  e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje per ambicje personale.

Mund të deshtoni në të dy anet por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen  zgjedhje vetem në kompjuter me lista të “vdekura”!

13 Komente

  1. T
    T

    Po ndigjuat Gjekmutin,mut do hani!

    1. R
      Real

      Vleresim realist i Gjekmarkajt.

      1. D
        DEMOKRATI

        ME NE FUND E TREGOVE FYTYREN TENDE TE VERTETE O GJEKMARKAJ SE JE ME SALI BERISHEN .PARTIA DEMOKRATIKE NUK VJEN NE PUSHTET ME SALI BERISHEN.

        1. a
          astriti

          As mish as peshk.Nje njeri pa bythe per te mbajtur nje pozicion te qarte.

          1. N
            Noci

            Ky eshte rasti qe te zgjidhet nje kryetar ne menyre me te rregullt por me kushtin qe votimi te behet i rregullt dhe secili te kete te drejte te kandidoje edhe Basha,Kandidatët te shetisin kudo ne vend e te bejne fushate e pastaj te behet votimi.Ne qoftese e duan Bashen t'a gezojne por do te jete e veshtire te fitoje.Vetem nje anetar nje vote pa hile rregullon punen.Merrni shembull SHBA si po behet fushata per presidentin e ardhshme qe eshte forma me demokratike.

            1. A
              Albini

              Por nuk ngrihet I vdekuri nga varri o trushpelare ,basha eshte I vdekur ka vite...mos shihni endra ,le te ngjallet ne Hollande me leket e vjedhura, mire qe akoma nuk eshte tek 313....

              1. T
                Toni

                Aman ore si nuk po i propozon njeri ketij per kryetar partie. Pastaj do shikoni sa te bukura do i bej ato tregimet e doktor gjilperes. Hajde mbaje opoziten pastaj. Ore do ja hiqni hapsiren ketij karit te barazlarguar. Politikan i barazlarguar dmth ma qendrime, as mish as peshk. Kur je i barazlarguar cfare mutin do qe flet, apo kot per qef.

                1. P
                  Pal Melyshi

                  Maloku dhe Gjoku i Saliut ptu fare e keqe. Mos u degjofte nja 1000 vjet Rraca e Shpellareve te Trapojrs .

                  Lini një Përgjigje