Ish presidenti Topi: Opozita duhet rithemeluar, pa logo nuk i sheh njeri me sy! Duan komoditetin që të jep Parlamenti

6 Qershor 2023, 11:04Politika TEMA

Ish presidenti Topi: Opozita duhet rithemeluar, pa logo nuk i sheh njeri me sy!

Ish-presidenti Bamir Topi i ka qendruar mendimit se opozita aktuale është inekzistente. Ai ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News opozita duhet rithemeluar, pasi kanë rënë peng i siglës dhe i emrit.

Sipas Topit, qëllimi i demokratëve është shumë i rëndë, pasi e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament.

“Opozita duhet rithemeluar, por këto kanë rënë peng i siglës dhe i emrit. Sepse po të dalin pa sigël dhe pa emër, këto nuk i sheh njëri me sy, por këto luajnë me këtë lloj raporti që ka sigla me simpatizantët për të qendruar prapë në parlament.

Qëllimi i këtyre është shumë i rëndë, këta e dinë shumë mirë që në këtë gjendje nuk fitojnë, por këta duan të shkojnë të punësohen në parlament, të krijojnë atë komoditetin që të jep parlamentin, të ruajnë  këtë lloj komuniteti publik tek e fundit, dhe të vazhdojnë t’i lënë interest e njerzve që bërtasin çdo ditë te emisioni yt.

Në rast se do të ishte një opozitë që do të luftonte në parlament, do të kishte më pak njerëz në emision, por është e kundërta”, tha ai.

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo Zoti Bamir Topi. Je me i sakti nga te gjithe. Ju personaliS Uht duhet te jini kryetar i PD.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mediu

      Bamke ,a e di se ke te drejte por nuk te pjerdh njeri! Shijo pensionin ,ngujou ne kullen tende me avllite 7 metra te larta qe I bere kur ishe mender president ,dhe mos e hap gojen fare se nuk te ben mire ,te njohen te gjithe shqiptaret kus ishe he te keqen e dibronit...?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mediu I gerdecit

        Bamke ,a e di se ke te drejte por nuk te pjerdh njeri! Shijo pensionin ,ngujou ne kullen tende me avllite 7 metra te larta qe I bere kur ishe mender president ,dhe mos e hap gojen fare se nuk te ben mire ,te njohen te gjithe shqiptaret kus ishe he te keqen e dibronit...?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje