
Lulzim Basha ka avancuar edhe më shumë idenë e tij për të ardhmen e opozitës shqiptare. Në një takim në Berat, ai ka dalë kundër tezës së Gaz Bardhit e shumë të tjerëve që kërkojnë një bashkim me foltoren. Sipas Bashës, një bashkim mekanik është fundi i opozitës.
“Në shumicën dërrmuese të bashkive, PD dhe Foltorja ishin të bashkuara rreth 1 kandidati. Rezultati dihet. Të bashkuar humbasim. Po filloj të mendoj se arsyeja përse nuk e rrëzuam dot Ramën në 2021 është se ishim të bashkuar”, tha ai.
Duke e shpjeguar tezën e tij, Basha tha “Po vija nga rruga e Dumresë dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse nafte shumë të vjetra, të ndryshkura. Dhe u kujtova për premtimet dhe zotimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit ne gjithe keto vite, nga këta qe kane 10 vite ne pushtet por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë.
Unë vij nga një përvojë e veçantë ne jeten time politike. Sikurse e dini përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen. Dhe kur hedh një hap pas ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Ritmi ndryshon, ritmi i cmendur i politikes ndryshon. Distance me ate qe ndodh zmadhohet dhe ke mundesi te shohesh gjerat me ftohte. Sepse nganjëherë të merr vala përpara dhe harron të shohësh të rëndësishmen.
Njerezit flasin ndryshe kur je kryetar i partise; dihet ti ke nje axhende politike. Ndryshe kur ti je i dorehqur dhe ti po reflekton. Kam pershtypjen se njerezit jane edhe me te sinqerte, me direkte.
Edhe vete kupton disa gjera. Kupton qe ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, kupton qe nje pjese e besueshmerise tone binte ne fund per faktin se ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Per njerezit qe ne qeverisjen tone u bene miliarder nga hici me naften. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish.
Kjo ka ndodhur. Drejtesia nuk ka bere te veten, por as ne nuk kemi bere tonen.
Dhe tani, për dy vite vjen ballafaqimi. Ka nga ata qe mendojne se ne duhet te “koracojme” formacionin tone politik, te ndertojme senduken tone te fushates dhe te bejme matematiken e numrave.
Matematika e numrave dikton të gjejmë edhe këta abuzuesit e para 10 viteve, të shtojmë numrat dhe të përballemi, tanet me tyret. Lufte totale.
Por a është ky ndryshimi që prisni ju?
A este ndryshimi qe meritoni?
Ky eshte rrotacion. Nese ndodh. Ikin ata dhe vijne keta.
Nëse vesi mbetet Brenda i pandeshkuar, çfarë do ndryshojmë për Beratin?
E meriton Berati dhe Shqiperia kete?
Per mua jo!
Ndaj jam kundër çdo bashkimi mekanik, nuk jemi ndarë për gjëra të vogla me ata që jemi ndarë nje vit e gjysem më parë. Jemi ndarë për bindje, per vlera. Jemi ndare si parti e vlerave perendimore. Jemi ndare per luften kunder korrupsionit.
Nëse i dorëzojmë këto kauza, me çfarë arsyetimi do u kërkojmë votën shqiptarëve?!
Ky bashkim, edhe po te ndodh, ne bindjen time nuk ndodh dot ne natyren njerezore. Edhe po te ndodh nuk eshte garanci per fitore. Por sic e tregoi 14 Maji është garanci për humbje tjeter poshteruese, dyshen sic e pate qe bashkoi forcat, gjoja ne emer te opozites. Sepse ne politike nje dhe nje nuk bejne dy; mund te bejne tre, mund te bejne pese por mund te bejne edhe zero. Zerojne njera tjetren. Kete e kasha si perjetim, teksa po vija ne Berat, siç po shikoja ato puset e naftës mu kujtua se ngjyerja e gishtit, korrupsioni nuk ka ngjyrë, duhet ndeshkuar pavaresisht ngjyrave dhe emrave te pervecem. Kjo duhet jete kauza jone. Ketu po, ketu ka shprese. Me nje PD te vendosur per te qendruar disa vlerave baze, nuk jane shume por jane te sigurta; alencen me perendimin, aleancen perendimore per integrimin europian, clirimi i ekonomise, clirimi i politikes dhe luftes kunder korrupsionit”.
Midis te tjerave Lulushi thote se qenka ndare per bindje,per vlera dhe korupsion. Qesharake. A eshte ky qe nuk ka as nje bindje dhe vlere dhe aq me teper qe vete eshte perfolur per korupsion jo vetem kur ka qene ne qeverisje, edhe ne kohen qe ka qene ne opozite ka dale me i fituar.Keshtu, ti shkosh mbrapa ketij personi pa turp,genjeshtar dhe qe tallet me demokratet eshte mekat i madh. Eshte mjerim i madh dhe humbje kohe rikthimi i tij.