Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për PS

5 Qershor 2023, 18:38Politika TEMA

Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që

Një sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë sot u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë kësaj here vetëm socialistëve. 

Në turin e falënderimeve për ata që votuan PS-në në 14 maj, Rama tha se socialistët nuk duhet të lejojnë që “një dru i shtrembër t’u cenojë krenarinë për partinë”.

Ndonëse nuk përmendi asnjë emër, kreu i qeverisë shtoi se kjo nuk zhbën punën që kjo qeveri ka bërë për të gjithë Shqipërinë.

“E pamundur që juve t’ua kthesh atë që ju jepni për PS, në hatër të njërit apo tjetrit që marrin një karrige dhe duken sikur zgjaten, edhe nëse në ndonjë derë ju del dikush që i ka dhënë një karrige dhe ju shikon nga lart poshtë, mos lejoni që këto t’i thyejnë zemrën për atë që keni bërë, se ajo që keni bërë, nëse nuk ka bërë diçka për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë, thonë që nuk ka rëndësi, por ka rëndësi se po të mos ishte vota juaj dhe Fieri nuk do ishte sot ky është që sot, po do ishte më keq se ai që ishte dje. 

E di që është më e lehtë, ta thuash se ta bësh, por mos lejoni që një dru i shtrembër, që ndeshni rrugës dhe që dalin mes nesh t’jua cenojë krenarinë legjitime për Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

Sot gjykata la në burg Joana Duron, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë pasi mori ryshfet 330 mijë lekë që të ndërhynte për një tender.

8 Komente

  1. s
    sokoli

    Kete dru te shtrembet kush e beri sekretare te pergjitheshme....?? A mban njeri pergjegjesi se jane shtuar shum...

    1. s
      shtjefen palushi

      je teper i ndyre... mban rrekord, je i ndyri me i gjate shqiptar....pak me pak se shoku Sali... shoku Ilir... por njelloj MUT... njelloj rrot KARE....

      1. K
        Kalec Dega

        Rahman Erdogani, ja kalove Edverit e Berishes...lol...o fare e keqe....

      2. F
        Fat man

        O popull mjeran cdo gje behet ne emrin tend, nuk eshte nje dru por nje kercu i madh i shtrember me emrin Ed qe cenon cdo dite dhe tall bythen me krenarine tuaj.

        1. L
          Llafezan..sofist...kiu fiu

          Kadastren e Fierit e kane kapur pisat...

          1. k
            k

            Nuk kanë turp të turpërohen,mos u shqetëso se janë mësuar .Kanë 30 vjet që stërviten.

            1. O
              On

              O derman lere ironine se ktu jetojme....te pakten mos na bej budallenj....njof dhjetra zyrtare me 70 mije leke rroge por qe kane nga 3 shtepi e makina luksoze...e punen e kane filluar ne 2014...njoh dhe te tjere te ikur nga puna ne 2014 e nuk po u mbarojne leket....vetem ti nuk I shikon

              1. A
                AI

                Lushnjes ja hoqe gjithe institucionet...hihi dhe policine e bie rehat...

                Lini një Përgjigje