
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij të takimeve u ndal në Berat.
Basha njoftoi tre propozime që sipas tij mund të ndryshojnë jetën politike në vend.
Ish-kreu i PD-së propozon që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”.
Basha përsëriti si propozim të dytë “vettingun e politikanëve” që sipas tij po pengohen nga PS-ja dhe PD-ja e drejtuar nga Berisha.
Një propozim tjetër i Bashës ishte kufizimi i mandateve të Kryeministrit.
“Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e duhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.
Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori.
Janë bashkuar nga të dy anët e politikës për të ndaluar vettingun e politikanëve. Këta njerëz që marrin përsipër që të drejtojnë institucionet kryesore të shtetit, duhet të tregojnë nëse e justifikojnë dot pasurinë e tyre apo jo. Politikanët nuk e bëjnë këtë transparencë, por vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrit. Propozimi ka 2 vite në Parlament.
Propozimi i tretë ka të bëjë me diçka tjetër, si mundet ne t’i ofrojmë mundësinë njëri-tjetrit, kur ne rrimë aty. Riciklimi i politikës është i nevojshëm. Kryeministri pa limit është e papranueshme, duhet të marrë fund. Pushteti pa limit favorizon korrupsionin. Me një ligj të duhur për referendume, nuk kemi pse kthejmë sytë gjithmonë nga Parlamenti, pasi mund të kalojmë edhe vetë një ligj. Pas 14 majit unë e prek kudo që ka dëshpërim”, u shpreh Basha.
me se fundi hici e tha dicka me vlere ,heqja e papergjegjesise per ate qe thote deputeti eshte fiks ajo qe duhet .deputeti me shume se askush duhet te mbaje pergjegjesi per ato qe thote dhe vepron se per ate arsye e kemi zgjedhur aty
Boll o hajvan, se ti qenke me hajvan se ky hajduti qe mbante makine per numerimin e parave ne zyren e PD, se bente pazare me fatet e Opozites Ky esht e idiot po aq sa eshte krijese e lige . Keto qe thote ky jane qellime te pista te nje krijese prej plehre, sepse frenojne mendimine e lire , ne menyre qe ky pastaj te vjedhi e te beje pazare me pushtetin Ky bastard duhet patjeter te procedohet penalisht pqe ato 400 mije dollare qe perdori ne Amerike. Ose te tregoje burimin e atyre parave per te cilat genjente, ose te shkoje direkt ne burg, ky mut muti, qe e ktheu PD-ne parti te "kunatit te shokut Xhemal?
Une nuk e kuptoj me ke flet ky,kujt ja drejton propozimet,nga cfare pozicioni flet?Si deputet besoj,ose si perfaqesues i memeve,se ky nuk ka perfaqesim askund.Shihni per cfare diskuton,dhe me ke diskuton,me disa adoloshente 15 vjec,qe si ha palla per keto gjera(sigurish qe PR ka qellim median per te distrubuar debilitet e Lulit).O Lul koqja mezi po te pret e gjithe Shqipnia,qe te bejne meme me ty.
Pushteti pa limit favorizon korupsionin thote ky idioti ,sipas ketij idioti qe populli mos votoje ,por te nderohen pushtetet kur te mbaroje mandatet dy ,tre ,kater ,pese ,idioti Basha thuaje sa mandete eshte afati i pushtetit ! dhe hajde te beje hajer Shqiperia te vije ne pushtet ky idiot ,jo me vote por me rotacion ,
Neni 73a 1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. Mendoj se per mendimet e tija (opinionet) eshte normale te mos pergjigjet si dhe çdo qytetar. Per votat qe shkaktojne dem ekonomik ne nje fare menyre duhet te Pergjigjet. kjo filloj te perdoret lur qeverite e pas 2005 filluan te miratojne me Ligje veprime demtuese ekonomike e falje te pronave shteterore... Shpifja, pra dhe akuzat e pe dokumentuara nuk ka pse te mos ndeshkohen, ....nuk e di aduhet shtuar dhe fjalet e ndyra...
Ky Basha, me veprimet e veta, gjithnjë e më shumë po e vërteton marrëzinë e tij. Eshtë vërtetë i marrë. Me ca kolopuçër do ta rimarrë partinë ky?
A kete propozim e ke qare. Si mo nuk mba pergjegjesi per ato qe thot e ben depudeti? Ky eshte kulmi. Dhe eshte ne rregulloren e Kuvendit. Atehere duhet te pranojne qe depudeti ose eshte i cmendur, ose eshte minoren...