Deputeti i PD: Berisha, Basha dhe Alibeaj të hapin krahun, nuk na sjellin dot në pushtet

6 Qershor 2023, 09:00Politika TEMA

Deputeti i PD: Berisha, Basha  dhe Alibeaj të hapin krahun, nuk na sjellin

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka deklaruar se partia ka nevojë të hapet dhe në krye të saj duhet një lider i ri.

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tha se Basha, Berisha dhe Alibeaj i patën të gjitha mundësitë për të sjellë PD në pushtet por nuk ja arritën, ndaj kërkon prej tyre që të rrinë deputetë të thjeshtë.

“Lulzim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk mund të kandidojnë më për të drejtuar partinë. Ata kanë pasur të gjitha mundësinë për të drejtuar PD, për ta çuar PD në fitore nuk ja arritëmn. PD duhet të hapet.

Brenda grupit parlamentar por jo vetëm ka elementë shumë të mirë. Duhet të hapin krahun dhe nuk është gjë e keqe të jesh vetëm deputet. PD ka nevojë të kalojë përtej çdo njërit nga ne”, tha Korreshi.


Deputeti demokrat më tej tha se dy grupimet që janë krijuar brenda PD-së duhet të mblidhen dhe të bëjnë një analizë të thelluar për situatën në të cilën ndodhen.

“Asnjë nuk i është dorëzuar Berishës. Ne kemi kërkuar bashkim të demokratëve që duhet të vijë përmes një procesi gjithpërfshirës.

Grupi parlamentar është i vetmi institucion që është zgjedhur me votat e demokratëve në zgjedhjet e 2021 që ishim të gjithë bashkë. Mendoj që hapi i parë kryesor është bashkimi i demokratëve. Ne nuk mund të fillojmë një proces pa kuptuar nëse do të bashkohet PD apo jo.

Nuk mund të bëjmë një analizë të cunguar, Ne duhet të mblidhemi të dyja grupimet e PD  për të parë realitetin se çfarë ka ndodhur. Përveç makinës hajdute të PS ka qenë edhe ndarja një arsye e humbjes. PD kur hyn e përccarë ose me dy kandidat del gjithmonë humbëse”, tha Korreshi.

2 Komente

  1. B
    Bylykbashi

    Jo more! Qënke shumë i zgjuar ti! Kërkon ti heqësh Berishës pronen e vetme familjare që ka, Partinë Demokratike! Po me çfarë do të mbrohet ai, si do ta mbrojë sy peshkaqenin dhe Gitën? Partia Demokratike eshte pronë e Saliut dhe ai gjallë a vdekur nuk e leshon atë. Dashke ti tja heqësh Saliut atë që SKAP-i ta futë pas hekurave pastaj! Jo ore jo! Formoni Parti tjeter pastaj, por jo ti merrni Saliut Partinë. Kur të vdesë Saliu "larg qoftë" atëhere do të vdesë edhe partia demokratike bashke me te!

    Përgjigjjuni
    1. V
      VLONJATI

      SPAKUN E KOMANDON BERISHA DHE SALIU NUK FUTET BRENDA POR SI NUK DOLI NJE HAKLAJ TI FUSTE NJE KAPSOLLE SERBIT TE FELLIQUR

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje