Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” kryesor për zhvillimin e turizmit në jug

5 Qershor 2023, 23:04Politika TEMA

Çaçi: Aeroporti i Vlorës, “çelësi”

Oltian Çaçi, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Sarandës, është shprehur këtë të hënë në emisionin “Opinion” se aeroporti i Vlorës është “çelësi” për zhvillimin e turizmit në jug të vendit.

“Që do të thotë që ne sot e kemi shumë të nevojshme të kemi një portë tjetër hyrëse që do të jetë aeroporti i Vlorës. Aeroporti i Vlorës do t’i japë një zhvillim shumë të madh turizmit të jugut. Dhe duke i dhënë këtë efektin 6 muaj të turizmit, shiko çfarë ndodh, që ne të kemi shërbim duhet të paguajmë, që të paguajmë duhet të kemi turizëm. Gjërat janë të lidhur zinxhir. Që ne të arrijmë këtu duhet të kemi minimalisht çelësin kryesor që është aeroporti. Nga aty vjen çdo gjë. Ne sot jemi në këtë fazë që të arrijmë t’i lidhim të gjitha, efekti zinxhir që do turizmi, përveç aeroportit, përveç portit, të gjitha linjat e konjeksionit, që ne të arrijmë të kemi turizëm përtej sezonalitetit, ne duhet të shtojmë zgjatjen e sezonit”, u shpreh Çaçi.

7 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    Nga Aeroporti m i Vores (kur te behet) sa kohe do per ne Srande ??? dhe nga Aeroporti i Korfuzit sa kohe do per ne Sarande ??? Pastaj na mollois per Turizmin aty.... ka qe ne fillim te viteve 90 qe jane lene tokat per nje aeroport te Sarandes a e di ???

    Përgjigjjuni
    1. h
      hapu Çipe !

      jo te gjithe vene ne Sarande o Cufe

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nje Qytetar

      Hajde Mblidh Plehrat dhe prit Ferat o Çaçi se 2 rruge mbi lungomare do na hane minjte dhe leri pordhet .Qelben kazanet si fekale …..demagogji e pordhe neper Studio degjojme plot,Fitove me 25 %vota me 6 mije njerez me Partine ne Krye e xhaxhin Edvin..fillo e pastroni Plehrat e prisni ferrat,dizifektim per mushkonja fare,ne Shetitore te ngjitet kepuca nga pisllku a lahen keto pllaka se i paguan miliona euro Shqiptaret..ndalo motoret e makina se do shtypin njerezit ,vendos orar per furnizimin e dyqaneve ne Shetitiore si gjithe Bota se u be per njerez,se ne Sarande do na hyjne makinat e motoret ne shtepi.Ul koken e puno e pune te mbare

      Përgjigjjuni
      1. S
        Specialistët

        PPSL. I o lale kap ndonjë ndërtim andej dhe ça të kapësh dhe leri teoritë. Bëj atë punë që di me bo më mirë. Se për tjetër gjë të vunë, dhe për tjetër gjë ju duhesh...!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Kështu si shkojnë çmimet në bregdet kot bëhet aeroporti, nuk do vijn shumë turistë. Të paguash 15 eu shezlonin në fillim qershori është paturpësi dhe i bie të mos mendosh për nesër.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Nuk mund te flitet per Turizem te mirfillte me 3-4 muaj ne vit. Mund te flitet per ndonje dembelizem alla Shqiptarce 8-9 mujor, por jo per nje "Vend Turistik".

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bej pune tende, o Krietar - lere Aeroportin...

              O vlla. Lere Aeroportin e Vlores, se ka kush te merret me të.....Shiko bej punet qe te takojne. Pastro qytetin, pastro plazhet publike, liro hapsirat dhe ndalo zhvatjen nepermjet shezloneve, ndalo lejet e ndertimeve ne toka "te xanuna" nga te fortet, ndalo matrapiket qe e kane kafshuar Saranden nge te gjitha anet dhe nuk ndalojne nate e dite.... nuk mbeti me peme e lule ne Sarande, vetem tym dhe beton...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje