Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, komentoi deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Rakipit ambasadorja Kim nënkuptoi se drejtësi nuk ka, ndërsa panelistët e tjerë u shprehën se ndëshkueshmëria ndaj zyrtarëve të korruptuar nuk po funksionon.
Abilekaj: Ne kemi krijuar një autoritet Si SPAK dhe BKH. Të marrim pak dy ndalimet, dy kontrolle banesash, dy njerëz të afërt me pushtetin, njëri me Taulant Ballën dhe tjetri me ministrin e Brendshëm, iu gjetën para cash. Ku ndodhen sot? Asnjë nuk është brenda siç u fut Arben Dervishi i Federatës. Ça prova do të prishte Dervishi?! Ata u kapën në flagrancë dhe janë të lirë.
Rakipi: Zonja ambasadore nuk duhet të mërzitet tani.
Abilekaj: Ishte kapje në flagrancë e këtyre dy njerëzve në Dibër.
Matlija: Shoh një problem, marka tregtare e reformës në drejtësi ishte fund pandëshkueshmërisë. Ndërkohë drejtësia është balancë. S’u mor njeri me balancën, por me ‘prerje kokash’ si gijotinë. Ambasada e SHBA ka marrë rol tjetër dhe ndëshkueshmëria nuk po funksionon.
Abilekaj: Edhe Lefer Koka do të dalë, edhe Bllako po ashtu. Se çfarë fuqie kanë ata të prishin provat? Tahiri u gjykua në gjendje të lirë, nuk pati tentativa për prishjen e provave. Ata duhet të dënohen nëse kanë bërë krim dhe jo të tallen.
Daci: Sot në gjykata ka drejtësi represive.
Rakipi: O zotëri na çmendën prej 48 orësh për 3 mln lekë të vjetra që ka vjedhur sekretarja në Ministrinë e Shëndetësisë dhe këtu nuk lanë gjë pa vjedhur dhe s’i dënon njeri. Çfarë është kjo?! Këtë po themi. Atëherë çfarë reforme ke bërë ti.
Sejamini: Këta po ndëshkojnë më shumë se çfarë duhet?
Daci: Po pra, edhe të pafajshmit dhe të fajshmit, i masakrojnë fare.
Matlija: Këtu kemi shumë të masakruar dhe Tahiri që merr drejtësi. Kjo është shqetësuese.
Sejamini: Më thoni disa kriminelë të vërtetë që janë dënuar? Se unë di që janë liruar.
Sejamini: Kush është politikani më i lartë i dënuar deri sot? Mesa di unë është kryetari i bashkisë së Lushnjës. Më thoni se cilët janë organizatat kriminale ‘të shpartalluara’ deri më sot?!
Matilia: Duhet të bëjmë dallim të madh mes gjykatës dhe prokurorisë. Kjo ka rëndësi. Nëse në një rast del një person ku nuk shkon hetimi mirë dhe del i pafajshëm, atëherë drejtësia është drejtësi. Do të marr rastin e dënimit të Ben Frrokut. Vendimi i Shkallës së Parë që e nxori të pafajshëm ishte i drejtë, por i Apelit ishte i gabuar. Unë si avokat nuk u kënaqa fare.
Sejamini: Më thuaj kriminelin më ta madh të dënuar?
Matlija: Nuk jam fans i drejtësisë së re. Ky duhet të ishte treguesi?!
Sejamini: Kudo në botë kur bëhet fjalë për pandëshkueshmëri, iu përket të pushtetshmëve dhe të plotfuqishmëve. Ka shumë që mund të blejnë drejtësinë dhe është e vështirë që t’i dënosh ata. Kriteri nr.1 është të pushtetshmit dhe të fuqishmit. A janë dënuar?!
Matlija: Tahiri është një i dënuar
Daci: Nëse ka një pjesë që duhet ta falënderojmë, SPAK dhe ka notën 10, pasi për çdo javë ke një grup trafiku që dënohet.
Sejamini: Kë ka dënuar prokuroria?
Daci: Në shumë procese janë dënuar dhe klientë të mi. Jo çdo kush që vritet është pjesë e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk luftohet vetëm nga drejtësia. Edukimi nis që me ne.
Sejamini: Tërhiqem nga biseda.
Rakipi: Ambasadorët e SHBA kanë deklaruar se rendi ka realizuar fitore të shkëlqyer me drogat, etj. Ata kanë deklaruar fitore të madhe, por kjo dilte fitorja më false. Edhe ministrin më të rëndësishëm e dënuan për 140 euro. Nëse ti nuk i ke provat se ai është drejtues i trafikut ndërkombëtar, ose favorizues, mos u tall me popullin shqiptar si me kafet e Nexhmie Hoxhës. Ne duhet t’i themi njerëzve se çfarë po ndodh në këtë vend. Pas 100 vitesh ne nuk jemi fare.
Daci: Disa nga rrugët kryesore të lëndëve narkotike kalojnë dhe përmes Shqipërisë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë qendër e zhvillimit të këtij aktivitet. Por sa të aftë jemi ta parandalojmë.
Sejamini: Nuk jam dakord për këtë gjë, pasi Greqia duhet të ishte kryeqendra e këtyre veprimtarive. Kokaina vjen nga Amerika. U bëka droga me Rrugën Egnatia?!
Matlija: Nuk u reaguar kështu kur Tahiri doli i pafajshëm për trafikun e drogës, por reagohet ashpër kur ai del dhe thonë; pse nuk i bën dhe 2 vitet e fundit?!
Rakipi: S’e kemi me Saimir Tahirin, por me reagimet e SHBA. A kuptuat se çfarë tha zonja Yuri Kim. Ajo tha: drejtësi nuk ka!
Te cafsha Kimete ...u bane e njojtun nder shqipkarve....lol
Mjaft me kësi moderatorë e analistë katundarë të cililizuar me disa vite shkollim e asgjë tjetër!
aty ka dhe z analiste grek
Kush eshte kjo Kimetja qe perzihet kaq shume ne punet tona. E bete Shqiperine lemsh vetem se donit ju. Tani pasi nuk u ngopet, thoni qe ska drejtesi. Pse nuk ze me goje qe ska drejtesi per Saliun, Ilirin e Lulin apo i do shume? Drejtesia eshte per te gjithe ambasadore. Ti ke bere pune te njeaneshme.
Ti e shikon fajin tek ambasadorja dhe jo tek njerezit e drejtesise qe duhet te bejne perpjekjet e tyre per te ruajtur dhe zbatuar ligjin. Pse kjo llogjike eshte kaq e shtrember?
Po mirë mo qypa që vetëm tym nxirrni nga koka . Ç'drejtesi leshi kërkoni ju, ne jemi shtet vetëm në kartë ? Nga 91 e këtej Shqipëria noton mbi pa ligjshmëri. Si mund të quhet shtet një që legalizon ilegalen. Ligji themeltar i kushtetutës, prona është e shenjtë. Ti ke mbi 80 - 90 % abuzime me çdo formë prone. Edhe ju që mblidheni në studio jeni jashtë ligjit. Kupto, tv ku ju punoni janë me 1000 probleme. Që nga pronësia deri te pagat e pastrueses. Thënë në mënyrë banale. Ti ke organin më të lartë si nomklaturë shtetërore, kuvendi, (lapsus sepse i qëndroj mendimit se ne nuk kemi shtet), që nga momenti i konstituimit e praktika e votimeve apo ligjeve, janë kryekëput të jashtëligjshme. Ne jemi mirazh, iluzion sikur jetojmë në shtet. Po që kur del nga shtëpia e kupton që shteti mungon. Shteti mungon që kur ti hedh hapat e parë në trotuar, dhe befas detyrohesh të zbresësh në rrugë. Sepse : qytetari, katunari, hilacaku e xhahili ta ka zënë rrugën. Ka vënë tavolina se do bëj lek. Lekë me rrugën ( trotuarin), që në fakt është edhe i imi, i joti etj. Ju keni gjete një mënyrë për të bërë lekë. I bini se i bini bukur. Fol, fol se diçka do të mbetet. Dhe kështu kalojnë vite dekada, deri sa mbarojnë ciklin e jetës dy, tre breza duke dëgjuar muhabete kioskash . Kioskash se gazetari nuk mund të quhet. Tani këta i gënjen mendja. Në fakt gënjejnë veten. Për fatin e mirë të strukturës njerëzore, qeniet evolojnë. Nuk rrinë gjithmonë në stadin e deles. Në këto kushte, në kushtet e inegzistencës, kur nuk ke çfarë zgjedh, kur nuk ka alternativë, shtrëngohesh të ruash minimumin jetik. Zgjidh Ramën sa kohë të kesh Salën. Dhe sa kohë që kemi Salen, aty do e kemi Ramën. Matematika është shkencë ekzakte. Hipotezë. Nëse reforma në drejtësi do funksiononte, duhet të funksionojë, nga Ylli Raki - pi , te Blendi Faqeziu nuk duhej të cfaqeshin në rruge, jo më në televizion. Vetëm për rrogat e tyre po të flasim, nuk ka gjykatë që ti justifikoj nga ana ligjore. Jo se ka tavan për këtë, njerëzit marrin më shumë a më pak. Por jetojmë në Shqipëri. Dhe mundësitë për të përfituar shuma të tilla vetëm nga borderoja janë zero.
Shqip, respekt për ju
Z.KIM… DREJTESIA ESHTE SI PUNA E GJARPERIT, KAFSHON ATA QE JANE KEMBE ZBATHUR ( popullin e thjeshte)…. THENIE E PABLO ESKOBARIT…
O Ylli me 80 fjale gjithsej ne fjalor.Na cave karin,je idiot i lindur
Te gjithe jeni jeni te perlyer dhe ju te medias...e di si me duket Shqiperia si nje vend qe funksionon ne stil total mafioz..aty nuk gjen njerez me pushtet e te paster si ne pushtet dhe opozite aty shteti funksionon vetem per ca te vobekte te tjeret zgjidhin cdo gje me Telefon...nje vend ku nje tatimor a doganier I nivelit te uket apo nje drejtor ne bashki kane deri 10 apartamente ....kjo mbase eshte kultura e Shqiptarit.
Prokuroria nuk Denon por akuzon Gjykata denon Para "cash" Nuk besoj qe ai qe shkrua "cash" ja di kuptimin fjales "cash"
Organet e drejtesise mbajne pergjegjesi per zbatimin e ligjit ne dhenien e drejtesise, ku te gjithe njerezit jane te barabarte. Per Asd, permendim ambasadoren se fjala e saj ka peshe te drejtesia dhe ajo nuk permend peshqit e medhenj, por meret me cironka. Drejtesia duhet te vihet ne pune, jo me urdhra. Perkundrazi ne mendojme qe ambasadoret nuk duhet te nderhyjne ne cdo cep.
O shqip, Mire e ke cfare thua...aty kur flet per pagesat e ketyre gazetaro analisteve ata mire bejne qe i marrin pasi jane sherbetore te diktimit....ndersa pagat jane objekt trajtimi tatimor...! Doli dimri ,na vjen vera e te tjera ,e te tjera..
Drejtesia eshte standart shoqeror. Ajo nuk mund te importohet, as te implementohet ne menyre te sforcuar. Nuk mund te presim drejtesi nga 2-300 prokurore apo gjykates ne nje vend ku 99% e popullsise jane hajdute apo te implikuar ne veprime te paligjshme. Ne nje vend ku gjysma e popullsise çirret me te madhe duke kerkuar burg per te korruptuarit ne administraten shteterore, dhe nga ana tjeter.... po kjo kategori....mezi pret qe te zere nje vend pune ne administrate me te vetmin qellim qe te vjedhe. Ne nje vend qe hajduti dhe mashtruesi eshte "i shkathet" dhe "i zoti", kurse i ndershmi etiketohet si "budalla", nuk ka shance te vendoset drejtesia. Te vjedhesh ne Shqiperi eshte nje "modus vivendi"...Kjo popullsi, e inkriminuar per 30 e kusur vjet, nuk del dot nga dara e hajdutllikut, te pakten per 2-3 breza...