Thirrja e Bushatit: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD

6 Qershor 2023, 20:07Politika TEMA

Thirrja e Bushatit: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë

Deputeti i PD, Helidon Bushati ishte i pranishëm në mbledhjen e kryesisë këtë të martë.

Ai propozoi të bëhet një hap pas nga personat që kanë humbur sfida në nivel qarqesh apo kombëtar, duke theksuar se i duhet hapur rrugë figurave të reja në Partinë Demokratike.

“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë  me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë  duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  qarqesh apo në  nivel kombëtar  se është koha të bëjmë një  hap pas  dhe të  jemi mbështetje për figurat e reja që  do të  përfaqësojnë Partinë  Demokratike dhe do të  marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne,” – u shpreh Bushati.

1 Komente

  1. e
    elmaz bufi

    O Helidon qe ti duhet te shporesh nuk e diskutoj se mjafton qe nuk thua : Hapim PD-në fillojme regjistrimet e shkalle shkale edhe zgjedhjet me statut demokratik jo me emerime me Lista te kryetarit si Saliu e Lulushi qe me Statutet e dhjetorit 2021 jane ata qe i propozojne kandidaturat per te gjith anivelet e jo vota e anetaresise sipas Parimit "nje anetare nje vote".... me s adoket po zbatoni porosine e Saliut qe te eliminohet pD zyrtare

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje