Bashkimi që ndau PD-në: puçi i ri brenda opozitës

6 Qershor 2023, 19:29Politika TEMA

Bashkimi që ndau PD-në: puçi i ri brenda opozitës

Nga Ylli Pata

Dy zhvillime të rëndësishme qëndrore kanë ndodhur dje në PD, përpara mbledhjes së Kryesisë. Platforma e Gazmend Bardhit, i cili është regjenti i opozitës zyrtare dhe ajo e kolegjit të kryetarëve, i cili është organi politik e organizativ më i fuqishëm brenda Partisë Demokratike.

Dy koncepte krejt të kundërta, dy vizione, e natyrisht ide e perceptime të ndryshme të realitetit politik brenda opozitës.

Me një fjalë dy botë që sipas të gjitha gjasave do të konfrontohen krejt natyrshëm e logjikshëm në një mjedis apo akt zgjedhor brenda partisë.

Përveç mendimeve e qëndrimeve për aktualitetin, kemi të bëjmë me dy realitete politike që edhe në terren janë krejt të ndryshme. Krerët e PD-së në rrethe, kanë qenë grupi më i qartë politikisht në opozitën shqiptare. Kur Sali Berisha shpalli luftën për të marrë PD-në, ata mbajtën qëndrim përballë tij. 8 janari në selinë blu ka shenjën e madhe të militantëve të PD-së në bazë, të cilët pa dalë në ekrane, ishin ata që e ruajtën selinë nga zabtuesit me leva, qysqi dhe me dash.

Fytyra epike e vrerosur e Sali Berishës më 8 janar 2022, ndërsa ecte buzë Lanës së bashku me njerëzit e tij nuk ishte e tillë pse nuk e mori fizikisht, por pasi e mori vesh se selinë e PD-së e kanë mbrojtur demokratët e bazës, që e konsoderuan atë seli, të tyren.

Ato 105 mijë vota që PD mori më 14 maj, kur nuk dolën me kandidatë për kryetarë bashkie, me insistimin e deputetëve kundërshtarë të bazës, janë vetëm produkt i strukturës më të konsoliduar dhe reale që ka opozita shqiptare sot në territor. Ata janë vota të dedikuara, dhe jo si votat e Bashkimit për Fitore, që i janë dhënë nga elektorati që nuk e do Edi Ramën, thejsht sepse ishin alternativa e vetme. Kushdo që e njeh sadopak realitetin politik në Shqipëri, e di mire se ata 105 mijë vota të dedikuara mund të dy dhe trefishohen krejt lehtësisht. 

Ndaj dhe kolegji i kryetarëve sot është struktura më e frikshme nga deputetët që e shikojnë si rrezik direkt personal këtë strukturë. Propozimi i Jorida Tabakut sot në mbledhjen e kryesisë për të ngritur një strukturë paralele pra 12 drejtues të PD-së për 12 qarqet nuk është gjë tjetër veçse një puç politik. Nëse do të bëhet një gjë të tillë, do të duhet ta miratojë vetëm Këshilli Kombëtar i PD-së. Imitimi që i bëhet modelit Rama në PS, pra me të dërguar politik në qarqe, njo vetëm që është regresiv, por edhe jo efikas.

Krerët politik të qarqeve në PS, e kanë prishur autonominë dhe fuqinë e strukturave të zgjedhura të PS-së në territor. Por PS është një forcë politike qeverisëse, ku në zgjedhje mbron vetveten dhe mazhorancën.

Ndërsa opozita, legjitimitetin e vet në territor e fiton pikërisht nga zgjedhjet e jeta demokratike e brendshme.

Natyrisht që propozimi i Tabakut duket si një kompromis që të paktën 12 drejtuesit e qarqeve që sipas gjasave do të jenë deputetë, të rikandidojnë në zgjedhjet e 2025.

Megjithatë, Situata në PD, duket se është krejt ndryshe, e baza qëndrestare e 2 viteve luftë të brendshme, jo vetëm që është protagoniste e zhvillimeve në parti, por gjasat janë se ata nuk do të pranojnë kompromis me deputetët që i bien këmbanës së bashkimit. Ata, pra krerët e degëve e kanë parë në lëkurën e tyre se pse s’ndodhi bashkimi, e çfarë bashkimi kërkonin ata që bëjnë liturgjira për të në media e rrjete sociale. 

Realiteti është që deputetët që përfaqësohen nga grupi që jo vetëm mbrojti tezën për të mos dalë me kandidatë më 14 maj, por edhe bëri fushatë për kandidatët e foltores, e kanë ndarë përfundimisht me bazën reale të PD-së. Ndaj dhe kërkojnë një rrugëdalje, e nuk ishte e rastësishme deklarata e Bardhit se nuk përjashtohet konsultimi me Sali Berishën. Por a do të shkojnë vallë?

8 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Te dyja palet drejtohen nga kufoma, njerez te degraduar. Tabaku eshte nje dhelper, fshihet tani, kerkon te mos perballet me situaten. Mbase nuk e le vila ne Lalez te konfrontohet. Mbas mbledhjes ketu ne Tirane, fillon mbledhja ne Lalez mbas mesnate, aty merren vendimet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Une kam mendimin qe Pd do fitoje kur Luli mos te lyeje me floket dhe Gazi te heq dore nga qirja ne byth. Kurse kjo karja tjeter nuk ekziston fare ne asnje gje dhe vend. Me mire do ishte te kishin afruar Bamir Topin dhe Dash Shehin per ti bere qefin Tironcve dhe mbase i rregullojn pak punet ne Tirane. Jorida nuk ekziston ne asnje dimension. Me e keqia eshte se as nuk do qe te ekzistoj. Eshte si Luli versioni femeror.

      Përgjigjjuni
      1. d
        doni

        agalliu deputet ,qia ropt muhabetit

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir Lohja

          I gjithe shkrimi eshte jashte logjike.Pd nuk eshte opozita ,por nje pjese e saj.Ne fushata elektorale rreshtohen shume parti opozitare ,te cilat marrin para nga tsksapaguesit shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            Sa marin ato te tjerat se bashku?

            Përgjigjjuni
          2. a
            astrit

            PD zyrtare duhet ta mbledh mendjen se egziston e do egzistoj vetem po qe antiberishiste, ne te kunderten do çperfillet nga elektoriati anti berishi ose do bluhet nga pasuesit e berishizmit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patoku

              Pata e tregon vizionin qe ka per Opoziten...aty nga qymezi i Kryeministrise ku rri parkuar pa pagese prej kohesh ...

              Përgjigjjuni
              1. S
                SPAK

                Nuk ka me Parti nuk ka pasur kurre! Ka qene nje bande hajdutesh dhe vrasesish apo Tribu e Sal Sheqeres!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje