
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 korrik, Jorida Tabaku, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si nënkryetare e PD-së.
Tabaku thotë se ka refuzuar të marrë pjesë në votim, për të cilin shprehet se e dëmton PD-në për mënyrën dhe në kushtet që është ndërmarrë.
"Kryesia e PD mbas një mbedhje 8 orë të gjatë vendosi për të vazhduar përpara me procesin e zgjedhjeve në parti. Kërkesa ime dhe dëshira ka qenë e vetme dhe e thjeshtë, mos nxitohemi dhe t’I japim demokratëve një process të drejtë, real dhe që na nderon. Të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemi.
I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atë. Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërsim të njëjtat gabime!
Pyetja që sot duhet t’i bëjmë vetes është nëse duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njënashme, duhet të përfshijmë këdo.
Me vlerësimet maksimale për deputetët dhe kontributin e tyre, kolegjit të kryetarëve dhe kontributin e tyre dhe të gjithë ato që kanë qëndruar. I premtova anëtarëve të kryesisë që do të qëndroj deri në fund, derisa mund të gjejmë një zgjidhje që i përfshin të gjithë në process. Të mos nxitohemi!
Pas vendimit të kryesisë për të vazhduar procesin zgjedhor, kërkova që të gjejmë një dakordësi për mënyrën si?! Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja.
Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret! Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD", tha Tabaku.
Sjellim në vëmendje se vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së me 29 korrik, u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Sipas vendimit, kandidatët që duan të hynë në garë për drejtimin e partisë, paraqesin kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023.
Kjo hanemja ka pas gjyshen cingie ne kohen e sulltaneve dhe sulltan saliu e ka shperblyer dhe tani i dridhen edhe lesht nga krimineli sali.Kete e futi saliu per te percar pedhin e alibashes.,Me trimi eshte koreshi qe e shqyen lepuri
Arrestimi i Dakos ishte kryefjala e gjithe mediave dhe opinionit publik. Por edhe kjo qe ka ndodhur ne PD, qenka nje SUPER-LAJM. Nje hap i vogel perpara por i sigurte drejt ndarjes finale nga shqiptari me keqberes qe ka njohur historia e Shqiperise. Tabaku nuk eshte asgje me teper se balone tabake e Berishes. BRAVO PD !
Plake e ndyer akoma nuk doli kjo hudher nga breket e babait tim, per mua si argite kjo eshte surrati me i ndyer i pd
Me duket , ashtu siç moren ne dore reformimin e Drejtesise SHBA dhe BE, ashtu po marin ne dore dhe reformimin e PD per ta bere nje Parti te vertete te djathte . E filluan duke e perjashtuar Non Graden dhe larot qe e ndiqnin nga pas, dhe tani rradhen per ti larguar nga PD e kane pseudodemokratet si puna e Tabakut…..
Mire ja ke bere Jorida nuk ja vken i doli boja kesaj politike te majte e te Djathte re gjithe te degjeneruar .
BALONE NE TABAKE ! Ti dhe te gjithe ju te PeDe - se nuk keni qene kurre vehtvetja por klonime te PERBINDESHIT . Prandaj POPULLI ju urren ne pafundesi oj TABAKE.
Moj Tabake o HERO Gjithe TROPOJA Ty te DO.Hej moj Hej..!!!
Moj Tabake o HERO Gjithe TROPOJA Ty te DO.Hej moj Hej..!!!
Mosssss
Nje veprim i ceket i zonjes Tabaku.