Skënder Minxhozi: Meqë Dako akuzohet për vitin 2011, SPAK duhet të vazhdojë të rrijë tek i njëjti vit me hetimet!

6 Qershor 2023, 20:50Politika TEMA

Skënder Minxhozi: Meqë Dako akuzohet për vitin 2011, SPAK duhet

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të  Durrësit, Vangjush Dako nga SPAK.

Ai tha se ky arrestim nuk ishte surprizë, pasi ishte folur prej vitesh. Minxhozi shtoi se kjo ngjarje ka efekt politik.

“Nuk është surprizë. Është një çështje  e përfolur prej disa vitesh, që nga tërmeti, por dhe më parë.

Tani prokuroria ka vendosur të lëvizë. Goditet një nga figurat më të fuqishme të PS në Shqipërinë e Mesme.

Një figurë qëndrore dhe ju sapo transmetuat reagimin e Ramës dhe dukej se edhe Rama e kishte pësuar efektin e lajmit, sepse tha ata fjalë që priteshin nga ai dhe ai i ka përsëritur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Është një ngjarje e spikatur politike në spektrin e majta.  Kjo ka efekt politik. Unë do të thoja se çdo goiditje e këtij niveli nuk dëmton vetëm një krah, por edhe krahun tjetër.

Më shumë se sa ngjyra e atyre që shkojnë burg, është fakti që arrestohen. Fakti që miti i mosndëshkimit po bie është një vlerë për të gjithë klasën politike” tha ai.

Në lidhje me mos reagimin  nga ana e “Foltores” që drejtohet nga një tjetër “non-grata”, Minxhozi tha se fenomeni që po krijohet është më i rëndëishëm se episodi  dhe ky fenomen që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të ketë lëkundje serioze.

Berisha është një nga ata që e ka uruar arrestimin e tij me vite. Dhe tani që kjo ndodh vërtet ai hesht. Fenomeni vlen më shumë se episodi. Fenomeni që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të pësojë lëkundje serioze. Ky është një fenomen që duhet përkrahur”  shtoi Minxhozi.

Minxhozi tha se nëse Dako është arrestuar për firmën e një leje ndërtimi të një pallati që më pas është dëmtuar nga tërmeti, atëherë ai simbolikisht do t’i bënte një thirrje SPAK dhe kreut të saj që të rrinë në 2011 dhe të merren me ngjarje edhe më të rënda sic është ajo e “21 Janarit”.

Virtualisht tani që po dëgjoja detajet rreth arrestimit të Dakos. Aty thuhet se lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati në Durrës.

Unë do t’i thoja Dumanit simbolikisht që të rrinë në vitin 2011. Nëse për lejen e një pallati në mund të shkojmë 12 vite pas, unë nuk e kuptoj se si për ngjarje ku vriten njerëz në mes të Tiranës nuk të shkohet sërish në të njëjtin vit, apo edhe më parë në vitin 2008 kur janë vrarë më shumë njerëz. Ku politika dhe shteti ka vrarë qytetarë.

Nëse Dako gjykohet për një firmë për një pallat që është dëmtuar vite më vonë, nuk e kuptoj se si për të njëjtën periudhë kohore persona më të  fuqishëm se Dako, kanë thurur lloj rrenash publike dhe kanë bërë akrobacira për t’i shpëtuar një vrasje që ka ndodhur në sytë e të gjithëve e kam fjalën për 21 janarin” u shpreh Minxhozi.

10 Komente

  1. T
    TURIEMIGR

    SHUME E SAKTE

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andoni

      Populli shqiptar duhet te ngrihet ne kembe e te shpertheje para godines se SPAK. Nuk jam per te mbrojtur Dakon , ai po te kete shkelur ligjin te jape llogari para drejtesise. Po si ka mundesi qe keta prokurore funderrima te SPAK kane arrestua 15 persona nga PS dhe 0 ( zero) nga opozita. Edi Rama dhe ju socialiste cfare do ti thoni familjareve te 4 viktimave te 21 janarit qe mbushin 14 vjet ? Me ke talleni ju mor palaco.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genc durrsaku

        NUK ESHTE VETEM FIRMA PER NJE PALLAT ME KATE PA LEJE, ESHTE SHUME ME SHUME SE KAQ MINXHOS. PRIT DHE DURO SE SKE PA GJO ALA. SA PER 21 JANARIN ETJ. ATY E KAN KAFSHEN VRASESE SALI BERISHA DHE LUL MINISTRIN. TJA HUDHIN HEKRAT.

        Përgjigjjuni
        1. e
          elmaz bufi

          Te dogji shume o Keno !!!! Pse nuk thua ta vazhdoj dhe ne vitet pasuese veprimtarine e tij korruptive per te cilen u shpall NON GRATA.... sepse ai eshte permendur gjithnje.. Sigurisht qe une nuk shpresoj qe ti te pranosh arestimin e atyre qe ende pejne perdite korrupsion aktiv

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar

            Elmaz , Skenderit nuk i djeg e nuk ja ndjen hiç per arrestimin e Dakos sepse ai eshte nje gazetar e analist i ndershem dhe jo si ato qe te pelqejne ty ( si , Fevziu , Bushati , pasaniket Frangaj , Rakipi etj. ). S. Minxhozi shtron pyetjen ; mirë , per korrupsion por per vrasje te qytetareve te pafajshem , shkaktuar nga shteti e politika e tij , nuk duhet te reagoje SPAK -u ... ? Kjo eshte pyetje ! Hë Elmaz , si thua ti ?

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jimi

            Bravo Minxhoz, po i the' , po kujt i the' ?

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo aspak

              E sakte 100% te arrestosh per nje firme te hedhur ne 2011 shume mire ka bere SPAK qe e arrestuan per nje firme leje ndertimi por kur mendone ne te njejtin vit ke kater te vrare ne bulevarde dhe SPAK nuk bene asgje haaa kjo nuk eshte drejtesi jeta e kater protestues te vrare ne bulevarde nuk ka te njejte équivalence me nje firme ndertimi bravo drejtesia po vetem drejtesi nuk shikoje

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Gazetari me serioz qe meriton respekt.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trotski

                  Ne fakt keshtu ka Gjasa te jete ,prandaj dhe Sali Kerma eshte strukur dhe nuk po ndihet.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Firdesi

                    Ke të drejtë z. Minxhozi. Ja the, po kujt ja the. Dumsn e Kraj, janë kontigjentë të Metës dhe berishës. Shikoni se çfar u bë me Llallën, sot ai po vuan dënimin në vilat e Italisë, ku sot ekstradohen hajdutë xhepash dhe për Llallën që na e dashka shum italia, nuk e sjellin. Ai do vijë vetë, kur ti ken ngelur dhe një javë burg, ose ose larg qoftë nëse do fitojë meta dhe berisha. Ky është SPAK, i dhjerë i lyer ne mut ku nuk ke ku e kap. Kraja që ishte dhe dumani që është, janë miq të idealeve që pollën Llallën.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje